Një dron dyshohet se ka ndihmuar Edison Pulën të arratisej nga burgu i Trevisos në Itali. https://www.youtube.com/watch?v=HtqAfYl-xx8 Hetuesit dyshojnë se 27 vjecari është ndihmuar nga një dron, i cili mendohet se ka futur në ambientet e burgut sharrën me të cilën ai preu hekurat e qelisë. Mediat italiane shkruajnë se Edison Pula ka patur bashkëpunëtorë të jashtëm në arratisjen e tij nga burgu, të cilët e kanë pritur për ta ndihmuar të largohet e më pas e kanë strehuar. Nga burgu i Trevizos, 27-vjeçari që njihet si mjeshtër i arratisjeve dhe i vjedhjeve serial, ai u largua së bashku me…
Author: Emad
‘Sot pata mundësinë ta ndjek intervistën e Ali Ahmetit dhënë gazetarit Çim Peka! Mund të them vetëm kaq: O Zot çfarë injoranti kanë votuar shqiptarët e Maqedonisë tash e 20 vjet!’ ‘Me këta halldupë çobanësh, të mos habiteni që punët e shqiptarëve të shkojnë keq e më keq’ Aktivisti Milaim Nela ka reaguar i irrituar për deklaratat e kreut të BDI, Ali Ahmeti, në Çim Peka Live, mbrëmjen e kaluar në Syri Tv. Nela shkruan në Facebook se Ali Ahmeti nuk iu përgjigj asnjë prej pyetjeve të Pekës. Gjatë intervistës, Ali Ahmeti ekspozonte shqiptarët e Kosovës si faktor problematik në…
Kryetari i Komunes së Gostivarit Arben Taravari po qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë. Me ftesë të Dario Zukovac, kryetar i komunë së Sveta Nedelja, Taravari merr pjesë në festën e shënimit të ditës së kësaj komune. Siç bëhet e ditur nga burime të portalit tonë, aty Taravari ka takuar personalitete të larta politike dhe të biznesit në Kroaci, ndër të cilët edhe Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović. Nga fotografitë që kemi siguruar, shihet se Taravari ka pasur edhe një bisedë me presidentin kroat.
Emad Mehmeti Secili, përfshirë edhe politikanët tanë, kanë të drejtë të besojnë fenë që preferojnë, deri sa këtë e bëjnë në mënyrë të sinqertë dhe publike. Zaten shqiptarët shquhen për tolerancën ndërfetare. Mirëpo ky anëtarësimi i politikanëve shqiptarë në shoqëri të fshehta ortodokse, nuk po më pëlqen edhe aq shumë, sepse kur vijnë zgjedhjet kërkojnë vota kryesisht prej shqiptarëve muslimanë dhe katolikë.
Nga Kim Mehmeti Jo sot, por prej moti dihet se votuesit e ‘Rilindjes’, në masë të madhe, e mbështesin krahun proserb shqiptar. Dhe kjo është ajo që e bënë të ‘fortë’ Kryeministrin e Shqipërisë, i cili, për t’ua shpërlajë duart e përgjakura kriminelëve serb, pohon se Evropa nuk duhet të merret me atë se kush kënd ka vrarë në të djeshmen, por kush kënd përkëdhelë në të sotmen. Por në tërë këtë rrëfim për Piktorin, i cili më mirë ndjehet në Beograd se në Prishtinë, ka diçka që më shumë flet për naivitetin e neve që e kritikojmë atë, se…
Këshilli gjyqësor i Gjykatës themelore – Manastir ka vendosur që këngëtari Lambe Alabakovski, në këtë fazë të hetimit, të lëshohet nga paraburgimi në burgun e Manastirit dhe të transferohet në arrest shtëpiak. Dërgimin në shtëpinë e Alabakovskit e ka kryer policia e Manastirit, me çka është bërë e vlefshme kërkesa e avokatit të tij Darko Stefanovski, i dyshuari për djegien e derës së Qendrës kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir, të dërgohet në arrest shtëpiak. Shtëpinë e Lambe Alabakovskit në Manastir e mbikëqyrin nëpunësit policorë të SPB Manastir.
Gazetar: Ile Petrevski Organizatat joqeveritare të bashkëshorteve të zëvendëskryeministrit për ekonomi Fatmir Bytyqi dhe drejtorit të agjencisë së inteligjencës Eroll Musliu së bashku me dy organizata të tjera kanë shpërndarë para nga një fond i huaj në shumën mbi 600 mijë euro, akuzon gazetari Goran Momirovski. Ai thotë se ka dokumente që tregojnë se parat janë nga një fond i huaj që synon të mbështesë luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Por zyrtarët ishin ata që vendosën se cila organizatë do t’i marrë paratë e huaja. “Zëvendës- kryeministri Bytyqi ka qenë pjesë e Qeverisë e cila ka vendosur për…
Autor: Rexhep Zllatku Këtyre ditëve Shtëpia Botuese Logos-A nxori nga shtypi “Fjalorin serbisht-shqip” nga autori Rexhep Zllatku. Kjo vepër leksikografike e autorit Zllatku, e cila ngërthen në vete mbi 80.000 fjalë e shprehje frazeologjike është fryt i një punë disadekadëshe të autorit, e cila ka kaluar nëpër kontekste të ndryshme socio-kulturore e historike. Rexhep Zllatku tash e zë radhën e autorëve që leksikografisë dygjuhëshe serbisht-shqip i sjell një vepër tejet ambicioze jo vetëm për nga vëllimi i fjalësit të saj, por edhe për nga gjerësia dhe thellësia e shtresimeve të varianteve të kuptimit dhe të përdorimit. Fjalori i adresohet një…
Sigurohen 101.000 doza të vaksinës Moderna, si mbështetje nga Kroacia, kjo në kuadër të ndihmës së vazhdueshme nga ky vend për të përballuar siç duhet pandeminë. “I shpreha falënderime ambasadores së Kroacisë, z. Nives Tiganj, në takimin e sotëm, ku diskutuam për sfidat e sistemeve tona shëndetësore, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit shëndetësor mes dy vendeve”, informoi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq falënderoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për përkushtimin që ka treguar për vazhdimin e nismës së Ballkanit të Hapur. “Falënderoj Ramën, i cili ka qenë gjithmonë i fuqishëm. Edhe kur i është kërkuar të heqë dorë nga Ballkani i Hapur, ka treguar vendosmëri që të vijojë ta bëjë. Pa përkushtimin e tij, Ballkani i Hapur nuk mund të mbijetonte”, tha Vuçiq në konferencën për mediat pas nënshkrimit të 4 marrëveshjeve mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Kreu i Integristëve, ali Ahmeti i ftuar në emisioni Click Plus foli edhe për koncertin që u mbajt për të festua 20-vjetorin e BDI-së. Ai tha se nuk ka rëndësi se sa pare janë harxhuar, por për çfarë janë harxhuarl. “Nuk janë 100 dhe 200 mijë euro të shpenzuara për festën e BDI-së, sepse po t’i llogarisni bëjnë 49 mijë. Ka sponsor, dhe ato do të publikohen. Këshilli organizativ do të dali me informacione për donatorët, por nuk janë aq shumë sa flitet. Kjo ka qenë festa e të gjithëve, nuk i ka nxjerrë njeri me zor njerëzit, ishin me…
Mot i keq i përcjell me breshër, sot pasdite e përshiu rajonin e Dellçevës. Në fshatin Oçipalla qytetarët informojnë se breshri ishte me madhësi të lajthisë, ndërsa reshje të breshërit janë regjistruar edhe në disa fshatra tjera.