Author: IM

Nënkryetari i Kuvendit, Dr. Hysni Ismaili, e priti kryetarin e Kuvendit të Republikës së Turqisë, Dr. Mustafa Shentop Në vigjilje të Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoninë e Veriut, sot në Shkup ka arritur kryetari i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë, Dr. Mustafa Shentop. Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut atë e ka pritur nënrkyetari i Kuvendit, Dr Hysni Ismaili. “Duke pasur një miqësi të hershme, sot kisha kënaqësi që ta pres mikun tim dhe mikun e vendit tonë, Kryetarin Dr. Mustafa Shentop. I urova mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Maqedoninë…

Lexo më Shumë

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admirali Stuart Munsch, po qëndron në Beograd për të zhvilluar takime me krerët shtetërorë atje, ku temë do të jetë pashmangshëm edhe situata në veriun e Kosovës. Ndërkaq, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, Munsch deklaroi se KFOR-i është duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës, dhe shtoi se ky mision është “plotësisht i aftë dhe i gatshëm të sigurojë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, janë ministrat me rejtingun më të lartë në Qeverinë e udhëhequr nga LSDM-ja, gjegjësisht qytetarët besojnë se ata e bëjnë punën e tyre më së miri. Ky është një nga rezultatet e sondazhit të fundit të Institutit Republikan Ndërkombëtar IRI. Në pyetjen “Cili ministër në qeveri e bën punën më mirë”, të anketuarit kanë shprehur besimin më të madh te kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Lexo më Shumë

Pakënaqësi nga drejtimi në të cilin lëviz vendi, mbështetje e fuqishme për anëtarësimin në BE dhe rritje të perceptimeve pozitive për Turqinë tregon anketa e re e Qendrës për hulumtime të anketave nga Instituti Republikan Ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut. Të pyetur për drejtimin e lëvizjes së vendit, vetëm 13 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë përgjigjur se vendi po ecën në drejtimin e duhur, ndërsa 58 për qind janë përgjigjur se po lëviz në drejtimin e gabuar. Njëzet e tetë për qind e të anketuarve ishin neutralë. Anketa gjithashtu tregon mbështetje të fuqishme për anëtarësimin në BE edhe…

Lexo më Shumë

Sipas hulumtimit të fundit të IRI, qytetarët e qytetit të Shkupit shprehen të pakënaqur nga kryetarja e Bashkisë së Shkupit. Mbi 57 për qind e qytetarëve të Shkupit janë “plotësisht ose deri dikund të pakënaur” nga puna e kreytares Arsovska. Nga 1.100 të anketuar, 54% prej tyre shprehen të pakënaur, ndërsa 39 për qind prej tyre shprehen të kënaqur nga puna e Arsovskës. Kujtojmë se Arsovska edhe pse si kandidate e pavarur, prishi koalicionin me OBRM-PDUKM-në.

Lexo më Shumë

Guvernatorja e NBRSM-së, Anita Angelovska Bozoska, njoftoi për “Veçernje Novosti” se tregtia ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut u rrit për 20 për qind këtë vit, që është rezultat i iniciativës “Open Balkanit”. Niveli i lartë i mbështetjes prej 82% e qytetarëve maqedonas tregon se përfitimet e Ballkanit të Hapur i ndjejnë qytetarët, informoi organizata amerikane IRI. .

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, ose “azilanti në egzil” Nikolla Gruevski është politikani më i popullarizuar në Maqedoninë e Veriut, kështu duke u vendosur edhe para liderit aktual të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sipas anketës së fundit të Qendrës së Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) – që është bërë në kuadër të hulumtimeve në Maqedoninë e Veriut. Në pyetjen e IRI-t – “Kur mendoni për njerëzit në jetën politike, cilin person nga Maqedonia e Veriut e shikoni më si më të favorshëm”, shumica e të anketuarve u përgjigjën se ishte pikërisht ish-kryeministri Gruevski! Besimi tek ai është 7%, pra është dyfishuar, krahasuar…

Lexo më Shumë

Pakënaqësi nga drejtimi në të cilin lëviz vendi, mbështetje e fuqishme për anëtarësimin në BE dhe rritje të perceptimeve pozitive për Turqinë tregon anketa e re e Qendrës për hulumtime të anketave nga Instituti Republikan Ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut. Të pyetur për drejtimin e lëvizjes së vendit, vetëm 13 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë përgjigjur se vendi po ecën në drejtimin e duhur, ndërsa 58 për qind janë përgjigjur se po lëviz në drejtimin e gabuar. Njëzet e tetë për qind e të anketuarve ishin neutralë. Anketa gjithashtu tregon mbështetje të fuqishme për anëtarësimin në BE edhe…

Lexo më Shumë

Viti 2023 është viti i ofensivës së ndërtimit, të paktën sipas asaj që shohim në rrugët që janë kthyer në kantiere të mëdha. Pas shumë dekadash, qeveria e Maqedonisë për herë të parë e vë theksin në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, Prilepin, Manastirin, Prespën dhe Ohrin, të cilat duket se janë të shkëputura nga vendi sepse infrastruktura rrugore vetëm rinovohej për vite me radhë, por jo të ndërtohen të reja, edhe pse kjo pjesë e rëndësishme e Maqedonisë është dhe pa autostradë, duke pasur parasysh se këtu jetojnë disa qindra mijëra qytetarë, të cilët në fakt kontribuojnë me shuma tepër…

Lexo më Shumë

Këto ditë EVN i ka dorëzuar faturat për periudhën e nëntorit për shfrytëzimin e energjisë elektrike. Në faturat e reja ka një risi, qytetarët nën shumën që duhet të paguajnë për muajin e fundit marrin edhe një tabelë që tregon se sa është totali i faturave të energjisë elektrike pa subvencionimin e Qeverisë. Janë dhënë disa shembuj, shkruan Centar.mk, kështu që nëse keni paguar 2000 denarë, qeveria ju subvencionon 1445 denarë, pra nuk do ta paguani faturën reale prej 3445 denarë, por vetëm 2000 denarë. Të gjithë tabelën mund ta shihni në foton e mësipërme, por edhe në llogarinë tuaj…

Lexo më Shumë

Në prag të dimrit qytetarët tremben nga një goditje e re e çmimit për energji elektrike. Autoritetet thonë se çmimi i energjisë elektrike u rrit nga 1 janari, por tanimë punohet që rritja e çmimit të jetë sa më e vogël për qytetarët. Komisioni rregullativ bën analiza dhe bën me dije se në kohë krize energjetike duhet të modelohen zgjidhjet për të shmangur ngarkesat shtesë mbi qytetarët dhe për të mbrojtur kategoritë e cenueshme. Çmimin përfundimtar për energjinë elektrike duhet ta vendos KRE, ndërsa vendimi do të shpallet deri të premten, më së voni në fillim të javës së ardhshme,…

Lexo më Shumë