Politikat e Qeverisë dhe ekipit me përvojë që punoi për tejkalimin e sfidave të krizës energjetike kanë rezultate të dukshme. Qytetarët janë të bindur se Qeveria nuk do të lejojë goditje çmimi për popullatën dhe për konsumatorët e vegjël të energjisë elektrike, gjë që u vërtetua me çmimet e energjisë elektrike të shpallura sot nga Komisioni Rregullator për Energji, tha sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në një intervistë për Radio Televizionin Maqedonas (RTM), ai theksoi se nga 1 janari rryma për amvisëri për bllokun e parë dhe të dytë është në ulje, ndërsa për bllokun e tretë dhe të katërt vetëm…
Author: IM
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së, këtu në vendin e tyre të jetojnë e jo në kurbet dhe kjo është ajo që të gjithë deputetët t’ua mundësojnë qytetarëve, dhe në këtë drejtim ndryshimet kushtetuese janë obligim i të gjithë partive politike, theksoi kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në intervistë për Servisin publik TVM, njofton Portalb. “Ndryshimet kushtetuese dhe të gjithë vendimet që mëtej do të pasojnë deri në anëtarësimin e plotfuqishëm janë obligim i të gjithë partive politike, ky është interes mbipartiak për qytetarët dhe jo për partitë politike. Partitë politike kanë shumë…
Moskontrollimi i fakteve në tekstet shkollore shkakton dëme të mëdha financiare dhe shoqërore. Shembull për këtë është teksti shkollor “Historia dhe shoqëria për klasën e V”, në të cilin mediat zbuluan më shumë informacione të gabuara. Më 15.12.2022, disa tituj të mediave vunë në dukje gabimin në tekstin shkollor për lartësinë e Mont Everestit prej 29.305 metrave, pas reagimeve të prindërve në rrjetet sociale. Më 16.12.2022, Slloboden Peçat raportoi: “Në tekstin shkollor, ndoshta si gabim teknik që nuk e ka vërejtur asnjëri nga autorët dhe recensentët e nënshkruar, thuhet se fqinji lindor i Republikës së Maqedonisë së Veriut është Shqipëria, kurse fqinji perëndimor është…
Nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Dr. Mahmut Çevik ka lëshuar një mesazh ngushëllimi për Sebaedin Şaban, themeluesin e ADEKSAM, i cili kaloi në mëshirën e Zotit. Nënkryetari i TIKA-s Dr. Mahmut Çevik ka ndarë këtë deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale: “Me pikëllim mësova lajmin për vdekjen e Sebaedin ŞABAN, themeluesit të ADEKSAM dhe MATÜSITEB, të cilat kryejnë veprimtari për forcimin e identitetit turk dhe mysliman Maqedoninë e Veriut dhe për të mbajtur gjallë gjuhën turke në këtë vend. I uroj durim dhe ngushëllime të gjithë dashamirësve të tij, veçanërisht familjes së tij dhe…
(KID) në ambientet e Shkollës së Mesme në Saraj të Shkupit promovoi veprimtarinë letrare, studimore, kritike letrare dhe publicistike të shkrimtarit dhe studiuesit të letërsisë, Ahmet Selmani, i cili ka qenë gazetar, ndërsa sot punon te Agjencia e Zbatimit të Gjuhës. Ahmet Selmani ka lindur më 7 mars 1965 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta për letërsi në Universitetin e Prishtinës. Një kohë të gjatë ka punuar si gazetar i kulturës në të përditshmen “Flaka”, pastaj redaktor i kulturës, redaktor i botimeve, komentator dhe, kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i saj. Deri…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri bëri hapjen solemne të Fakultetit të Mjekësisë Dentare dhe Shkollës së Lartë të Mjekësisë në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik! Në këtë event, Ministri Jeton Shaqiri hapi zyrtarisht Fakultetin e Mjekësisë Dentare dhe Shkollën e Lartë të Mjekësisë së bashku me anëtarë te kabinetit të tij dhe anëtarë te Rektoratit dhe Bordit Ekzekutiv pranë Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik. Ministri Shaqiri shprehu opinionet pozitive dhe dha vlerësime shumë të larta pas vizites në hapësirat ku investime bashkëkohore janë realizuar në shkencat e shëndetit në Universitetin tonë. Nga ky fakultet janë shprehur mkrënjohës për Ministrin Shaqiri dhe kabinetin…
Pas tre muaj dramash dhe debatesh mes kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe këshilltarëve nga VMRO-DPMNE, mbrëmë vonë, me 28 vota “pro”, buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin e ardhshëm, në vlerë prej shtatë miliardë denarë u miratua. Edhe pse pritej bllokadë e qytetit sipas narrativave të këshilltarëve dhe pakënaqësisë me punën e Arsovskës, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së megjithatë votuan për Buxhetin, ndërsa LSDM-ja nuk e përkrahu dhe abstenoi nga votimi. Ky votim është befasues sepse që nga shtatori, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe Arsovskës janë vazhdimisht duke u përleshur, duke akuzuar njëri-tjetrin për krime dhe bllokada, madje kryetari…
Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) regjistroi 17,831 viktima civile në Ukrainë deri më 26 dhjetor, duke përfshirë 6,884 të vrarë dhe 10,947 të plagosur që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia, në një raport të përditësuar të viktimave civile të publikuar të martën, më 27 dhjetor. Shumica e viktimave të regjistruara civile u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me efekte të zonës së gjerë, duke përfshirë granatimet e rënda të artilerisë, sistemet e raketave të shumta lëshuese, raketat dhe sulmet ajrore./Lajmi i plotë.
