Author: IM

Eksportet bujqësore në rajonin e Ballkanit dhe Bashkimin Evropian nga Shqipëria u rritën në mbi 473 milionë euro gjatë vitit 2022, vlera më e lartë ndonjëherë. Krahasuar me vitin 2021, eksportet bujqësore u rritën me 15,6% në vëllim dhe 18,1% në vlerë, sipas shifrave të ministrisë. Kjo rritje është nxitur nga investimet në zinxhirët e eksportit dhe pikat e grumbullimit të magazinimit, sipas EURACTIV. Kjo ishte edhe për shkak të rritjes së prodhimit dhe eksportit të perimeve të gjelbra. “Sipas statistikave, eksportet e zarzavateve kanë rezultuar me rritjen më të madhe në qarqet me bujqësinë më intensive në vend, si…

Lexo më Shumë

Autoritetet angleze kanë vlerësuar se një piruni plastik i duhen 200 vjet për t’u shkatëruar, gjegjësisht dy shekuj në deponi ose duke ndotur oqeanet. Takëmet dhe pjatat plastike për një përdorim do të ndalohen në Angli si pjesë e përpjekjeve për të luftuar ndryshimet klimatike, raportojnë mediat lokale. Ky vendim vjen pas një konsultimi për këtë çështje të udhëhequr nga Departamenti për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale (Defra) i cili u zhvillua nga nëntori 2021 deri në shkurt 2022. “Një piruni plastik i duhen 200 vjet për t’u shkatëruar (asgjësuar), kjo është dy shekuj në deponi ose duke ndotur oqeanet…

Lexo më Shumë

Nesër, pensionistët në llogaritë e tyre do të marrin pagesën e dytë të mbështetjes financiare për pensionistët me pensione më të ulëta prej 14.000 denarë nga gjithsej katër pagesa, gjegjësisht mbështetje financiare në kohëzgjatje prej katër muajsh. Muajin e kaluar me pagesën e pensionit të dhjetorit mbështetje financiare prej 1.500 denarë kanë marrë 62.951 persona, pensioni i të cilëve është deri në 11.525 denarë, ndërsa 750 denarë kanë marrë 65.704 persona, me shumën e pensioneve nga 11.526 deri në 14.000 denarë./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë

322 ditë nga pushtimi i Rusisë. Gjatë kësaj nate, shteti terrorist i Federatës Ruse dhe vendi anëtar i OSBE-së ka lëshuar më shumë se 40 raketa në territorin e komunitetit Kutsurub, rajoni i Mykolaiv-it, njoftoi në Twitter ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Larisa Dir. https://twitter.com/dir_larysa/status/1613123673522577409?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1613123673522577409%7Ctwgr%5E182c78dc6433b6406f68683b92b155d7a0918701%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fcivilmedia.mk%2Flarisa-dir-nitu-edna-zemja-vo-svetot-nema-pravo-da-go-narushuva-suverenitetot-i-teritorijalniot-integritet-na-drzhavite%2F Asnjë vend në botë nuk ka të drejtë të cenojë sovranitetin/integritetin territorial të shteteve, i cili gjendet në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Vendosja e një paqeje reale dhe të drejtë për Ukrainën është e pamundur pa parakushtin e saj kryesor – tërheqjen e plotë të forcave pushtuese ruse nga Ukraina, shkroi Dir në Twitter.…

Lexo më Shumë

Të paktën 47 njerëz kanë humbur jetën që prej nisjes së protestave më 7 dhjetor kur demonstruesit kundërshtonin qeverinë e instaluar pas shkarkimit të ish-presidentit Pedro Castillo. Demonstruesit kërkojnë zgjedhje të reja dhe lirimin e Castillo, ish-mësues shkolle, sindikalist dhe fitues surprizë i zgjedhjeve në 2021. Në kryeqytetin Lima, që duket se jeton jashtë realitetit të pjesës tjetër të vendit, qeveria e drejtuar nga Dina Boluarte, ish-zëvendësja e Castillo ka shtuar fuqitë e policisë për të ndaluar protestat. Por demonstratat po intensifikohen në 31 provincat e vendit, në kundërpërgjigje të dhunës së policisë që la 18 të vdekur vetëm të…

