Grupi mediatik amerikano-kanadez “Vice”, i njohur për gazetarinë e tij të mprehtë ka njoftuar se do të hapë një seli të re rajonale në Riad. Zyrat do të vendosen në lagjen kulturore JAX dhe do të hapet zyrtarisht muajin e ardhshëm, tha grupi mediatik në një deklaratë. Kompania tashmë ka një prani në Riad, pasi hapjes t% një zyre të vogël në JAX në vitin 2017. Vice, i cili liston MBC (kompania mëmë e Al Arabiya) si një nga partnerët e tij, po kërkon të zhvillojë marrëdhënie me partnerët e tjerë në Mbretëri, duke përfshirë Ministrinë e Kulturës, Grupin e…
Author: IM
Ismail Ibishi Ata që arritën te dituria pa mësuar e deri te mësimi pa lexuar, me dije e pa dije u diplomuan e doktoruan. Sot po helmojnë gjithandej shoqërinë tonë, nga shkaku se u paskan përfunduar përfitimet personale, klanore në politikë, të kapur në krim e korrupsion e që tani duheshka t’i kthehen popullit në ndihmë, me frazat e vjetra për ngritjen e mirëqenies së qytetarit, duke e shfajësuar vetveten, duke rënduar e mbetur barrë e shoqërisë. Vetëm te ne e kemi këtë lloj shpëtimtarësh që promovojnë ideologji të së kaluarës (të dështuara) për të shpëtuar të ardhmen e humbur…
Drejtori i Ndërrmarjes Publike “ Parqe dhe Gjelbërime”-Shkup sot solemnisht ka ndar 38 vendime të përhershme pune për puntorët të cilët do të angazhohen për të rregulluar dhe mirëmbajtur parqet në Qytetin e Shkupit. “Drejtori Zuhejr Rexhepi, sot me kënaqësi i ndau Vendimet për punësim me kohë të pacaktuar për gjithsej 38 persona. Të emëruarit të cilët kanë punuar përkohësisht në ndërmarrje për shumë vite, kanë dëshmuar se janë punëtorë të përgjegjshëm andaj me angazhim të drejtorit dhe udhëheqësisë së re si dhe me përkrahje të parezerv të Qytetit të Shkupit përfundimisht u rregullua statusi i tyre. Me këtë vendim…
Dimri i butë u kthye në shpëtimtarin e situatës këtë dimër për europianët; falë motit më të ngrohtë se zakonisht, vendet e kontinentit të vjetër kanë pasur mundësi të konsumojnë më pak gaz nga rezervat që ishin krijuar në pritje të ndërprerjes së furnizimit nga Rusia, e cila ishte furnizuesi kryesor i Evropës me gaz natyror përpara fillimit të luftës në Ukrainë. Kjo ka bërë që çmimet europiane të gazit natyror me shumicë ranë të bien në nivelin e tyre më të ulët që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, që i çoi ato në një shifra rekord…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që VMRO-DPMNE i kërkonte vazhdimisht, nuk u zhvilluan sipas pritshmërive të tyre në vitin 2022. Për këtë temë, Xhabir Deralla, CIVIL, deklaroi se çdo kërkesë e tillë e rëndon në mënyrë të panevojshme sistemin dhe dëmton proceset e filluara. Ai shtoi se në kushtet e krizës ekonomike dhe energjetike, dhe pasojat e agresionit rus ndaj Ukrainës, nga njëra anë, anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE në anën tjetër, më së paku që i duhet shtetit është një shok goditje ndaj sistemit./Lajmi i plotë. https://www.youtube.com/watch?v=6JiVpNTvJco
Sipas të dhënave nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), numri i ukrainasve që janë larguar në vendet evropiane që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia ka arritur në 7,915,287 persona. Një raport i përditësuar i së mërkurës, 4 janar, thotë se që nga 24 shkurti, më shumë se 17 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina për në vendet evropiane dhe më shumë se 9.1 milionë njerëz janë kthyer në Ukrainë. Sipas të dhënave të UNHCR-së, shumica e ukrainasve – 8.6 milionë – kaluan kufirin polak, nga të cilët 1.5…
