Author: IM

Alternativa nuk e ka problem që Aleanca për Shqiptarët të futet në Qeveri, por që theksojnë se resorë për ta duhet të ndajnë LSDM dhe BDI, përcjell TV21. Nga partia theksojnë se nuk shohin arsye për zgjërimin e koalicionit qeverisës. “Në fakt shumica është njësoj si vitin e kaluar në këtë kohë, kur Alternativa iu bashkua kësaj Qeverie, kështu që nuk shohim se cila do të ishte arsyeja që ndonjë parti tjetër të hynte në qeveri. Ndryshimi i vetëm është frika se BDI mund të mbetet pa deputetët e “grupit të zjarrit” . Në atë rast BDI-ja do të kërkojë…

Lexo më Shumë

Sot me 22 Nëntor, shënojmë 114 vjetorin e Kongresit të Manastirit. Aty ku u vendosën themelet e alfabetit të gjuhës shqipe dhe shënoi fillimin e një epoke të re për kombin tonë. Shoqata Kulturore Vizioni M ua uron këtë ditë madhështore, dhe ju fton të bashkangjiteni në aktivitetet e organizuara për shënimin e Javës së Nëntorit. Ndërkohë, sot ka filluar shënimi i Javës së Nëntorit nën moton “Nëntori i Vizioneve” me zbukurimin e Çarshisë së Shkupit me flamuj Kombëtar. “Nëntori i Vizioneve” – programi i aktiviteteve.

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti nga BDI thotë se Qeveria aktuale është stabile dhe se nuk ka nevojë për zgjerim dhe nuk do të kontribuonte edhe në sigurimin e shumicës për ndryshimet kushtetuese, shkruan TV21. Mexhiti hyrjen e mundshme të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri e cilëson si koalicion të interesave, por jo edhe të interesave. “Sa i përket hyrjes , mendoj se fjalën kryesore duhet ta thonë ata. Pse kanë nevojë në këtë situatë pra të kyçen në Qeveri, ndërsa prej dimensionit tonë mendoj që është një Qeveri stabile e cila në fillim ka pasur 62, tash ka 64 deputetë, duke pasur…

Lexo më Shumë

Shkruan: Metin Izeti Askush nuk e di me saktësi se si lindi gjuha apo nëse ka lindur fare. Kur’ani thotë se Zoti ia mësoi njeriut emrat (konceptet), gjithashtu edhe bibla pohon se gjithçka u krijua sipas fjalës së Zotit. Ligjërimi parafjalor bashkon të gjithë përvojën individuale dhe kolektive, instinktive dhe emocionale, mendimore dhe të vullnetit, teorike dhe praktike… Fjalët nuk janë “vetëm strajca”, aksesorë logjikë, mjete të të folurit që njeriu të punojë me to, të mbledhë diçka nëse është e nevojshme, por janë si bleta, janë shumë të zgjuara, punëtore, të organizuara që fshehin dhe zbulojnë mendimet, ndjenjat, vendimet,…

Lexo më Shumë

Deri në fund të dhjetorit sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ASK-ja do të ketë drejtor të ri. E kjo do të vijë si pasojë e asaj që drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski do tuhet të raportojë për të gjitha procedurat se si ka ardhur deri tek shtetësia oligarki ukrainas kontravers Oleksander Onishçenko. Siç mëson ekskluzivisht Almakos, i propozuari i kryeministrit Kovaçevski për shef të ri në Agjencinë për Siguri Kombëtare do të jetë profesori për siguri nga Kumanova, Marjan Nikollovski. Mirëpo siç njihet në opinionin e gjerë Nikollovski si sigurims i DBK-së së atëhershme ishte i përfshirë në…

Lexo më Shumë

Shkruan: Agim Baçi Libri “Shkupi” i Kim Mehmetit nuk tenton aspak të krahasojë qytetin me shtatë mrekullitë e botës as me shtatë shpirtra mbijetese, edhe pse mrekullia dhe mbijetesa janë aty përdore. I ndarë në 8 kapituj përshkrimet kalojnë nga një rindërtim i portretit të kohës që ka një qytet, në kapitullin pasues të banorëve që vijnë e shkojnë, si për të treguar se qyteti shpesh është një shtrat i përhershëm lumi, që e dërgon rrjedhën në detin e dashurisë dhe vdekjes “me të njëjtën rrjedhë dhe furi”. Kim Mehmeti duket se na merr përdore të na rrëfejë mbishkrimet mbi…