Për ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Ljupço Nikollovski, viti 2022 do të mbahet mend historikisht për suksesin e fermerëve të duhanit. Ai ka theksuar se viti 2022 është viti në të cilin kemi çmimin më të lartë të blerjes dhe viti kur sasia më e madhe e duhanit të blerë është e klasit të parë, por siç thotë ai, diçka që nuk ka ndodhur që nga pavarësia e vendit e deri më tani. “Kjo tregon se këtë vit kemi një cilësi të shkëlqyer të duhanit, por edhe një marrëdhënie të drejtë nga ana e blerësve, të cilët…
Disa media maqedonase, më 20 dhe 21.12.2022 publikuan tituj me pohimin se “Rusia asnjëherë nuk ka sulmuar askënd”, duke ia atribuar Kremlinit dhe zëdhënësit Peskov. Artikujt i referohen një videoje të TV Rusia 1, e postuar në Twitter më 20.12.2022, në të cilën Peskov thotë se Rusia asnjëherë nuk ka sulmuar askënd. “Por, përkujtojmë se Rusia gjatë historisë së saj asnjëherë nuk ka sulmuar askënd. E Rusia, e cila ka mbijetuar kaq shumë luftëra, është vendi i fundit në Evropë që dëshiron të flasë fare, madje të thotë fjalën “luftë””, deklaroi Peskov në këtë video. Mirëpo, nuk bëhet fjalë për një deklaratë të re, por për deklaratë të vjetër të Peskovit, e botuar më 20.02.2022, katër ditë para fillimit të…
“Opozita dhe veçanërisht VMRO-DPMNE nuk janë të gatshme të përballen me sfidat e mëdha dhe arritjen e qëllimeve strategjike të shtetit – integrimin në BE dhe NATO, dhe kjo shihet nga sjellja e tyre dhe deklaratat e ndryshme të pakoordinuara”, tha deputeti i LSDM, Mile Talevski në “24 Aaliza” në TV24. Ai shtoi se është e nevojshme që të gjithë deputetët të gjejnë një mënyrë të punojnë në interes të qytetarëve për të vazhduar integrimin evropian dhe për të arritur qëllimin e dytë strategjik, që është anëtarësimi në BE. “Kanë rënë në ujë të gjitha gënjeshtrat e opozitës se maqedonasit…
ZORAN BOJAROVSKI Në fund të vitit 2022, ne jemi të kërcënuar me një përmbytje të rëndë të shkaktuar nga lotët e krokodilit nga lakmia e shkretë për dashurinë e ariut. Ky fenomen nuk është i panjohur për publikun tonë, por këtë herë emocioni dhe shpeshtësia e shprehjes së saj meriton vëmendje të veçantë. Për këtë arsye me këtë rast do t’i referohemi tre prej shembujve më të spikatur të shkaqeve të këtij rrëbesh “shiu” lotësh prej krokodili duke shkuar pas ariut. Vendi i parë, natyrisht, i takon anëtarit të ri “komsomol” me mjekër, liderit të së majtës, Dimitar Apasiev, i…

