Plani për një përplasje mes maqedonasve dhe bullgarëve dështoi sikurse një 27 prill i ri. Seria e statuseve nxitëse në Twitter të politikanëve opozitarë në Maqedoni për të gjallëruar një masë më të madhe qytetarësh la të kuptohej se do të luhej një skenar i ri i tipit të 27 prillit, por këtë herë i mbështetur fuqishëm nga strukturat nacionaliste në Bullgari, me shumë gjasa faktor i jashtëm që së bashku po tentojnë t’ia bllokojnë rrugën Maqedonisë drejt BE-së dhe të rrëzojnë qeverinë progresive në Maqedoni./Lajmi i plotë.
Author: IM
Përkundër njoftimeve disajavore për incidente, provokime dhe tensione, përkujtimi i sotëm i 151-vjetorit nga lindja e Goce Dellçev. Pjesëtarët e MPB-së nuk lejuan përshkallëzimin e atmosferës së tensionuar në pikën kufitare Deve Bair dhe incidente të mundshme madhore në territorin e Maqedonisë. Në Shkup dështuan edhe njoftimet për incidente dhe provokime gjatë festës./Lajmi i plotë.
Asim Beqiri Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, mbrëmë shfrytëzoi takimin me banorët dhe aktivistët e Komunës së Tearcës që të promovoj frymën Ahmetiane dhe Ahmetismin si fenomen dhe tha që të gjithë ata që reshtohen pas Ali Ahmetit janë Ahmetist. Në mes tjerash Grubi tregoi se si me një telefonat ka vendosur që Qeveria të aprovoj fonde qeveritare dhe të realizohen projekte miliona euroshëve në Çair, Likovë, Haraçinë, Kërçovë, Dibër, Strugë etj. Por Grubi në fjalimin e tij nuk përmendi as edhe një investim për Komunën e Tearcës, por tregoi që edhe kryetari i Komunës së Tearcës-Nuhi Neziri ju bën…
Sot do të vazhdojnë bisedimet përfundimtare për hyrjen e ASH-së në qeveri. Siç mëson ekskluzivisht TetovaSot nga burime të besueshme brenda ASH-së, kryetari i ASH-së, Arben Taravari dhe kryeministri DImitar Kovaçevski do të finalizojnë marrëveshjen dhe ndarjen e resorëve që do ti merr ASH-ja në bashkëqeverisje me LSDM-në, BDI-në, PDSH-në dhe Alternativën. Nga ana tjetër Portali TetovaSot javë më parë publikoi edhe ofertën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski drejtuar ASH-së dhe Arben Taravarit. Oferta e kryeministrit Kovaçevski siç mëson TS nga burime partiake të ASH-së është e pëlqyeshme që ASH-së ti takojë Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Drejtësisë dhe dy…
Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zejdi, sonte ka mbajtur një tubim me qytetarët në Shkup nën moton “Llogaridhënie para qytetarëve”. Më poshtë e gjeni shkrimin e Zejdit: “LLOGARIDHËNIE PARA QYTETARËVE Të dashur qytetarë.. Ju faleminderit për prezencën masovike në takimin e llogaridhënies sime para jush. Do të mbetem zëri juaj besnik në gjithë rrugëtimin tonë politik deri në arritjen e mirëqenies sonë shoqërore. Zoti qoftë me ju gjithmonë…”
Lidhja e Matematikanëve të Maqedonisë, sot në garën e matematikës ka diskriminuar nxënësit shqiptarë duke mos u ofruar testet në gjuhën shqipe, me çka i ka vënë në një garë të pabarabartë nxënësit shqiptarë me ata të komunitetit maqedonas, shkruan Nistori. Sipas prindërit Shpëtim Nuredini, prindërit e nxënësve shqiptarë i kanë tërhequr fëmijët e tyre nga nga gara dhe kanë protestuar para objektit të LMM-së. “Kjo është pasqyra e shëmtuar para shkollës Shën Klimenti i Ohrit në Butel ku, nxënësit shqiptar u përbuzën