Tregu i drithërave dhe vaji i farave ende ndikohet nga faktorë të ndryshëm. Çmimi i grurit shënoi rritje, dhe fundi i javës së kaluar solli qetësi. Në fillim të kësaj jave në MATIF të Parisit, gruri i Marsit u tregtua në vlerë prej 287.50 euro për ton. Ndikimin më të madh e kanë pasur zërat për kërkesën nga Maroku, i cili është destinacioni më i madh i eksportit të grurit nga Bashkimi Evropian, por edhe rritja e eksporteve drejt Shteteve të Bashkuara, sipas Reuters. “Ndërsa tendenca e forcimit të euros kundrejt dollarit gjithashtu u lehtësua, gruri i Parisit shënoi javën…
Author: IM
Këtyre ditëve janë duke u zhvilluar bisedime intensive për përfshirjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Ajo që përflitet në media është se Aleancës do t’i ofrohet Ministria e Shëndetësisë. Nga Alternativa mësojmë se ekziston gatishmëri te kryetari i Alternativës, Afrim Gashi për kompromis për këtë dikaster. Por, ky kompromis nuk nënkupton edhe lëshimin e resorit të shëndetësisë, njofton Nistori. “Nëse kryeministri Dimitar Kovaçevski me të vërtetë është i pakënaqur nga puna e ministrit Bekim Sali, atëherë Alternativa do të mund të pajtohet me ndërrimin e tij dhe në vend të tij, udhëheqësia do ta propozojë deputetin dhe profesorin në…
Propaganda ruse po përhap një histori të rreme duke pretenduar se në Ukrainë, një nga elementët kimikë u riemërua. Propagandistët pretendojnë se elementi kimik “Moskovium”, i cili ishte përfshirë në tabelën me numër 115 në vitin 2016, u riemërua në “Ukrainium”, transmeton Ukrinform. Mediat e Kremlinit, kanalet pro-ushtarake Telegram dhe llogaritë pro-ruse në Twitter kanë shpërndarë foto të një tabele periodike të elementeve kimike që supozohet se janë prodhuar në Ukrainë, ku njëri prej elementëve quhet “Ukrainium”./Lajmi i plotë.
Zoran BOJAROVSKI “Nuk do të lejohet asnjë incident. Policia e Maqedonisë po ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme dhe do të sigurojë nderimin që i takon të madhit tonë Goce Dellçev”, tha Oliver Spasovski. “Do të marrë të gjitha masat që personat që do të vijnë nga Bullgaria në atë festë të mos shkaktojnë provokime apo ngjarje të padëshiruara. Ne kemi arritur marrëveshje që do të ndërmerret gjithçka që disa njerëz të mos ndezin situatën, por pa problem dhe herët e para t’i bëjmë me respekt ndaj një personi historik si Dellçevi”, tha Demerxhiev. Me deklaratat para gazetarëve…
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka lënë të kuptohet për herë të parë të mërkurën se Beogradi mund të ndryshojë kurs dhe të vendosë sanksione kundër Rusisë, që është një nga kërkesat kryesore të BE-së që Serbia të avancojë në negociatat për anëtarësim në BE, raporton EUROAKTIV. Në një intervistë ekskluzive me EUROACTIV Serbia, Daçiç, një veteran prej më shumë se 30 vitesh në politikën e nivelit të lartë, tha se Serbia, një kandidate për BE që nga viti 2012, udhëhiqej kryesisht nga një vlerësim i asaj që ishte në interesin e saj më të mirë.…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka plan për të siguruar shënimin e përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, ndërsa lidhur me atë se kush hyn në shtet MPB-ja e respekton Ligjin për të huajt, ku ekziston dispozita sipas së cilës një qytetar i një shteti tjetër që paraqet rrezik mund të mos lejohet të hyjë në shtet. Duke i`u përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me atë se sa shtetas bullgarë pritet të vijnë në shënimin e përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, Kovaçevski tha se të gjitha numrat, shërbimet e…
