Derisa rritja e çmimeve mbledh një kafshatë në rritje nga kuleta e amerikanëve, sekretarja amerikane e thesarit, Janet Yellen, ka pranuar se vitin e kaluar ajo ka gabuar për “rrugën ku do të merrte inflacioni”, transmeton Anadolu Agency (AA). “Ka pasur goditje të paparashikuara dhe të mëdha në ekonomi që kanë rritur çmimet e energjisë dhe të ushqimeve, si dhe pengesa të furnizimit që kanë ndikuar keq në ekonominë tonë, që në atë kohë nuk e kuptoja plotësisht”, pranoi Yellen në një intervistë të transmetuar nga CNN. Inflacioni amerikan në muajin mars arriti në nivelin më të lartë në më…
Author: Emad
“Të qash me gra Zajazi” është zhargon popullor për raste të rënda që përdoret e edhe për shaka. Nisur nga kjo, nënkryetari i ASH-së dhe kreu i Gostivarit, Arben Taravari u ka apeluar zyrtarëve të BDI-së që në vend të festës të paralajmëruar gjatë fundjavës, të shkojnë për të nisur vajin nga Zajazi, vendlindja e liderit të tyre, Ali Ahmeti. Me ironi Taravari pyet se mos vallë kjo festë e BDI-së vjen për shpërnguljen e afro gjysëm milioni rini, vrasjet, krizës, krimit, shantazhet e korrupsionit që ka kapluar vendin, apo për djegien e gjallë të banorëve të Tetovës në spitalin…
Shkruan: Fitim Nuhiu Politikën në Preshevë nuk them se e përcjell qysh herët, me thënë të drejtën nuk më interesonte aq shumë, herë pas here përcillja ndonjë seancë të kuvendit mirëpo nuk më bëntë kurioz edhe aq shumë të ndiqja belbëzimet dhe recitimet e zymta e me letër të këshilltarëve të asaj kohe. Edhepse është shumë herët të analizohet dhe vlerësohet figura e Shqiprim Arifit në skenën politike, sepse akoma është në proces të aktivitetit të tij, vlerësimet e mia po i bëj deri në ditën që është shkruar edhe ky shkrim. Falë keqqeverisjes, zhvatjes së parasë publike – parasë…
Ardit MEHMETAJ “Kthimi i Filip Llatinoviqit” është romani i parë i shkrimtarit të mirënjohur kroat, Miroslav Kërlezhës. Ky roman është roman për artistin ose i njohur si Künstlerroman, i cili dallon në disa tipare nga Bildungsromani. Tipari kryesor është se tek Künstlerroman protagonisti refuzon jetën e përditshme, kurse tek Bildungsroman protagonisti pranon të jetë qytetar i zakonshëm si të tjerët. Ky tipar i heroit përveç tek romani “Kthimi i Filip Llatinoviqit”, del të jetë i pranishëm edhe në letërsinë shqipe, konkretisht në periudhën e letërsisë moderne, ku kemi heronj si Doda tek tregimi “Gjaku” i Ernest Koliqit, Nushi tek tregimi…
Një stuhi me reshje të dendura shiu, breshër dhe bubullima, ka goditur pasditen e sotme Tetovën dhe rajonin, ndërsa shiu ka përmbytur plotësisht rrugët e qytetit. Policia aktualisht nuk lejon qarkullim në dalje të qytetit në drejtim të Shkupit, për shkak të nënkalimit të përmbytur plotësisht.
