Author: IM

Muftiu Tërnava dhe Kryeministri Kurti marrin pjesë në pritjen e organizuar për Krishtlindje nga Ipeshkvia e Kosovës Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ftesë nga Ipeshkiva e Kosovës, mori pjesë në pritjen e organizuar për Krishtlindje. Në qendrën “BogdaniPolis” në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, Kryeministri Kurti i uroi ipeshkvit Dodë Gjergji dhe besimtarëve katolikë​ Krishtlindje të gëzuar.

Lexo më Shumë

Kriza për shkak të luftës në Ukrainë shkaktoi një rritje të çmimeve në të gjithë botën, veçanërisht në çmimet e karburanteve, energjisë dhe ushqimeve. Në kushte të tilla, prodhuesit e duhanit, të cilët punonin gjatë gjithë vitit, nuk e dinin se çfarë i priste, por para përfundimit të blerjes së këtij viti, thonë se mundi i tyre i investuar më në fund dha rezultate. Rritja e çmimeve, mungesa e fuqisë punëtore, rritja e kostos së jetesës, rrethanat, dhe përvojat e viteve të kaluara ende i trembin, por siç thonë ata vitin e ardhshëm do të mbjellin sërish duhan dhe do…

Lexo më Shumë

Shkruan nga: BRANKO TRIÇKOVSKI Para disa ditësh isha duke pirë kafe me një diplomat të njohur. Ne patëm një bisedë të këndshme. Për botën dhe për Maqedoninë. Më së shumti për Maqedoninë në botë por dhe për botën në Maqedoni. Sigurisht, veçanërisht për sfondin e luftës në Ukrainë dhe konvulsioneve dhe tkurrjeve gjeopolitike në të cilat po zien përbërja e botës së re. Sepse tashmë kjo është e lëkundur si një urë që mund të shembet në çdo moment. Gjatë agresionit të tmerrshëm rus, ka mjeshër të cilët po nxjerrin shtylla dhe po gërmojnë  rrugët./Analiza e plotë.

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës ka shpërndarë imazhe të sulmit të sotëm në qytetin Kherson, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe 20 mbetën të plagosur. “Rusia vazhdon të bombardojë popullsinë civile. Në mëngjes, të shtunën, në prag të Krishtlindjeve, në pjesën qendrore të qytetit, forcat ruse bombarduan objektivat civile. “Këto nuk janë objekte ushtarake. Kjo nuk është një luftë sipas rregullave të përcaktuara. Është terror, është vrasje për hir të frikës dhe kënaqësisë. “Bota duhet të shohë dhe të kuptojë se me çfarë të keqe po luftojmë”, tha Zelensky.

Lexo më Shumë

Një ditë para kongresit të ASh-së, siç mëson ekskluzivisht TS, kryetari i i ri i sapozgjedhur Arben Taravari ka marrë një ofertë serioze për futjen e Aleancës në qeveri nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Oferta e kryeministrit Kovaçevski ndaj ASH-së pritet të analizohet ditëve në vijim nga kryetari i ri i ASH-së, Arben Taravari. Portali TS, siç mëson ekskluzivisht negociatat tani e tutje do ti bëjë Arben Taravari ku nuk do të ketë kompromis me Ministrinë e Shëndetësisë. Në ofertën e Kovaçevskit, janë propozuar edhe disa ministri tjera për ASH-në dhe shumë drejtori, ku portali TS, do të njoftojë para takimit…

Lexo më Shumë

Janë duke u realizuar paralajmërimet e drejtorit të Agjencisë së Pagesave, Nikica Baçovski për pagesën e subvencioneve shtesë të papaguara për qumështin e dorëzuar të lopës, deles apo dhisë për blerësit e regjistruar. Pas pagesës së fundit për 5525 prodhues të qumështit që kanë dorëzuar qumështin e lopës, deles ose dhisë blerësit të regjistruar për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar në gusht dhe shtator 2021, duke përfunduar kështu pagesën e plotë për prodhuesit e qumështit për fazën tetor 2020 – shtator 2021, Baçovski njofton vazhdimin e pagesës së ngelur borxh javën e ardhshme./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë

Në Qendrën për Kulturë në Tetovë, ka nisur Kongresi i 3-të i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët informon Tetovasot. Në këtë kongres janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues nga subjekte të ndryshme politike në vend. Nga rradhët e Lëvizjes Besa prezente janë dy përfaqësuesit e lartë të këtij subjekti Blerim Sejdiu dhe Fatmir Limani. Kongresi i ASh-së mbahet pas dorëheqjes së ish-kryetarit të partisë Ziadin Sela, i cili ishte kryetari i vetëm i partisë që nga formimi në vitin 2018-të.

Lexo më Shumë

Faton Ahmeti Sekretar I Përgjitshëm i BDI-së dhe Artan Ziberi deputet i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë përfaqësues në kongresin e ASH -së që po zhvillohet sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë informon Tetovasot. Në Kongresin e 3-të të jashtëzakonshëm të Aleancës për Shqiptarët do të zgjidhet sot kryetari i kësaj partie . I vetmi kandidat është ushtruesi i detyrës së kryetarit aktual, Arben Taravari. Ndryshe gjashtë muaj më parë, kryetari i atëhershëm i ASh-së, Ziadin Sela dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë për shkak të rezultateve të zgjedhjeve për…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët sot do të mbajë Kongres të jashtëzakonshëm, në të cilin do tëzgjidhet kryetari i ri i parties, ndërsa kandidat i vetëm për këtë post është ushtruesi i detyrës së kryetarit aktual, Arben Taravari. Nga ASH njoftojnë se kongresi i tretë do të mbahet në dy pjesë: ai formal me pjesëmarrjen e të ftuarve dhe i hapur për media dhe pjesa e punës, e cila do të jetë e mbyllur vetëm për delegatët. Kujtojmë që 6 muaj më parë, kryetari i atëhershëm i ASH-së, Zijadin Sela dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë për shkak…

Lexo më Shumë

NJë ish i punësuar në MPB nga Tetova akuzohet për falsifikim dhe keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Ndaj tij është ngritur kallëzim penal pasi siç thuhet në raportin e MPB-së, për përfitim personal ka ndryshuar të dhënat në sistem e ka lëshuar leje qarkulimi pa dokumentacion përkatës. “Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale pranë MPB-së, në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër R.A nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’ nga neni 353 dhe ‘falsifikim i dokumentit zyrtar’…

Lexo më Shumë