BEG ka detyrim ligjor për të ofruar ngrohje qendrore, nëse nuk e bën, atëherë sipas Ligjit për Energjetikë mund të përballet me heqjen e liçencës. Qeveria është duke ndjekur situatën me ngrohjen qëndrore dhe tashmë janë duke u shqyrtuar disa opsione me institucionet kompetente dhe të gjithë ata që merren me furnizimin, shpërndarjen dhe prodhimin e ngrohjes për të gjetur zgjidhje të caktuara. I bëjmë thirrje Qytetit të Shkupit dhe komunave në kuadër të qytetit të Shkupit që të përfshijnë në buxhetet e tyre masa për mbështetje të qytetarëve që janë shfrytëzues të ngrohjes qëndrore. Kështu ka deklaruar ministri i…
Author: Emad
Shqiprim Arifi Një veçori e përbashkët e shqiptarëve në qasjen e tyre politike në Ballkan është konzervimi i pushtetit mbi të gjitha, një kompleks i rëndë i egoizmit dhe autotarizmit patologjik. Lugina e Preshevës në këtë aspekt nuk paraqet ndonjë përjashtim, por më shumë vërteton atë që shqiptarët e shpërndarë në Ballkan nuk po i’a dalin dot në tranzicionin e pushteteve demokratike dhe reformave të subjekteve politike. Andaj, ashtu edhe në Luginën e Preshevës një shumicë e madhe e lidershipit shqiptarë është instaluar qysh tri e më shumë dekada më parë. Sistemi operativ i tyre ka programe ideologjike totalitare e…
Të enjten më 13 janar në Prokurorinë e Shkupit është i ftuar shkrimtaru dhe publicisti, Kim Mehmeti, për shkak të padisë ndaj tij nga partia Levica e Apasievit. Mirëpo rinia e Shkupit paralajmëron të njejten ditë një tubim përkrahës për shkrimtarin tonë të afirmuar në nivel ndërkombëtar. “ Në përkrahje të intelektualit shqiptarë, që la gjurmë në letërsi dhe jetën e shqiptarëve ku do që janë, z. Kim Mehmetit. Tubimi paraqet përkrahje Kim Mehmetit ditën kurdo të shkojë tek Prokuroria Publike”, thuhet në apelin e shperndarë në rrjetet sociale./Lideri.mk https://www.facebook.com/events/1029754507608981/?ref=newsfeed
Ejup Berisha Si duket shtetet e Ballkanit Perendimor kanë probleme serioze me zbatimin e reformave dhe atë në të gjitha sferat e jetës institucionale dhe shoqërore.Struktura të ndryshme në pushtet të vjetra dhe te reja ka kohë që pretendojnë se i kanë bërë dhe po i bëjnë në vazhdimsi ndryshimet apo po fusin dhe po zbatojne risi sa i përket funkcionimit të institucioneve dhe organeve të sistemit por nëse shikohet dhe analizohet realiteti po vazhdohet me mentalitetin e vjetër të të menduarit dhe të vepruarit.Kësaj i thonë më shumë po bëhen lavde se sa punë reale dhe konkrete rreth proceseve…
Shoumeni Arjan Çani ka komentuar zhvillimet në selinë e PD-së në Tiranë dhe përplasjet mes përkrahësve të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Në emisionin “Të Paekspozuarit” Çani ka thënë se selinë e PD-së, respektivisht Lulzim Bashën e kanë siguruar persona të maskuar nga Kumanova. Me këtë pohim janë pajtuar edhe analistë tjerë në studion e këtij emisioni, si Ylli Rakipi. Videon e keni më poshtë: https://www.youtube.com/watch?v=md-zQKyMwTI
Një lëkundje tërmeti është dëgjuar para pak çastesh në vendin tonë, sipas informacioneve fillestare, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë 130 km në jug të Shkupit, në Greqi. Ndërkohë, siç mëson Almakos në Manastir shumica e njerëzve të trishtuar kanë dalur jashtë shtëpive të tyre, sepse ka tërmete të vazhdueshme.
