Aleanca për Shqiptarët dega Kumanovë në Kuvendin që mbajti sot, me shumicë të votave vendosi që Arsim Hasani të udhëheq me degën, përcjell Televizioni FESTA. Kuvendin nga afër e ndoqën sekretarja e përgjithshme Vjollcë Berisha si dhe sekretari organizativ Elmi Aziri të cilët gjithashtu e përshëndetën kuvendin me fjalimet e tyre. Gjithashtu gjatë këtij kuvendi u zgjodh edhe kryesia e degës.
Author: Emad
Mijëra përkrahës të VMRO-së, janë mbledhur para Qeverisë, në protestën e organizuar nga kjo parti. Para tyre fjalim ka mbajtur edhe lideri i kësaj partie Hristjan Mickoski. Më poshtë Almakos ua shell fjalimin e Mickoskit: “I bëj thirrje në veçanti bashkëqytetarëve tanë shqiptarë. Së bashku duhet të luftojmë për një të nesërme më të mirë! A do ta lejoni BDI-në të jetë pronari i jetëve tuaja, kur ju jeni pronarë të vullnetit tuaj të lirë. Dhe nëse ju thonë se VMRO-ja ka qenë arsyeja për gjendjen e rëndë të jetëve tuaja, atëherë duhet t’u thoni qartë në fytyrë se BDI-ja…
Jane publikuar fotot e dy shqiptarëve që u kapën me 2.2 tonë drogë në Peru. Mediat e huaja kanë publikuar foto të Franc Malos dhe Gentjan Meta, të cilët njiheshin edhe me pseudeonimet “Barbas” dhe “Pelado”. Ata kishin hyrë ilegalisht në Peru përmes Huaquillas, në kufi me Ekuadorin, në nëntor 2021 dhe ishin paraqitur si turistë. Më pas ata nisën negociatat për transportimin e sasisë së madhe të drogës, e cila destinacion kishte Holandën. Të dy ishin pjesë e kartelit të quajtur “Los Blancos” dhe mësohet se janë kapur nga kamerat e vëzhgimit Divinesp në Trujillo, gjatë operacionit Bitcoin. Më…
Pas paralajmërimit të kryediplomatit turk, zyrtarët e forumit përditësuan hartën dhe bënë korrigjimet e nevojshme. Pas përditësimit, pjesëmarrësit mbajtën fjalimet e tyre përpara hartës, duke përfshirë Türkiye-n Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ka paralajmëruar përgjegjësit dhe ka kërkuar korrigjimin e hartës në logon e Forumit të Prespës për Dialog në Ohër të Maqedonisë së Veriut pasi ajo nuk e përfshinte Türkiye-n, raporton Anadolu Agency (AA). Çavuşoğlu, i cili zhvilloi takime të ndryshme në margjina të forumit, reagoi pasi harta në logo në hapje të forumit nuk e përfshinte vendin e tij. Pas paralajmërimit të kryediplomatit turk, zyrtarët e forumit…
Gazetari i njohur Çim Peka thotë se tre politikanët e rëndësishëm shqiptarë, ndër ta dy kryeministrat Edi Rama dhe Dritan Abazoviç së bashku me Ali Ahmetin kanë komplotuar për të rrëzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Deklarata e Pekës vjen në një kohë kur festivali “Sunny Hill” është zhvendosur nga Prishtina në Tiranë, duke shkaktuar një valë konspiracionesh që përfshin deri te politikanët më të lartë. Megjithatë deklarata bombastike e Pekës, është me burime jo-zyrtare. “Një koleg nga Maqedonia e Veriut mu përbetua se në kafenenë e Ohrit, treshja Rama-Abazovic-Ahmeti kishin rënë dakort të rrëzonin Kurtin. Vetëm se nuk kanë…
Lexues të nderuar, me kënaqësi ju informojmë se zgjerimi i vazhdueshëm në dm në Maqedoni vazhdon! Të enjten, në 16 qershor, në ora 8 në mëngjes do të hapen dyert e drogerisë të parë dm në Strugë, në rrugën Marshall Tito nr. 1. Në ditën e hapjes, blerësit do të mund të kënaqen në blerje me: ★ -15% zbritje në ABSOLUTISHT GJITHÇKA, madje edhe në produktet tashmë të zbritura ★ Deri në -30% zbritje në produkte të caktuara për rrezitje (me çrast në mënyrë shtesë në kasë llogaritet zbritja prej -15% në ABSOLUTISHT GJITHÇKA!) ★ Më shumë se 4.000 produkte…
