Author: IM

Ministri i Financave, Fatmir Besimi tha se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është shqyrtuar mundësia që në periudhën e festave të ketë fundjavë pa TVSH për produktet ushqimore. Besimi tha se kjo bëhet në mënyrë që edhe qytetarët me të ardhura të ulëta të mund të festojnë. “Kemi pasur një përvojë për vikend pa TVSH, do të thotë po mendojmë nëse do të jetë një apo dy vikende, të përputhen me periudhat e festave dhe kjo të jetë vetëm për produktet ushqimore, do të thotë duam tu japim mundësi, më tepër si mesazh drejt qytetarëve tanë, posaçërisht ata që…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, mbrëmë në emisionin “10 minuta” në TV 21, tha se Inspektorati Shtetëror i Tregut ka të gjithë listën e kompanive nga industria ushqimore që EMV do t’i furnizojë me energji më të lirë elektrike dhe se në bazë të kësaj Inspektorati do të kryejë kontrolle të intensifikuara në tregjet ku së shpejti duhet të shiten produktet ushqimore bazë me çmime të reduktuara, transmeton Portalb. Ministri theksoi se nga sot prodhuesit e produkteve ushqimore bazë, të cilat janë të mbuluara nga masa e qeverisë për energji të subvencionuar elektrike, do të fillojnë tu ofrojnë marketeve çmime…

Lexo më Shumë

Në vizitën e tij të parë në vend, presidenti gjerman Frank Walter-Steinmeier iu drejtua Kuvendit para deputetëve dhe ndër të tjera dërgoi një mesazh të fortë se ndryshimet kushtetuese janë më shumë se grumbullimi i pikëve ditore politike dhe profilizimi personal. – Jam i vetëdijshëm se rruga për në Bashkimin Evropian është çdo gjë tjetër përveçëse e lehtë, se besimi dhe durimi në negociata do të jetë i rënduar, por lutja ime për ju deputetë, por edhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut është që të vazhdoni të ecni kësaj rruge në këtë proces të anëtarësimit dhe atë…

Lexo më Shumë

Informacionin që e publikuan këshilltarët e LSDM-së në Qytetin e Shkupit ku thuhej se Ndërmarrja e Transportit Publik (NQP) ka lidhur kontratë prej 27 milionë eurosh për blerjen e derivateve dizel për dy vitet e ardhshme nga kompania “Putsko Petrol” hap disa dilema. E para është se sipas kësaj kontrate rezulton se autobusët e JSP-së shpenzojnë 37 mijë euro në ditë për naftë. Se a është kjo një shifër reale është e diskutueshme. Nëse informatat e këshilltarëve nga LSDM-ja janë të sakta, atëherë në këtë marrëveshje nuk del se nuk përfshihet blerja e gazit çdo ditë për autobusët modernë që…

Lexo më Shumë

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari: Mirë se vjen Dr. Arianit A. Reka, Aleanca për Shqiptarët, Aleancë e dijes dhe guximit Dr. Arianit Reka është Profesor Inordinar në Departamentin e Kimisë, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, si dhe ligjërues në degën e farmacisë pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore (UT). Në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore pranë Universitetit të Tetovës, është punësuar në vitin 2016, kur edhe përfundon studimet e doktoratës në Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik (Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”). Nga viti 2017 deri në 2021 ka ushtruar pozitën e prodekanit për shkencë. Profesor Reka është njëri…

Lexo më Shumë

Nëse kaloni përreth Zonës së Lirë Teknologjike Industriale të Shkupit, vëreni tabela të mëdha: “Kërkojmë punëtorë”. Jo shumë vite më parë, për 100 vende të punës në këtë zonë aplikonin mbi 1,000 qytetarë, madje të rinjtë duhej të gjenin lidhje për intervistim. Tani, janë kompanitë, të cilët kërkojnë punëtorë duke ulur edhe kriteret e punësimit. Por, sërish do duhet edhe mbi 4 mijë punëtorë për 3 vjet. “Bëhet fjalë për marrëveshjet e reja që janë firmosur këtë vit, diku 4,000-4,500 vende të reja të punës do të duhet të hapen në 3 deri në 5 vitet e ardhshme, sipas plan…

