Author: IM

Pasi Qeveria njoftoi se ka emëruar Goran Trajkovskin për ushtrues të ri detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, disa media kanë publikuar lajmin me fotografi të ish-shefit të DAP-it, me të njëjtin emër dhe mbiemër. Është publikuar edhe titull se “Ish- njeriu i parë i DAP, Goran Trajkovski do të udhëheqë Inspeksionin e Tregut”. Po ashtu, u botua edhe një titull sensacionalist: “Lajmi i fundit: Qeveria si drejtor të ri të ISHT emëroi një personazh të njohur të kohës së Gruevskit”, i ilustruar me fotografi të Gruevskit dhe Goran Trajkovskit, ish-drejtorit të DAP-it. Mirëpo, në këtë rast nuk bëhet…

Lexo më Shumë

“Peizazhi mediatik në Maqedoninë e Veriut është mjaft i ndërlikuar. Nuk mendoj se jemi përjashtim nga vendet e tjera, ku demokracia përballet me më shumë sfida. Do të thosha se në Ballkan, më saktë, në vendet e Ballkanit Perëndimor, mediat janë kryesisht të varfra. Gazetaria si profesion nuk është më popullor. Gjithnjë e më pak studentë regjistrohen për të studiuar gazetari. Numri i fundit, mendoj, është se jo më shumë se 15 studentë u regjistruan në studimet e gazetarisë në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar”, thotë Xhabir Deralla, kryetar i CIVil, në një intervistë me Katerina Sokolova, nga Instituti…

Lexo më Shumë

Fatkeqësisht, mendova se këtë mangësi e kemi në Armeni, si gazetari kulturore, por gjatë aktiviteteve tona ndërkombëtare, kur vizituam partnerët tanë nga vende të tjera, vumë re se kjo sfidë ekziston kudo. Dua të theksoj se gazetaria kulturore është një pjesë shumë e rëndësishme e gazetarisë dhe duhet të zhvillohet kudo, thotë Mkrtiç Tonojan, menaxher kulturor dhe drejtor i OJQ-së Akos, me seli në Jerevan, Armeni, në një intervistë për CIVIL Media, në kuadërtë seminarit ndërkombëtar “Gazetaria në luftë kundër dezinformimit dhe propagandës” organizuar nga CIVIL në partneritet me Youth4Media (Y4M)./Lajmi i plotë. https://www.youtube.com/watch?v=ErJj4XzWZEY

Lexo më Shumë

Komisioni hetimor parlamentar votoi unanimisht që ish-presidenti Donald Trump të përballet me 4 akuza. “Çdo president në historinë tonë ka mbrojtur transferimin e rregullt të pushtetit përveç njërit. 6 janari i 2021-shit shënoi herën e parë kur një president amerikane refuzoi detyrën kushtetuese për të transferuar pushtetin në rrugë paqësore. Asnjë person që sillet në këtë mënyrë nuk mund të mbajë sërish poste të larta. Ai nuk është i përshtatshëm për to”, tha Liz Cheney, nënkryetare e komisionit hetimor të 6 Janarit. Në këndvështrimin e komisionit, në mënyrë të paligjshme Trump komplotoi rrëzimin e rezultatit të zgjedhjeve të 2020-s. Komisioni…

Lexo më Shumë

Këto ditë në publik doli një anketë e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) Qendra Kërkimore për Maqedoninë e Veriut, e cila trajtonte çështje që kanë të bëjnë me vlerësimin e partive, disponimin e qytetarëve për integrim evropian, si dhe shumë çështje të tjera Pëe këtē Civil Media ma realizuar një anketë me qytetarët, të cilën mund ta ndiqni më poshtë./Lajmi i plotë. https://youtu.be/MsM5fYGqPXI