Lexo më Shumë

Jetesa kudo po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, teksa pothuajse gjithçka është shtrenjtuar, që nga karburanti, ushqimet, restorantet e shërbimet e tjera. Numbeo, databaza më e madhe e të dhënave të kostove në botë, ka publikuar indeksin e kostos së jetesës për vitin 2023. Indeksi i kostos së jetesës (pa qiranë) është tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë sendet ushqimore, restorantet, transportin dhe shërbimet komunale. Indeksi i kostos së jetesës nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose hipoteka. Indeksi llogaritet në raport me qytetin e Nju Jorkut (NYC). Që do të thotë se për…

Lexo më Shumë

Eurodeputeti nga Bullgaria, Angel Dzhambaski, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se Serbia duhet ta kuptojë këtë gjë. Ai theksoi se veprimet shoviniste të Aleksander Vuçiqit i ngjajnë atyre të presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit. Dzhambaski shtoi se nuk duhet lejuar përshkallëzimi i situatës dhe hapja e një fronti në Ballkanin Perëndimor.

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, prezantoi në konferencë për media pagesat për ndihmën shtetërore për vitin 2022. Siç theksoi zv.kryeministri Bytyqi, sipas planit për rritje ekonomike të përcaktuar në vitin 2017, këtë vit janë mbështetur gjithsej 645 kompani. “Këtë vit, si mbështetje e përgjithshme financiare shtetërore në bazë të Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve dhe Ligjit për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore është paguar shumë rekord prej 45 milionë eurosh. Kemi fshirë dallimet ndërmjet kompanive vendase dhe të huaja. Sot të gjitha kompanitë që operojnë…

Lexo më Shumë

Mosmarrëveshjet e çifteve bashkëshortore jo rrallëherë dalin nga kontrolli. E për pasojë situata mund të eskalojë edhe në dhunë fizike. Një rast i tillë ka ndodhur të marten në Rahovec. Në një familje në rrugën “Selim Berisha” gruaja e ka rrahur burrin. Rasti u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj. Ai tha se e dyshuara është shoqëruar në polici. “Me vendim të Prokurorit është dërguar në strehimore”, tha Elezaj. Klankosova.tv mëson se e dyshuara e ka goditur burrin e saj me kabllo te telefonit.

Lexo më Shumë

Naser Xhemaili nga Tetova, me profesion veteriner teknik, së shpejti edhe jurist, që i vogël është marrë me blegtori. “Blegtoria është biznesi ynë familjar, unë jam brezi i katërt i përfshirë në blegtori dhe jam i vendosur të vazhdoj ta zhvilloj fermën pavarësisht pengesave të mëdha. “Katër vite më parë, ne filluam të merreshim me turizmin rural, hapëm një klub kuajsh dhe organizojmë xhiro me kuaj në të gjithë Malin Shar”, tha Naser. Ferma e Naserit dhe familjes së tij, “Biofarma 1 Mai”, ka 4080 dele dhe më shumë se 50 kuaj dhe siç thotë Naseri është e vetmja në…

Lexo më Shumë

Me ndryshimet e fundit në seksionin e transparencës të kompanisë “Meta” vitet e fundit, është shtuar opsioni për të kontrolluar vendndodhjen e personave që redaktojnë faqen e Facebook-ut që publikon postimet në këtë rrjet të njohur, kështu që nëse hapet faqja e fansave të ish-kryeministri dhe refugjati Nikolla Gruevski, mund të vërehet se postimet e tij në Facebook i publikojnë 2 persona, të dy llogaritë që punojnë në fan page janë nga Maqedonia./Lajmi i plotë.

Lexo më Shumë