Author: Emad

Aleanca për Shqiptarët (ASh) nëpërmjet një komunikate ka reaguar për keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga ana e eksponentëve të BDI-së, konkretisht ish-kryetares Teuta Arifi. “Të shurdhër kuptohet që janë institucionet e shtetit të cilat duhet t’i japin drejtësinë, prokuroria dhe gjykatat. Mbrëmë në debat ish-kryetarja e Tetovës dhe nënkryetarja e BDI-së zgjedh që të mbrohet në heshtje në lidhje me akuzat për zhvatjen e parave të qytetarëve. Skandali i Teuta Arifit dhe i keqpërdorimit të buxhetit të tetovarëve nuk është rast i izoluar, por fenomen i kudondodhshëm, mentalitet korruptiv dhe kriminogjen. Prezent në çdo komunë e çdo institucion që menaxhohet…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i partisë, AlternAtivA, Orhan Murtezani, para pak çastesh i ka përgënjeshtruar zërat se subjekti i tyre ka bërë propozime për emërime në diplomaci. Ai në një postim në rrjetin social facebook, me këtë mënyrë i ka hedhur poshtë zërat se propozimi për konsull të përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut në Neë York, ka ardhur nga partia e tyre. Në vijim ja edhe reagimi i plotë i Alternativës. “AlternAtivA deri tash as nuk ka biseduar për përfaqësim në diplomaci e as që ka marrë ndonjë përgjegjësi të tillë. Secili lajm a postim që e ndërlidh Alternativën me emërimin e ndonjë…

Lexo më Shumë

Alternativa vazhdon të jetë në shenjestër të spekulimeve të ndryshme. Një nga spekulimet e fundit është se Alternativa ka propozuar për konsule në Nju Jork gazetaren Besmira Ejupi, emërim që shkaktoi shumë reagime në opinion. Mirëpo sipas mediumeve dhe gazetarëve të pavarur bëhet fjalë për propozime të minsitrit të jashtëm Bujar Osmani, i cili përflitet edhe si peng i hipotekave të ndryshme, kurse ministrat e Alternativës as nuk kanë qenë prezent në mbledhjen e qeverisë ku janë bë emërimet e konzujve. Sipas gazetarit të njohur, Furkan Saliu, Bujar Osmani, “nuk mund t’i mbrojë interesat e këtij shteti se ka hipoteka”.…

Lexo më Shumë

Portali Zoom.mk duke cituar burime brenda qeverisë, ka njoftuar se një prezantuese e lajmeve është propozuar për konsul gjeneral të Maqedonisë së Veriut në Nju Jork të SHBA-ve. Menjeherë pas këtij lajmi ka reaguar gazetari i njohur, Furkan Saliu i cili në një status në Facebook ka shkruar se Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, “nuk mund t’i mbrojë interesat e këtij shteti se ka hipoteka”. “Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, thirr mbledhje urgjente që kërkon të jetë e mbyllur, e që i bie se ministrat dhe zëvendësministrat që nuk kanë certifikatë sigurie nuk mund të marrin pjesë. Në…

Lexo më Shumë

Është formuar grup i punës nga persona profesionistë të punësuar në kompani me detyrë të vetme që t’i locojë shkaqet për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike pas rënies së rrjetit furnizues që ndodhi të dielën më 13 shkurt në orën 17:20 në TC “Shkupi 4” në Pintia për të cilin në disa komuna në Shkup, disa pjesë të Velesit dhe të Ovçe Poles, 40 minuta ishin pa furnizim me rrymë, informoi SHA MEPSO. Siç informuam edhe të dielën, deri në ndërprerje të furnizimit të një pjesë të madhe të qytetit të Shkupit, erdhi si rezultat i shkëputjes së dy…

Lexo më Shumë

Prezantuesja e lajmeve do të bëhet konsul gjeneral i Maqedonisë së Veriut në Nju Jork të SHBA-ve, shkruan portali Zoom.mk duke cituar burime brenda qeverisë. Siç raporton ky portal, mbrëmë qeveria në një mbledhje të mbyllur, me propozim të ministrisë së Jashtme, ka konfirmuar propozimin që Besmira Ejupi të dërgohet për konsul gjeneral në Nju Jork. Pritet që në konsultime me kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski, zyrtarisht të kërkohet agremani nga vendi nikoqir për konsulin e ri./Lajmpress