Një lëkundje tërmeti është dëgjuar para pak çastesh në vendin tonë, sipas informacioneve fillestare, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë 130 km në jug të Shkupit, në Greqi. Tërmeti i fortë ka goditur zonën e Florinas në Greqi. Ky tërmet është ndjerë fortë në vendin tonë, por edhe në disa qytete në jug të Shqipërisë, si Korça, Saranda, por edhe Tiranë. Sipas EMSC tërmeti ka qenë 5.8 rihter. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km ndërsa ka pasur një ndjeshmëri tepër të madhe. Sipas raportimeve, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje disa sekondëshe.…
“E pabesueshme, por fatkeqësisht e vërtetë. Kryetari i komunës së Gostivarit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari, sjell Adolf Hitlerin në politikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një metafore të papranueshme, skandaloze, të tmerrshme dhe të pakuptimitë e të pa provokuar të shkruar në faqen e tij në Facebook. Taravari paturpësisht citon Hitlerin të ketë thënë: “meqë populli na votoi ne, tani le të durojë dhe vdekjet!” Taravari pa asnje vonesë duhet përulësisht të kërkojë falje të gjitha viktimave, familjeve të tyre, qytetarëve dhe ta fshijë menjëherë postimin e tij në Facebook. Gjithashtu, të gjithë anëtarët…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë një postim që ka të bëjë me historinë nga Lufta e Dytë Botërore dhe pushtetin. Ai ka treguar se si Hitleri ka kundërshtuar kategorikisht rekomandimet e komandatit të tij nga tërheqja e luftës nën arsyetimin se po vriten shumë njerëz të pafajshëm, midis tyre edhe fëmijë.duke thënë se meqë populli e ka votuar atë tani le të durojë edhe vdekjet. Taravari nuk ka dashur të përmendi emër se kujt ia dedikon postimin, por e ka lënë disi të nënkuptuar. Postimi i plotë…
Planifikohen aktivitete për ndërtimin e autostradave në Korridorin 8 dhe Korridorin 10, me 6,1 miliardë denarë, intensifikimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër dhe autostradave, si dhe vazhdimin e ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë me 2,5 miliardë denarë. Edhe për këtë vit është paralajmëruar intensifikimi i ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, projekt i dy qeverive, për të cilin afati i përfundimit sërish është shtyrë, kësaj radhe deri në fund të vitit 2023.
Serbët kanë dalur në demonstrime nëpër rrugët e Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë me këngë ultra-nacionaliste dhe me fishekzjarrë të ndezur. Nacionalistët etnikë serbë u panë duke kënduar së bashku me një këngë popullore serbe. Kënga u bën thirrje serbëve të pushtojnë Prizrenin Dubrovnikun, Cetinjen, Nevesinjen. Këto pamje u panë në disa qytete të Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, në të cilat ka edhe popullatë boshnjake, derisa disa përdorues të Twitterit nga BeH kanë thënë se ato janë të njëjtat të cilat janë kënduar në marshimet e ushtrisë serbe gjatë luftërave dhe gjenocidit ndaj popujve të ish-Jugosllavisë. Ngjarje…
Kryetari i LSDM-së dhe i mandatuari për kryeministër, Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për AIM-n, tha se fokusi primar i tre muajve të ardhshëm të Qeverisë do të jetë reagimi ndaj krizës energjetike, e cila është rezultat i lëvizjeve globale. Tashmë po përgatitet një sërë masash kundër krizës për të ndihmuar qytetarët dhe kompanitë. “Po përgatisim grupe masash kundër krizës që do të japin një nxitje të fortë për kompanitë dhe do të jenë një mbështetje për buxhetin familjar të qytetarëve. Jam i vetëdijshëm se sa të rraskapitur ekonomikisht janë të gjithë nga kriza e shkaktuar nga pandemia Covid e…