Nga Kim Mehmeti Mediat e Shqipërisë raportojnë për pastruesen që zonjës së shtëpisë ku ka shërbyer ia ka vjedhur me qindra mijë euro. Ndërkohë del se e dëmtuar është një hajdute e rangut të ulët në taborin e hajnave të ‘Rilindjes’’ dhe si e tillë nuk e ka ditur se kur e plaçkitin hajdutin, ai nuk ankohet por vetëm ua ndërron vendin parave të vjedhura. Pra nuk ka vepruar ashtu si shumë hajna të tjerë nga vëllazëria e saj hajdutësh. E në të vërtet i gjithë ky rrëfim hajdutërie shpërfaq atë që dihet: se Shqipëria kalbet, se ajo është bërë…
Author: IM
Rusia rrezikon të dështojë, sipas ekspertëve të politikës së jashtme në një raport të Këshillit Atlantik që parashikon gjithashtu se Kina do të pushtojë Tajvanin brenda dekadës së ardhshme, sipas Financial Times. Gati gjysma e ekspertëve kryesorë të politikës së jashtme besojnë se Rusia do të dështojë si shtet ose do të shpërbëhet deri në vitin 2033, ndërsa një shumicë e madhe pret që Kina të përpiqet të marrë Tajvanin me forcë, sipas një sondazhi të ri të Këshillit Atlantik që sugjeron një dekadë trazirash globale. 46% e 167 ekspertëve thanë se dështimi ose shpërbërja e Rusisë mund të ndodhë…
Ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski dje është dërguar në burgun e Prilepit. Ish-sekretari i Komunës së Manastirit, Sllobodan Bonçanovski, është dërguar në burgun e Manastirit. Taleski duhet të vuaj dënimin me katër vjet për rastin “Transporter”. Sipas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit, Taleski dhe Bonçanoski janë të vetmit të dënuar me burg në rastin “Transporter”. Apeli i ndryshoi dënimet me burg për disa prej transportuesve në dënime me kusht. Taleski dhe Bonçanovski janë në arrest shtëpiak që nga vera e vitit 2016 me ndërprerje deri dje, ish-kryetari i komunës duhet të vuajë edhe 4 vjet burg,…
Kompanitë, veçanërisht në industrinë ushqimore, e nisën këtë vit me kosto shumë më të lira sa i përket energjisë elektrike, gazit dhe benzinës. Në kuadër të masave të qeverisë kundër krizës, mbi 230 kompani që prodhojnë produkte ushqimore bazë paguajnë që nga muaji i kaluar energjinë elektrike të subvencionuar, me dyfishin e çmimit më të ulët, çka duhet të shkaktojë edhe uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në vend. Duke qenë se këto kompani paguajnë dyfishin e çmimit të energjisë elektrike se çmimi i tregut, duhet dhe duhet të ulin ndjeshëm çmimin e bukës, vajit, produkteve të qumështit, si…
Tema, përkatësisht rasti i takimit jozyrtar të sotëm të kryeministrit shqiptar Edi Rama me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut mbetet e paqartë. Dje nga zyra e kryeministrit shqiptar thanë për CIVIL Media se takimi ka qenë normal, joformal dhe konsultativ. “Po, do të ketë një takim në Tiranë, është rënë dakord, por nuk ka plan apo axhendë të veçantë. Është thjesht një takim i zakonshëm, joformal, një konsultim normal”. Gama e çështjeve që pritet të diskutohen në takim është e gjerë – perspektiva e proceseve integruese, ndryshimet kushtetuese në RMV dhe mbështetja e tyre nga partitë…
Ukraina e ka quajtur pretendimin rus se qindra ushtarë ukrainas u vranë në një sulm si “propagandë”. Moska ka pretenduar, pa dhënë asnjë provë, se një “sulm masiv raketor” në qytetin lindor të Kramatorsk kishte vrarë më shumë se 600 forca ukrainase. Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase ka thënë se ishte në hakmarrje për një sulm ukrainas në një bazë ruse që vrau dhjetëra ushtarë rusë në ditën e Vitit të Ri. Por, ushtria ukrainase thotë se kjo është e pavërtetë. “Kjo është një tjetër pjesë e propagandës ruse”, ka thënë për BBC Serhiy Cherevati, një zëdhënës i ushtrisë ukrainase.…
