Author: IM

Në emisionin e mbrëmshëm në Klan Debat, kryetari i sapozgjedhur i ASH-së Arben Taravari në pyetjen se a ka diçka rreth Qeverisë dhe takimeve me Kovaçevskin ai tha se kanë dalë shum njoftime se jam takuar me Ahmetin në Zajas jo me Kovaçevskin jo ashtu jo kështu u bën dy muaj me këto lajme por ende ska asgjë konkrete. ”Me Ali Ahmetin nuk jam takuar përveq takimin e liderëve, nuk kam pse e mohoj së shpejti do ta takoj Ahmetin nuk kam pse e fshehi ne nuk jemi armiq jemi kundërshtar politik. Pra nëse mund të takohem me Mickoskin e…

Lexo më Shumë

Në promovimin e fundit të studentëve të diplomuar gjatë vitit 2022 pranë Fakultetit Matematiko-Natyrorë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, janë promovuar matematikanë, inxhinierë në ekonomi matematikore, inxhinierë në programim matematikor, gjashtë profesorë të diplomuar të matematikës dhe një profesor i diplomuar i matematikës-fizikës në arsimin fillor. Studentja më e mirë u shpall Zehra Ebibi, e cila për katër vite e pesë ditë përfundoi studimet për matematikë teorike me notë mesatare 9.58. Si hulumtim apo studim, Zehra veçon punën në temën e diplomës me mentoren e saj, profesoreshën dr. Valentina Miovska, të cilës i është mirënjohëse për ndihmën e dhënë…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Shoqatës për Fibrozë Cistike sot nga ora 11:55 kanë filluar protestën para Ministrisë së Shëndetësisë, pasi siç thonë, pavarësisht premtimeve që kanë marrë nga Ministria, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe Repartet ku pacientët e tyre janë trajtuar, nuk ka përmirësim në trajtimin e sëmundjes dhe gjendja e tyre shëndetësore është duke u përkeqësuar. “Siç e dini, Shoqata për Fibrozë Cistike ka bërë fushatë aktive për të inkurajuar institucionet kompetente që të prezantojnë modulatorët CFTR për të gjithë pacientët. Terapia deri më tani nuk është ofruar dhe nuk kemi marrë përgjigje nëse do të ofrohet dhe kur”, thuhet…

Lexo më Shumë

Blerja e duhanit nga korrja 2022 është drejt fundit. Në pikën blerëse në Studeniçan të Shkupit, prodhuesit e duhanit janë të kënaqur me çmimin mesatar të blerjes, i cili këtë vit është 285,9 denarë. Gjithashtu, siç thonë ata, janë të kënaqur me sasinë e të korrave dhe vlerësimin – këtë vit pjesa më e madhe e duhanit blihet në klasë të parë. “Kam prodhuar tetë tonë duhan këtë vit”. “Krahasuar me vitet e tjera, ky vit është i mirë, blerja nuk është e keqe, në fillim ka qenë pak më e dobët dhe më pas e kanë vlerësuar si të…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetvendosje përmes një postimi në profilin e saj në FB në emër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka përcjellur urim për zgjedhjen e Arben Taravarit si kryetarë i Aleancës për Shqiptarët. Fjala e plotë e Kurtit: “I nderuar Dr. Taravari, i dashur Arben, Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dëshiroj t’ju uroj për zgjedhjen tuaj në krye të subjektit politik “Aleanca për Shqiptarët”. Paraardhësi juaj, Dr. Ziadin Sela, ashtu si edhe vetë ju, na jeni gjendur pranë në shumë aktivitete e fushata të Lëvizjes sonë në Kosovë dhe për këto ju jemi shumë mirënjohës. Si subjekt jua dimë për…

Lexo më Shumë

Produktiviteti i punës në bujqësi në Bashkimin Evropian është rritur me 13 për qind në vitin 2022, ka njoftuar Shërbimi Statistikor Evropian Eurostat, bazuar në të dhënat e para paraprake nga Llogaritë Ekonomike Bujqësore (EAA). Kjo rritje u stimulua më së shumti nga rritja e theksuar e çmimit të produkteve bujqësore. Prishja e pazareve Presionet e jashtëzakonshme inflacioniste shënuan vitin. Ato janë rezultat i problemeve të zinxhirit të furnizimit që filluan me pandeminë e koronavirusit, si dhe të luftës në Ukrainë që ndërpreu furnizimin me energji, duke vënë në pikëpyetje disponueshmërinë e shumë inputeve bujqësore (veçanërisht plehrat) dhe tregtinë e…