Lexo më Shumë

Organizata Pesticide Action Network Europe (PAN Europe) ka paralajmëruar edhe një herë se fermerët evropianë nuk mbështesin përpjekjet për të minimizuar përdorimin e pesticideve në frutikulturë. Megjithëse strategjia evropiane planifikon të përgjysmojë përdorimin e këtyre kimikateve deri në vitin 2030, raporti i fundit tregon se frutat nuk kanë qenë kurrë më të kontaminuara se vitet e fundit. Më shumë se 44,000 mostra frutash të freskëta janë analizuar në vendet anëtare të Bashkimit Evropian nga viti 2011 deri në vitin 2020. Ku u zbulua se ndotja nga pesticidet e mollëve, dardhave dhe kumbullave ishte pothuajse dyfishuar që nga viti i parë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sonte se furnizimi i Kosovës me me dron luftarak “Bajraktar” do të ndikojë në marrëdhëniet e Serbisë me Turqinë.“Kur turqit thonë se do t’ia japin Bayraktarin Prishtinës, nuk është as e lehtë dhe as lajm i mirë për ne dhe do të ndikojë në marrëdhëniet tona, edhe pse ne e respektojmë shumë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan”, nënvizoi Vuçiq në një deklaratë për TV Pink. Vuçiq nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, tha se për këtë arsye “Serbia duhet të ketë një mbrojtje kundërajrore të përgatitur mirë, një njësi luftarake për t’iu përgjigjur ndaj…

Lexo më Shumë

Rreth 70 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë deklaruar se me siguri ose ndoshta do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme dhe të pyetur se “për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të ishin këtë javë?” 19 për qind janë përgjigjur se do të zgjedhin VMRO-DPMNE-në dhe 11 për qind LSDM, tregon sondazhi i fundit i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI). Krahasuar me anketën e një viti më parë, VMRO-DPMNE-ja opozitare ka një rënie për një pikë përqindje, ndërsa LSDM-ja në pushtet për pesë. Përveç të Majtës, e cila ka një rritje të mbështetjes nga katër në…

Lexo më Shumë

Blerja e duhanit nga korrja e vitit 2022 po vazhdon intensivisht në t200 pikat blerëse, informoi ministri Ljupço Nikollovski. “Këtë vit, prodhuesit e duhanit po thyejnë rekorde dhe po bëjnë histori me çmimin mesatar të blerjes ndonjëherë më të lartë prej 285,9 denarë për kilogram, që paraqet një rritje prej më shumë se 40% në krahasim me vitin e kaluar”, tha Nikolovski. Siç tha ai, çmimi mesatar i duhanit është 40 deri në 50 për qind më i lartë se vitet e kaluara, ose në krahasim me vitin 2014, 2015, kur ishte 117 denarë.

Lexo më Shumë

Ishte një nga grupet më të shquara të të drejtave të njeriut në Bruksel, me një zyrë pak metra larg rezidencës së ambasadorit britanik dhe një bord drejtorësh me një numër të famshëm. Tani ajo është në qendër të një skandali korrupsioni që ka përfshirë Parlamentin Evropian: klientët kryesorë janë larguar dhe madje edhe tabela e saj është hequr nga dera e përparme mes një stuhie gjyqësore-mediale pas zbulimeve të ryshfetit nga Katari. Lufta kundër mosndëshkimit u themelua në vitin 2019 nga Pier Antonio Panzeri, një ish-deputet i Parlamentit Evropian, për të promovuar të drejtat e njeriut dhe për të…

Lexo më Shumë

Kur Lufta e Dytë Botërore rishkruajti skenarin e jetës së përditshme të amerikanëve, personazhet e dashur të filmave vizatimorë morën gjithashtu role të reja. Donald Duck (ylli më i madh i Disney-t në atë kohë) veshi pantallona kamuflazhi si rekrutë në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Minnie Mouse riciklonte yndyrën e mbetur të proshutës për të bërë eksplozivë. Xha Semi rekrutoi të gjithë ekuipazhin e Disney-t, duke i ricaktuar anëtarët nga problemet e tyre të përditshme në situata ku ata përgatisin lidhje lufte dhe bëjnë “kopshte mbijetese” në filma të animuar. Shumica e filmave të trajnimit ushtarak dhe filmave…

Lexo më Shumë

Përshkallëzimi i krizës në Kosovë është përcjellë me përhapjen e dezinformatave të shumta ruse dhe teorive të konspiracionit. Portali për luftë kundër dezinformatave “EU vs. Disinfo” kohëve të fundit ka ekspozuar shumë dezinformata ruse, të cilat përmes “ekspertëve” të ashtuquajtur fajësojnë NATO-n, BE-në, SHBA-të apo Perëndimin për përshkallëzimin e krizës në Kosovë. Përkundër akuzave të padëshmuara, “EU vs. Disinfo” tregon se mu “përfaqësuesit rusë, mediat dhe Telegram kanalet për një kohë të gjatë po përpiqen të ndezin tensionet rreth Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”. „EU vs. Disinfo“ jep si shembull nisjen e kanalit RT Balkan në gjuhën serbe, të cilin propagandistja e Putinit, Simonjan, e…

Lexo më Shumë