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë Menduh Ajdini, veterani i gazetarisë shqipe në Maqedoni. Gjatë kohë, në vitet 1970-’80, Menduh Ajdini ka ushtruar detyrën e kryeredaktorit të redaksisë shqipe në Televizionin e Shkupit (Radio Televizionin e Maqedonisë), ndërsa mbahet mend si redaktori i vetëm që refuzoi imponimin e toponimeve maqedonase të qyteteve të Maqedonisë. Pas refuzimit, u shkarkua nga detyra e kryeredaktorit, ndërsa më pas u mor me shkrime dhe raporte televizive që kultivonin kulturën dhe arsimin shqip në Maqedoni. Menduh Ajdini, ndër kolegët e asaj kohe, mbahet mend si një redaktor shumë të matur dhe të kujdesshëm, megjithëse u gjend në një…

Lexo më Shumë

In Memoriam Ndërroi jetë ish kolegu -gazetari i Radio Shkupit Rahim Ganiu. Tani më i ndjeri ka lindur ne fshatin Mateç te Kumanovës (Likovës) më 10 Mars të vitit 1942 ne nje familje fshatare bujqësore. Shkollen fillore e kreu ne Mateç, ndersa normalen e kreu ne Shkup, per ku gati ka udhetuar cdo dite me kembe per te ndjekur mesimet. Gjithashtu ne Shkup e kreu edhe fakultetin filozofik. Rrahimi do te lidhet me Shkupin per gjithe jeten e tij, pasi një kohë punoi si prof.në Gjimnazin “Zef Lush Marku”, e për t’u punesuar më pas pikerisht ne Radiotelevizionin e Maqedonise,…

Lexo më Shumë

I pari i Alternativës, Afrim Gashi ikjen e të rinjëve nga vendi e vlerëson si një fatkeqësi të madhe që mund ti ndodhë vendit. Sipas Gashit nëse ikja e të rinjve vazhdon të rritet atëherë politika ka dështuar. “Ka një kriter që unë e vlerësoj punën e partisë time se ku kam qenë dhe ku jam është një kriter mjaft i rëndësishëm. Nëse vazhdojnë të na ikin të rinjtë tanë politika na ka dështuar duke e mbuluar një fatkeqësi nuk mbulohet pikërisht një fatkeqësi tjetër vetëm duke ja thënë emrin e vërtetë fatkeqësisë mund të zgjidhet problemi”, është shprehur Gashi.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka vizituar varrin e bashkëveprimtarit të tij, Abdilaqim Ademi. Ahmeti në katër vjetorin e vdekjes së tij theksoi se Instituti “Abdilaqim Ademi” do të vazhdojë të ruajë gjurmët e punës së tij të palodhshme. “U bënë sot plot katër vite pa mikun dhe bashkëveprimtarin tonë Abdilaqim Ademi. I ruaj me mall si kujtim vitet e punës që i kaluam bashkë, kontributin dhe angazhimin e tij të sinqertë në Bashkimin Demokratik për Integrim për zbatimin e vlerave të barazisë, përfaqësimit të drejtë dhe faktorizimit të zërit të shqiptarëve në vend. Instituti “Abdilaqim…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë ndryshimet në Butel, BDI po kalon në opozitë, ASH në pushtet Në komunën e Butelit është krijuar një frymë e re politike pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar. Pas shumë viteve, BDI dita ditës po kalon në opozitë, kurse vendin e tyre në pushtet lokale po e mer Aleanca për Shqiptarët. Kjo si rezultat i koalicionit VMRO-DPMNE-ASH-AAA. Sot kryetari i Butelit, Darko Kostovski, ka emëruar një drejtor shqiptar shkolle. “Sot me vendim të kryetarit të komunës së Butelit, Mevlide Kryeziu mori postin e drejtoreshës në shkollën fillore “Penko”. Mevlides i urojmë suksese në detyren e re!” – ka…

Lexo më Shumë