nga Lidhja e Matematikanëve të Maqedonisë Сојуз на математичари на Македонија – СММ. Përkatēsisht, kjo organizatë nuk kishte sjellë…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) nuk do të lejoj hyrjen në territorin e Maqedonisë personave të cilët nuk do ta respektojnë shtetin dhe popullin, kështu u shpreh në “360 Gradë”, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. I pyetur nëse MPB-ja është e gatshme që dikujt të mos i lejoj hyrjen në vendin tonë, Spasovski thotë: “Po, është e përgatitur që të ndaloj secilin që nuk do të respektoj këtë shtet dhe këtë popull…nëse bëhet fjalë për shënim të përvjetorit, kjo duhet të bëhet me dinjitet, dhe nderi dhe respekti ndaj atij kolosi duhet të jetë nga të gjithë”, deklaroi, Oliver…
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski i ftuar në “360 Gradë” në Alsat deklaroi se ekzistojnë struktura të caktuara të cilat dëshirojnë që në shënimin e nesërm të 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, të krijojnë tensione. Sipas tij, MPB-ja do të ndërmerr të gjitha masat që ky manifestim të kaloj në mënyrë sa më dinjitoze, shkruan Alsat. “Ekzistojnë struktura të tilla të cilat nuk do të dëshironin që të kemi një shënim të qetë të këtij përvjetori, dëshirojnë që sërish të krijohen tensione, dhe në një far forme këto struktura radikale këtë e bëjnë për qëllime të tyre”, deklaroi…
Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Fatmir Limanit: KRIMI I ORGANIZUAR Kryesor, për licencën e dytë të LOTARISË në MAQEDONI është kompania “NOVOMATIK”. E gjitha fillon me Kazinon në Gjevgjeli, që drejtohet nga GRAF me bashkëpuntor TAL SILBERSTEIN, me përkatësi Hebraike, i cili harton strategjinë e veprimeve politike të BDI-së. Njeriu, i cili BDI-së, i mësoi marifetin e mashtrimeve të mëdha që përmes reklamimit në 3-D, të paraqesi si të realizuara projektet në imagjinatë-dëshirën e njerëzve. Dhe përmes gënjeshtrave të sigurojë pushtetin Diktatorial, të cilin e ushtrojnë ndër vite. E gjitha kjo e finansuar nga fonde që burimet…
Numri i ushtarëve rusë të vrarë dhe të plagosur në Ukrainë po i afrohet 200,000, një simbol i qartë se sa keq ka shkuar pushtimi i Presidentit Vladimir Putin, sipas zyrtarëve amerikanë dhe të tjerë perëndimorë. Megjithëse zyrtarët paralajmërojnë se viktimat janë të vështira për t’u vlerësuar, veçanërisht pasi Moska besohet se numëron në mënyrë rutinore të vdekurit dhe të plagosurit në luftë, ata thonë se masakra nga luftimet në dhe rreth qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut dhe qytetit të Soledarit, është rritur shumë ./Lajmi i plotë.
Një mafioz i dyshuar që kaloi 16 vjet në arrati është arrestuar në Saint-Etienne në Francën qendrore, tha Interpol. Edgardo Greco (63), një anëtar i dyshuar i mafies kalabreze – ‘Ndrangheta – u arrestua të enjten në mëngjes. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për dy vrasje të kryera në janar 1991 dhe një tentativë vrasje në korrik 1991./Lajmi i plotë.
Administrata ushtarake rajonale e Donetskut publikoi një video në llogarinë e saj në YouTube që tregon pasojat e sulmit me raketa të natës në Kramatorsk, ku një ndërtesë banimi katërkatëshe u shkatërrua më 1 shkurt./Lajmi i plotë. https://www.youtube.com/watch?v=jc7matEDblw

