Inspektorët e ekipeve mobile të Drejtorisë doganore dje gjatë kontrollit të një autobusi në GP Bogorodicë kanë zbuluar dhe konfiskuar 262.750 dollarë, 155.760 euro dhe 12 kilogramë ar dhe bizhuteri ari në vlerë rreth 600.000 euro. Autobusi me targa turke i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, i cili gjatë daljes nga vendi ka qenë duke lëvizur në linjë të rregullt Shkup – Stamboll (Turqi) për shkak të dyshimit, është drejtuar për kontroll të detajuar në terminalin doganor të GP Bogorodicës. “Gjatë kontrollit u zbulua një bunker i punuar posaçërisht në të cilin u gjetën bizhuteri të ndryshme dhe pllaka ari…
Author: IM
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se institucionet e Republikë së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për të larguar barrikadat në veri, dhe se në koordinim me partnerët ndërkombëtarë janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat. “Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”, ka shkruar Sveçla në Facebook. “Veriu i vendit tonë, si çdo cep i…
Ministria e Punëve të Brendshme: Disa të dhëna nga kërcënimet me bomba “të vendosura” – çojnë në disa vende të rajonit të Kaukazit ZORAN BOJAROVSKI Mesazhet në raportet e bombave të vendosura janë identike në të gjitha vendet e rajonit që janë përballur me këto kërcënime, modeli që po intensifikohet thuajse i njejtë të mërkurën, të enjten dhe të premten. Derisa është nisur një procdurë për dy autorët e dyshuar se kanë dërguar mesazhe përmes email-it me kërcënime për mjete shpërthyese të vendosura, janë treguesit e parë se hetimi për këto fenomene shqetësuese po jep rezultate. A është vërtet kështu…
Kirurgu dr. Exhevit Kadri sot edhe zyrtarisht mori diplomën me titullin doktor i shkencave të mjekësisë në Maqedoninë e Veriut. Në një atmosferë festive sot në Shkup, diploma u dorrëzua nga ana e Rektorit të Universitetit prestigjioz shtetëror Shën Cirili dhe Metodi në Shkup, prof.dr. Jankullovski. Ai kohë më parë në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup nën mentorimin e bashkëpuntores shkencore d-r Jasminka Nanceva , kirurgu i Spitalit “8-shtatori” në Shkup, Exhevit Kadri, mbrojti me sukses tezën e doktoratës me titull: “Metoda laparaskopike karshi metodës së hapur të hernioplastikës me teknikën e plasimit intraperitoneal…
Përmes një postimi në Facebook, LSDM e ka përkrahur dhe përshëndetur iniciativën e CIVIL-it për bashkim socio-politik për të ardhmem evropiane të vendit tonë. “LSDM mirëpret dhe përkrah iniciativën e CIVIL-it për bashkim social dhe politik për një të ardhme evropiane të vendit tonë. 🇲🇰🇪🇺 Le të krijojmë një bashkim shoqëror drejt rrugës tonë evropiane! Interpretimi maqedonas i hitit të Eurovizionit nga vitet nëntëdhjetë INSIEME/BASHKËRISHT tingëllon shumë mirë!”, thonë nga LSDM.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, përmes postimit të tij në Facebook, ka shprehur mbështetjen e tij për iniciativën e CIVIL-it për bashkim socio-politik për një të ardhme evropiane të vendit tonë. “Të mbështesim dhe të krijojmë momente të bashkimit siç është performanca maqedonase e hitit të Eurovizionit të viteve ’90 INSIEME/BASHKËRISHT” Nuk ka kauzë më të madhe maqedonase se bashkimi i të gjithë qytetarëve tanë për të ardhmen evropiane të popullit tonë dhe atdheut tonë”, ka shkruar Mariçiq në profilin e tij në Facebook./Lajmi i plotë
Sot kur Salih Mustafa u dënua me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një pjesë të fjalimit në Kuvend, ku i kishte bërë lutje deputetëve që të mos e votonin gjykatën në fjalë. “Po ju kqyri në sy dhe po ju lus që mos ta votoni Gjykatën Speciale”, kishte thënë Haradinaj.
Shpëtim Idrizi: Dënimi i komandant Calit, me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale në Hagë, është një vendim tronditës me akuza të pabaza. Shpëtim Idrizi: As gjykata speciale në Hagë dhe asnjë nismë tjetër e ardhur nga Beogradi nuk mund të barazojë viktimën me xhelatin. Shpëtim Idrizi: Kosova ka qenë viktimë e një gjenocidi të kryer nga shteti serb. “Dënimi i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, “Komandant Cali”, me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale në Hagë, është një vendim tronditës e i pajustifikueshëm jo vetëm për akuzat e pabaza, por edhe për faktin që dënime kaq…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë ekskluzive për A2 CNN, theksoi se barrikadat në veri duhet të hiqen. “Barrikadat në veri nuk janë shprehje fuqie, por pafuqie. Ato barrikada duhet të hiqen. Ne i kemi dhënë disa kohë KFOR-it që t’i heqë. Ministri i Brendshëm është në kontakt të vazhdueshëm edhe me KFOR-in dhe me EULEX-in që të hiqen këto barrikada që nuk janë civile, por janë të grupeve kriminale të armatosura, krerët e të cilëve kanë fletë-arreste nga Republika e Kosovës dhe ndodhen në listën e zezë të Thesarit amerikan. Sa më parë që të hiqen, do…
Ka nisur një fushatë “Drita për Ukrainën” nga UNITED 24 dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës për të mbështetur Ukrainën në blerjen e gjeneratorëve të nevojshëm për spitalet, ku do ofrohet një përvojë e fuqishme për të sinjalizuar solidaritetin e botës me popullin e Ukrainës dhe do të kontribuojë në mbështetjen reale për Ukrainën. Data 19 dhjetor, Dita e Shën Nikollës në Ukrainë, është caktuar si data e fillimit të fushatës. Gjatë festave, kur çdo rrugë në mbarë botën do të ndriçohet me dritat e Krishtlindjeve, Ukraina do të përballet me periudhën më sfiduese të luftës. “Ne i…
“Po, kam pasur kërcënime nga Hristijan Mickoski, konkretisht personalisht dhe drejtpërdrejt. Kur të jem kryeministër, do t’ju tërheqi zvarrë nëpër rrugë, do ta fshijmë dyshemenë me ju”, tha dje në emisionin e Kanalit 5, Danela Arsovska, kryetarja e qytetit të Shkupit. Kjo ka ngritur shumë pikëpyetje nëse Hristijan Mickoski i ka bërë kërcënime të tilla kandidatit të tij në zgjedhjet e fundit lokale. – Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për gjendjen psikofizike në të cilën ndodhet kryetarja Arsovska. Besojmë se ka dyshime të bazuara, të cilat janë manifestuar në vazhdimësi prej disa muajsh, për aftësinë e saj shëndetësore për të kryer…
Mëngjesin e sotëm ka pasur alarme të reja për bomba në Shkup. Denoncime për mjet shpërthyes të vendosur ka në FFM, Sallën e Sporteve “Boris Trajkovski”, Hotelin “Aleksandar Palace”, Arena “Todor Proeski dhe në Aeroportin Aeroporti e Shkupit. https://www.youtube.com/watch?v=udLFWTB5PoQ Ndryshe, në hotelin “Aleksandar Palace” sot duhej të merrte pjesë në konferencë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