Drejtori i Fondit Pensional dhe Invalidor nga AlternAtivA, Dritan Bexheti, njoftoi se gjatë vitit 2023 pritet rritje e pensioneve për qindra mijëra pensionistët e vendit. Në vazhdim njoftimi i plotë i drejtorit Dritan Bexheti: “Si drejtor i Fondit Pensional, kam kënaqësinë të informoj se nga 1 marsi do të ketë sërish rritje të pensioneve për mbi 335 mijë pensionistë. Në bazë të metodologjisë së re të miratuar vitin e kaluar, çdo 1 mars dhe 1 shtator të vitit, pensionet harmonizohen me indeksin e shpenzimeve të jetesës (që ndikon me 50% në përcaktimin e shumës së pensioneve) dhe rritjen e pagës…
“Në fund të gushtit, para fillimit të programit të vjeshtës, Opera dhe Baleti Kombëtar u bllokua për shkak të borxheve të vjetra dhe vendimeve ekzekutive. Në Operë dhe Balet ka pasur borxhe nga projekti për renovimin e sallës, si dhe padi nga viti 2012 deri në vitin 2014 për ikebana të papaguara, fatura të papaguara në studio etj., tha ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska në TV Sitel. Ajo shtoi se në atë moment këto borxhe kanë arritur te përmbaruesi dhe duhet të paguhen, për këtë arsye Ministria e Kulturës ka kërkuar nga Qeveria që të ndërhyjë. “Qeveria erdhi të na…
Më poshtë e gjeni reagimin e eAleanca për Shqiptarët – Dega Strugë: Viti i Ri erdhi me vetura të reja, luksoze për Ramiz Merkon dhe klanin e tij Përderisa ne, qytetarët e zakonshëm përcjellim mesazhe URIMI dhe GËZIMI për nder të festave të Vitit të Ri 2023, familjarët e “TREKËNDËSHIT të BERMUDES” – të Strugës, qytetarëve Struganë Gëzuar Vitin e Ri 2023, jua bënë me makinat e tyre modele të vitit 2023, të cilat mund të kenë kosto nga 130.000,00 Euro deri në 150.000,00 Euro. Për të blerë një të tillë nga një punëtor me rrogë mesatare prej 400,00 Euro,…
Agjencia Evropiane e Sigurisë Ushqimore njoftoi javën e kaluar se Evropa ka vuajtur nga shpërthimi më shkatërrues i gripit të shpendëve në histori për më shumë se një vit. Më shumë se 50 milionë kafshë u vranë në fermat e infektuara dhe me fillimin e dimrit, intensiteti i virusit u dyfishua. Gripi i shpendëve u konfirmua të premten në një fermë pulash në komunitetin Brod, në rajonin çek të Taçovsk. Kjo është deri tani epidemia më e madhe e gripit të shpendëve në Republikën Çeke, dhe në fakt më fatale në historinë e Evropës. Në fund të vitit 2022, Administrata…
Programi zviceran për rritjen e punësueshmërisë në treg – IME, synon të forcojë sektorin e biznesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke krijuar një mjedis të favorshëm në tre sektorë që janë identifikuar si sektorë me potencial për zhvillim: Agrobiznes i qëndrueshëm, Turizëm aktiv si dhe Informim dhe Komunikim eknologjik (TIK). Për këto kemi biseduar me drejtorin e programit IME, Goran Damovski për idetë, aktivitetet aktuale dhe planet e veprimit të Programit zviceran për rritjen e punëtorëve në treg./Intervista e plotë.
Dr. Adnan Tekşen Fjala politikë e ka prejardhjen nga greqishtja e lashtë. Do të thotë rruga, metoda që ndiqet për administrimin e polisit, domethënë të qytet-shtetit. Ka edhe një kuptim metaforik, si metodë dhe qasje për ta bindur tjetrin. Ky kuptim shpreh një përpjekje për kompromis e marrëveshje. Por mos u shqetësoni: Nuk kam ndërmend t’ju lodh me gërmime etimologjike e enciklopedizma. Sot politika është fenomen që ka përfshirë çdo hapësirë të jetës. Në sistemet shumëpartiake, politika si koncept trajtohet rreth partive ose palëve. Për shoqëri si e jona që nuk e menaxhojnë dot modernizimin e tyre përmes kulturës së…