Produktiviteti më i lartë është baza për krijimin e vlerës më të madhe të shtuar, rritje më të lartë ekonomike, duke siguruar kështu paga më të larta dhe standard më të mirë jetese. Laureati i çmimit Nobel Stiglitz thekson se secili merr pjesën e tij të rezultatit ekonomik sipas asaj se sa kontribuon në atë drejtim. Teoria ekonomike gjithashtu thotë se rritja e të ardhurave, pa rritje të rezultatit ekonomik, ndikon në zhvlerësimin e parasë – sipas logjikës së tregut “më shumë para – më pak mallra dhe shërbime”. Sipas Bankës Botërore, në periudhën 1993-1996 dhe 2001-2008 kishte rritje të…
Në kuadër të vizitës treditore në Turqi bashkë me kryeteren e qytetit të Shkupit, zonjën Danella Arsovska dhe me zotri Husrev Emin kryetar i MATUSITEB-it (Lidhja e organizatave joqeveritare turke në Maqedoni) realizuam takim të frytshëm me kryetarin e qyetit të Konjës, z.Ugur Ibrahim Altaj, me të cilin u nënshkrua edhe memorandum bashkëpunimi. Në këtë drejtim, Brigadës Zjarrfikëse të qytetit të Shkupit do t’i dhurohet një automjet zjarrfikës, si vulë për fillimin e këtij bashkëpunimi. Kontribut të rëndësishëm nga ky bashkëpunim bilateral do të ketë edhe Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale, përmes shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të kapaciteteve logjistike dhe…
Përmes përmirësimit të strukturës së ekonomisë, përkatësisht rritjes së konkurrencës, inovacionit, përshtatshmërisë së tregut të punës, do të kontribuohet në përmirësimin e potencialit ekonomik dhe rezistencës së ekonomisë. Prandaj, zbatimi i reformave strukturore nuk duhet të ndalet si pasojë e ballafaqimit me krizën, por duhet të zhvillohet paralelisht, me qëllim që në periudhë afatmesme të krijohet ekonomi që do të ofrojë performancë më të mirë. “Zbatimi i reformave strukturore, investimi në kapitalin njerëzor, inovacioni financiar dhe investimet”, është shtylla e katërt për diskutim në Forumin ekonomik dhe financiar, Shkup – SEFF, i cili mbahet në datë 30 dhe 31 maj,…
Ahmed Kokica, 70 vjeç, doli nga puna dy javë më parë duke u kthyer në shtëpi dhe u përplas nga një makinë në një kryqëzim në lagjen fushë Tophane të Shkupit. Sipas familjarëve, të intervistuar nga gazetari i Alsat, personat që ndodheshin në makinë, në vend që ta ndihmonin dhe ta çonin në spital, e grabitën të moshuarin dhe e lanë në rrugë pa krye. Ai ra në koma dhe vdiq disa ditë më vonë. Ahmedi punoi në një restorant deri në orën 22:00 dhe shkoi në shtëpi, por nuk u kthye më natën e 12 majit. Të afërmit nuk…
Fatkeqësitë natyrore që lidhen me ndryshimet klimatike zvogëlojnë rritjen mesatarisht prej 0.4 pikë përqindjeje, ndërsa në ekonomitë më pak të zhvilluara deri në 0.7 pikë përqindjeje, sipas llogaritjeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Vlerësimet janë se në periudhën në vijim efekti negativ do të jetë edhe më i madh, sidomos në ekonomitë më pak të zhvilluara, gjë që tregon se është veçanërisht e rëndësishme që të merren parasysh ndryshimet klimatike gjatë krijimit të politikave të ardhshme ekonomike. “Energjia, tranzicioni i gjelbër dhe infrastruktura” është një nga shtyllat mbi të cilat do të bazohet diskutimi në kuadër të Forumit ekonomik dhe financiar,…
Transmetimi nga personi në person është shumë i ulët, sidomos përmes organeve të frymëmarrjes tregon Danillovski. Sëmundja përcillet nga kontakti lëkur me lëkurë, çarçafi i të infektuarit ose nga ndonjë kafshë e infektuar. Lia e majmunit nuk është sëmundje që transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale, por një numër i madh i burrave e kanë marrë infeksionin përmes marrëdhënieve seksuale. “Shumica e të gjithë të sëmurëve, diku rreth 160 në numër, në 16 shtete, në tre kontinente janë persona që bien në kategorinë e burrave që kanë seks me burra. Do pyes dikush përse, qenka sëmundje seksualisht e transmetueshme. Nuk është ashtu.…
Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyçyk, ka deklaruar se do të jetë e vështirë t’u shpjegohet gjeneratave të ardhshme që Bullgaria bllokoi Maqedoninë e Veriut, po lejoi ecjen përpara të Shqipërisë në integrimet euro-atlantike. Kyçyk deklaroi se nëse Bullgaria nuk jep dritë të gjelbër për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, kjo do të rezultojë në ngadalësimin e zhvillimit të rajonit. “Si do të sqarojmë se Shqipëria mund të fillojë procesin e negociatave, ndërsa ato që siç tha i quajmë vëllezër, u pamundësojmë për të qenë pjesë e BE-së”, deklaroi Kyçyk.