TVSH-ja ime si model i suksesshëm për zvogëlimin e ekonomisë gri dhe mbledhjen më të lartë të taksave – Qytetarët do të mund të marrin rimbursim deri në 8.400 denarë për person në vit, në vend të 7.200 më parë. Përmes masës “TVSH-ja ime”, e cila është promovuar para disa vitesh, deri më tani janë kthyer mbi 4,2 miliardë denarë, përkatësisht 68,3 milionë euro. Si shteti ashtu edhe qytetarët janë të kënaqur me masën e TVSH-së ime. Kënaqësia është e dyanshme duke pasur parasysh se ka një mbledhje më të mirë të taksës, sepse qytetarët më shpesh kërkojnë kupona fiskale…
Deputeti Skender Rexhepi ka reaguar ndaj paralajmërimit për takim të liderëve të partive politike shqiptare në Maqedoni me kryeministrit e Shqipërisë Edi Rama, përcjell TV21. Rexhepi thotë se liderët duhet të takohen me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pasi sipas tij Rama nuk ka legjitimitet të mbledh partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni. “JO EDI RAMA POR ALBIN KURTI !!!Nga thënia e njohur “ Hajt se ia dëgjon zërin nesër”, mund ta kuptojmë edhe qëllimin e thirrjes nga Kryeministri i Shqipërisë për takim “liderësh” nesër në Tiranë. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë të freskët përvojën nga kjo thënie e njohur…
Pas publikimit të pamjeve ku zëvendësministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi, u pa në ambientet e një suite presidenciale në Stamboll që kushton 20 mijë euro nata, një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e Tv Ora. Personi, i cili për momentin nuk do të bejë publik identitetin e tij sepse pritet të marrë mbrojtje nga drejtësia, ka disa audiopërgjime ku përfshihen zyrtarë të niveleve më të larta në Maqedoninë e Veriut. https://www.youtube.com/watch?v=H0K7Xnh0Nuc Sipas personit që posedon audiopërgjimin që lidhet më kontrabandën e lëndëve narkotike, ai ka komunikuar fillimisht me Trajçe Zaev, duke e venë në dijeni…
Me datë 24 dhjetor të vitit që lamë pas “Qendra Myslimane Shqiptare Amerikane” për Nju Xhersi dhe Nju Jork realizoi promovimin e librit “Problemi shqiptar në RS të Maqedonisë 1966-1974” të historianit nga Shkupi Dr. Qerim Lita botuar nga ShB Logos-A. Në këtë ngjarje u përfshinë personalitete të ndryshme nga jeta kulturore dhe fetare, njerëz të biznesit si dhe veprimtarë të shquar të komunitetit shqiptarë në ShBA. Të pranishmëve në cilësinë e nikoqrit iu drejtuar veprimtari nga Shkupi Dr. Rufat Halili i cili ndër tjerash uroi autorin dhe çmoi lartë punën intelektuale që ai kryen. Madje ai, theksoi rëndësinë që…
25 kampe torture janë zbuluar nga autoritetet ukrainase në zonën përreth qytetit lindor të Ukrainës, Kharkiv, që nga çlirimi i tij nga pushtimi rus. Shefi i Policisë Rajonale, Volodymyr Timoshko ka thënë se në këto kampe trupat ruse kanë ndaluar dhe torturuar civilë në kushte çnjerëzore, shkruajnë mediat e huaja. https://www.youtube.com/watch?v=buYnQPDDFzk “Në këto kampe, trupat ruse ndaluan dhe torturuan civilë në kushte çnjerëzore. Disa nga të burgosurit i ishin nënshtruar goditjeve elektrike dhe të tjerët kishin thyer gishtat”, deklaroi ai. Zona përreth Kharkiv është pushtuar nga trupat ruse për muaj të tërë. Ata u tërhoqën vetëm në fillim të shtatorit…
Kryengritje nga mbështetësit e Bolsonaros, mbi 400 të arrestuar Policia braziliane ka rimarrë kontrollin e Kongresit, pasi mbështetësit e ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro e sulmuan atë. Nga kaosi i shkaktuar nuk ka raportime për viktima apo të lënduar, por dëmet janë të mëdha, ku një pjesë e madhe e xhamave, dritareve, dyerëve dhe mobiljeve janë shkatërruar. Policia fillimisht ishte “shumë e durueshme” dhe “jo shumë agresive” me protestuesit në Brasilia përpara se të ndodhte sulmi, thuhet nga raportimet e mediave braziliane. Carlos Alexandre de Souza, redaktor politik i gazetës, “Correio Braziliense”, thotë se oficerët u përpoqën të…