Rritja e prodhimit të energjisë elektrike është bazë që në periudhën e ardhshme të kemi ulje të mundshme të energjisë elektrike, theksoi Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski në panelin diskutimin e sotëm “Maqedonia e Veriut si qendër e gjelbër energjetike – si të shndërrohet kriza në mundësi”. Kryeministri theksoi se strategjia e Qeverisë si dhe ekspertët e angazhuar në sektorin energjetik kanë kontribuar në rritjen e prodhimit të energjisë elektrike, e me këtë edhe në uljen e çmimit të energjisë elektrike. “Vitin e kaluar EMV-ja arriti që të rrisë prodhimin e energjisë elektrike për 20% në krahasim me një vit…
Ka ide të cilat janë prezantuar nga disa organizata, analistë dhe tink-tanke posaçërisht nga Parisi dhe Viena. Ka individë të cilët e promoojnë idenë që të jepet datë më e shpejtë për anëtarësim të shteteve nga Ballkani Perëndimor, por me derogime të caktuara atipike, të ngrihen të drejta të caktuara në pesë apo 10 vitet e para, si e drejta e vetos apo e drejta e komisionoerit, theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në TV 24, transmeton Portalb. Ai theksoi se, ajo është ide për të cilën ia vlenë të bisedohet, sepse për Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme…
Studiuesi Zharko Trajanoski foli për temën “Dezinformimi rus dhe prorus në Maqedoninë e Veriut: Narrativi dhe studimet e rasteve”, në tryezën e organizuar nga Instituti për Media dhe Analitikë IMA më 26.01.2023. Trajanoski kujtoi narrativat ruse dhe pro-ruse në periudhën deri në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, narrativat pas anëtarësimit në NATO po ashtu edhe për linjat e ndjekuara të transmetimeve aktuale ruse pas vazhdimit të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës në vitin 2022./Lajmi i plotë. https://youtu.be/4r3syNUDyTo
Instituti për Media dhe Analitikë IMA organizoi një panel diskutimi “Dezinformimi rus në Maqedoninë e Veriut: Narrativi dhe studimet e rasteve”, që u mbajt më 26 janar 2023 (e enjte) në Brutalisk në Shkup. Paneliste e parë ishte Rosana Aleksoska, menaxhere e programit “Lufta kundër lajmeve të rreme dhe narrativave” nga Asociacioni qytetar “MOST”. Aleksoska fillimisht theksoi rëndësinë e narrativave dhe lidhjen mes tyre dhe mënyrën se si mendojnë njerëzit: “Rrëfimet ruse, d.m.th. operacionet për ndikim, dezinformim dhe propagandë, nuk janë të reja, e kjo do të thotë se nuk kanë filluar nga fillimi i agresionit brutal kundër Ukrainës, por…
Kryeministri ukrainas Denis Shmihal tha për Politiko se Ukraina ka një plan për të hyrë në Bashkimin Evropian në dy vitet e ardhshme. “Ne kemi një plan shumë ambicioz për të hyrë në Bashkimin Evropian në dy vitet e ardhshme. Pra, presim që këtë vit, në vitin 2023, ta kemi këtë fazë të negociatave të para-anëtarësimit”, tha ai. Ambasadori i BE-së në Ukrainë, Mati Masikas, thotë se Brukseli po diskuton përparimin e Ukrainës në punën për rekomandimet e BE-së në lidhje me dhënien e statusit të kandidatit në BE. Në Samitin Ukrainë-BE, që do të mbahet më 3 shkurt në…
Klubi i hendbollit Maqedonia Gjorçe Petrov nga vendbanimi me të njëjtin emër në Shkup po kalon një kalvar të vështirë të pasi mbetën pa sallë për stërvitjet dhe ndeshjet në pjesën e dytë të ligës së parë të hendbollit të Maqedonisë. Salla sportive në shkollën e mesme “Koço Racin”, të cilën e kanë shfrytëzuar me vite, nuk e kanë më në dispozicion, pasi kryetarja Danela Arsovska dhe Qyteti i Shkupit vendosën ta nxjerrin jashtë përdorimit, pasi siç u thanë në klub, ishte jofunksionale dhe e pasigurt për garat e ardhshme, ndonëse palestra ka vite që i plotëson kushtet për zhvillimin…