Lexo më Shumë

Bisedimet me Aleancën për Shqiptarët në kontekstin e së ardhmes evropiane të vendit do të vazhdojnë dhe nëse ka dakordsi për parimet kyçe, mund të ndodhë zgjerim i shumicës qeveritare, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në pyetjen e një gazetari rreth një komenti për deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti se po zhvillohen bisedime me AA-në dhe për hyrjen e tyre të mundshme në koalicion qeveritar, Kovaçevski tha se përgjigja e Ahmetit nuk ndryshon nga përgjigja që ka dhënë pas takimit, të premten me Taravarin. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Me partinë Aleanca për Shqiptarët, veçanërisht me ushtruesin e detyrës së kryetarit…

Lexo më Shumë

Artan Grubi nuk mendon se për të hyrë një parti tjetër në qeveri duhet të dalë dikush prej brenda. Sipas tij, me rëndësi është krijimi i një fronti të madh politik proevropian që t’u bëjë ballë forcave anti-europiane. Pikërisht kjo, thotë Grubi, ishte edhe arsyeja e kyçjes së Alternativës në qeveri. Grubi nuk mendon se Alternativa do ta braktiste qeverinë dhe me këtë, sipas tij, procesin proeuropian, për ndonjë post më shumë apo më pak. “Si mund ta braktisë procesin në gjysmë vetëm për një apo për dy arsye?…Qytetarët e shohin dhe e vlerësojnë se për një ministri apo për…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar sonte takim me serbët e veriut të Kosovës, duke shtuar se atje situata është në prag të konfliktit. Ai ka deklaruar se përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës tashmë janë mbledhur dhe se i ka ftuar ata të nisen drejt Beogradit. “Ne kemi marrë informacionet e fundit të inteligjencës pak më parë dhe situata është shumë e vështirë, fjalë për fjalë në prag konflikti. Dhe unë e di që përfaqësuesit e serbëve do të më thonë se janë të ngopur me gjithçka dhe se nuk do të vuajnë më dhe që të…

Lexo më Shumë

Presidenti serb Aleaksandar Vuçiq është shfaqur i mërrolur sot gjatë takimeve në Bruksel, ku është zhvilluar takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Vuçiq është ulur në tavolinë përballë Kurtit ku atmosfera është dukur shumë e sikletshme për kreun e shtetit serb. Vuçiq nuk ka mundur as t’ia hedhë sytë Kurtit. Vuçiq e ka pasur këtë fytyrë të vërejtur edhe gjatë takimi njëpalësh me Borrellin dhe Lajçakun. Vuçiq ka refuzuar edhe kroasantët e ofruar nga personeli i BE-së. Ndërkohë me tjetër pamje të fytyrës përballë Vuçiqit është paraqitur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti… Kurti ka qenë shumë…

Lexo më Shumë

Nën moton “Shkupi në Tiranë”, ShB Logos-A në kuadër të panairit të librit Tirana 2022 me datë 19 nëntor, realizoi promovimin e dy veprave që i kushtohen qytetit të Shkupit. Libri “Shkupi” i shkrimtarit Kim Mehmeti tashmë në një format të ribotuar u prezentau para të pranishmëve, ndërkaq promotor i kësaj vepre ishte Agim Baçi i cili për librin tha: “i ndarë në 8 kapituj përshkrimet kalojnë nga një rindërtim i portretit të kohës që ka një qytet, në kapitullin pasues të banorëve që vijnë e shkojnë, si për të treguar se qyteti shpesh është një shtrat i përhershëm lumi,…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka hedhur akuza të rënda ndaj liderit të BDI-së dhe Ali Ahmeti. “Ali Ahmeti dëshiron të flas për ardhmëri evropiane, që të mos flas për të djegurit e gjallë në Spitalin modular në Tetovë, sepse nëse nuk flet për ndonjë lloj të ardhmërisë evropiane për të cilën nuk kanë asnjë vlerë edhe pse flasin, atëherë do të duhet të flasë për tragjedinë me “Besa Trans”, ku dhjetëra bashkëqytetarë tanë e humbën jetën e tyre sepse ndonjë anëtar i BDI-së i cili ndodhet në ndonjë funksion të rëndësishëm shtetëror ka dhënë leje që autobus i tillë…

Lexo më Shumë