Lexo më Shumë

Shkolla e Fshatit Brezë në gjedje të mjerueshme. Ekiipi i Tv Klan M filmoi nga afër gjendjen e shkollës ku pamë dritare, derë, tualet dhe dërrasë të zezë të improvizuar. Nga Komuna e Çuçer Sandevës nuk u përgjigjen thirrjeve tona. https://youtu.be/IhESIi6yETQ Para se të vijnë nxënësit, arsimtari i vetëm në këtë shkollë të Brezës, po mundohet sadopak ta ngrohë klasën e vetme. E nxënësit, me bukë në dorë, çizmet e gjata, çantën në shpinë, por të buzëqeshur se po vijnë në shkollë. Por objekti ku mësojnë, ngjan në gjithçka përveç se në institucion ku fëmijët vijnë për të mësuar. Përveç…

Lexo më Shumë

Deklaratë për media: Sot, kur edhe ka skaduar afati 10 ditorë i press konferencës sonë, që u mbajtë më datën 14-të të këtij muaji, ne grupi i të pakënaqurëve të degës Çair nga Alternativa, jemi të detyruar që përmes kësaj kumtese, për hirë të vërtetës dhe korrektësisë, opinionit publik t’i drejtohemi me këto fjalë: Me që afati 10 ditorë i kërkesave tona drejtuar kryetarit dhe partisë deri më tani nuk janë përmbushur, jemi të obliguar që edhe një herë publikisht të potencojmë se në asnjë rast nuk heqim dorë nga kërkesat tona të parashtruara javë më parë, këtë situatë tashmë…

Lexo më Shumë

10 masa sigurie janë ekzekutuar për 10 shqiptarë, të cilët janë të lidhur me laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, ku u kapën 430 kg kokainë me vlerë 40 mln euro në thaës me pleh kimik. Po ashtu, po punohet edhe për kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre ndërkombëtar. Kështu ka deklaruar prokurori i çështjes Adnan Xholi në një konferencë për media, teksa shtoi se operacioni ka qenë top sekret dhe nuk është dekonspiruar, ndërsa shtoi se nuk dihet data e saktë kur ka nisur ky aktivitet, por dihet se porosia e drogës është bërë në maj të 2022, ndërsa…

Lexo më Shumë

Pala kosovare dhe ajo serbe kanë arritur marrëveshje lidhur me targat, ka konfirmuar përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell. “Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, shkroi Borrell në Twitter. “Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t’i ftoj palët në…

Lexo më Shumë

Destan Jonuzi Hyrja e mundëshme e Aleancës për Shqiptarët (ASH) në koalicionin qeveritar dhe bashkangjitja e saj me bllokun e partive të shumicës parlamentar nuk e bënë aq “pisë” këtë parti sa dikush mundohet ta bëjë me deklarata jopërmbajtësore. Futja e ASH-së në Qeveri nuk është as për interes, siç pretendon grupi i “Zjarrit”, as për të qenë “pataricë” e BDI-së, por nuk është as shpat me dy teha, por një uragan evropian, që mëton të ruaj ekuilbrin pro-evropian dhe proamerikan të shtetit. Pse nuk është koalicion interesi? Për arsye se ASH-ja gjithë kauzën e saj opozitare e ka ndërtuar…

Lexo më Shumë

Nga burime jo-zyrtare brenda Aleancës Për Shqiptarët, Struga Ekspres mëson se prof.dr Bekim Tateshi – oftalmolog nga Struga do të emërohet Ministër i Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga këto burime mësohet se pas disa ditësh kjo parti do ta bëj zyrtare edhe emrin e Bekim Tateshit. Mësohet se Aleanca për Shqiptarët do tê drejtojë tre ministri në qeverinë e ardhshme ku do ti bashkangjitet në qeverisje LSDM-së dhe BDI-së. (Struga Ekspres)

Lexo më Shumë