Lexo më Shumë

Në 900 metra mbi nivelin e detit, në majën e malit Baba, ndodhet fshati Arvati i Prespës, ku jeton Rumenka Dimovska, një grua e palodhur që prodhon mollë dhe përgatit fruta të ndryshme nga produktet e vjela në natyrën e paprekur të fshatit të saj. “Gjëja më mosmirënjohëse është të hedhësh ushqime që janë prodhuar me mund dhe shumë dashuri. Prandaj vendosa të filloj me tharjen e frutave, kryesisht mollët nga pemishtet tona”, na tregon Rumenka, e cila është anëtare e Federatës Kombëtare të Fermerëve, duke treguar se si vendosi të fillojë prodhimin e frutave të thata. Mollët thahen në…

Lexo më Shumë

„Të gjithë neve , kolektivisht, presim që gabimet tona individuale të mos kenë kurrfarë pasoja në jetën tonë, edhe pse ato kanë një jehonë të gjerë në shoqëri. Të gjithë ne jemi sistemi. Të gjithë ne jemi shteti. E mira jonë kolektive varet nga përgjegjësia personale. Prandaj, le të emërtojmë ata që shkatërrojnë të mirën tonë kolektive. Vetëm përmes përgjegjësisë personale do të arrijmë përparim kolektiv.“ Kolumnën e plotë të Bytyqit për revistën “Fokus” me titull “Le të ndalojmë së fshehuri përgjegjësinë personale pas kolektivit” mund ta lexoni duke klikuar në linkun.

Lexo më Shumë

Dhe ndarja vjen sipas kategorive, personazhi apo më saktë emri më i kërkuar, këtë vit, fjalët më të kërkuara apo edhe lajmet më të klikuara të vitit. Mes fjalëve më të klikuara në Google, janë padyshim Ukraina, Mbretëresha Elizabetë, Kupa e Botës apo edhe iPhone 14. Edhe për lajmet më të klikuara të vitit është Ukraina, vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, rezultatet e zgjedhjeve, lija e Majmunit, uragani Ian, gjyqi i Johnny Depp apo Will Smith në ceremoninë Oscar. Sa i përket 10 emrave më të kërkuar në një vit, ato janë: Johnny Depp, Will Smith, Amber Heard, Vladimir Putin, Chris…

Lexo më Shumë

Disa shkupjanë kanë përfunduar nën pranga të policisë pas një aksioni kundër tregtisë së palejuar me substanca narkotike. Gjatë aksionit, sipas MPB-së, tek tre nga të arrestuarit është gjetur një çantë shpine me 14 pako amfetaminë. Gjithashtu janë kryer edhe kontrolle e bastisje në disa lokacione tjera në Shkup, ku është arrestuar edhe një grua 39 vjeçare. Nga MPB thonë se gjatë muajit Nëntor dhe Dhjetor janë realizuar një sërë hetimesh nga ana e Prokurorisë Themelore në Shkup, si pasojë e të cilave, janë arrestuar 13 persona.

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij që të qëndrojnë përballë sulmeve ruse, ndërsa vendi feston Krishtlindjen. Ai tha se “liria ka çmim të lartë, por skllavëria ka çmim edhe më të lartë”. Sulmet ruse me raketa dhe dronë kanë lënë miliona ukrainas pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë të pijshëm. Të shtunën, sulmet ajrore ruse vranë dhjetë persona në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, thanë zyrtarët, duke shtuar se 68 persona të tjerë u plagosën. Ukraina ka rimarrë Hersonin nga forcat ruse muajin e kaluar. Shumica e ukrainasve janë të krishterë ortodoksë dhe festojnë natën…

Lexo më Shumë

Çmimet e ushqimeve bazë ushqimore kanë shënuar rënie, ashtu që çmimi i bukës është liruar për 5 denarë, po ashtu ka rënie edhe te fileta e pulës dhe kofshës së pulës. Drejt.mk bisedoi me disa tragtarë të bizneseve të vogla, siç janë furrë e bukës dhe mishtore, të cilët konfirmuan rënien e çmimit të bukës dhe disa produkteve të mishit. “Për momentin kemi ulur çmimin vetëm te fileta pulës dhe kofsha e pulës, ndërsa çmimi i mishit të demit nuk ka ndryshim. Çmimi i filetës së pulës është për 40 denarë apo 50 denarë më pak, ndërsa kofshës së pulës…

Lexo më Shumë