Pas njoftimit të djeshëm të deputetit Skender Rexhepi se tash e tutje do të veprojë si deputet i pavarurën Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes kësaj kumtese, dëshirojmë të sqarojmë se ky është vendim kryekëput personal dhe nuk ka të bëjë me asnjë qëndrim që lidhet me ndonjë organ ose strukturë partiake të Alternativës. AlternAtivA shfaq keqardhje për këtë vendim të deputetit Rexhepi dhe e njofton opinionin se ky vendim nuk ndikon me asgjë në grupin e deputetëve të Alternativës, as në lëkundjen e shumicës parlamentare, por as në pjesëmarrjen e Alternativës në pushtetin ekzekutiv. Megjithëse është indikative…
Video dhe fotografitë janë dërguar në redaksinë tonë nga një qytetar i Tetovës. Ato janë dëshmi për rrezikun e vazhdueshëm nën të cilin jetojnë banorët e qytetit nga qenët endacakë. “Kjo video është bë te rruga afër Universitetit po nuk është gjendja më e mirë as në pjesët tjera. Ka vende si ky ku banorët nuk guxojnë të kalojnë në këmbë, por duhet të marin taksi për ti kaluar 100-200 metra”, ka shkruar banori i Tetovës që na ka dërguar fotot dhe videon. Ai thotë se banorët kanë kërkuar edhe intervenim të organeve komunale prej ku u kanë thënë se…
Ejup Berisha Opozitarizmi real e nënkupton veprimin aktiv të subjekteve politike të përbërë nga njerëzit që merren me politikë e të cilët nuk pajtohen apo i kundërshtojnë politikat-veprimet dhe aktet e partive të cilat ndodhen në pushtet, krejt kjo me qëllim të bërjes së ndryshimit në skenën politike. Çfar nënkupton fenomeni ndryshim, ky në politikë nënkupton largimin e një garniture politike nga pozitat qëndrore në pushtet dhe zëvendësimin e saj me një garniturë të re që ofron perspektivë më të mire, më ndryshe dhe zgjidhje më adekuate për nevojat, problemet, kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Në kuptimin më qensor kjo…
Mbrëmë u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Qendror të Alternativës pas mbajtjes së Kongresit të Parë të partisë. Në këtë mbledhje në rend dite ishte edhe zgjedhja e Kryesisë së re Qendrore. Po ashtu nënkryetarë të AAA u zgjodhën: Bekim Sali, Admirim Aliti, Safije Sadiki – Shaini, Arben Labënishti dhe Amir Elezi. Ndërkaq, një emër që i jep shtysë partisë së Afrim Gashit sidomos në zonën e 6-të zgjedhore është Amiri Elezi nga Tetova. “Me propozim të Kryetarit z. Afrim Gashi dhe me miratim të Kryesisë Qëndrore të partisë, më është besuar detyra e Nënkryetarit të Alternativa. Të nderuar,…
Sonte, në selinë e Alternativës, u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Qendror të Alternativës pas mbajtjes së Kongresit të Parë të partisë. Në këtë mbledhje në rend dite ishte edhe zgjedhja e Kryesisë së re Qendrore. Sipas detyrimit statutar, propozimin e anëtarëve të Kryesisë Qendrore e bëri kryetari i partisë, Afrim Gashi. Pas diskutimeve të kuvendarëve, propozimi i tij u hodh në votim dhe u votua me shumicë absolute. Anëtarët e rinj të Kryesisë së re Qendrore të Alternativës do të jenë: 1 Afrim Gashi 2 Abdylshyqyr Abedini 3 Admirim Aliti 4 Albulena Demiri Zendeli 5 Ali Ismaili 6…
Shkruan: Suat Idrizi Temë kryesore e ditëve të sodit është largimi i të rinjëve shqiptarë nga vendlindja e tyre dhe emigrimi drejt vendeve europiane, që paraqet një fatkeqësi shumë të madhe dhe pasojat do t’i vërejmë pas një kohe të shkurtër! Në çdo fshat apo qytet ku shumica e banorëve janë shqiptarë, numri i popullsisë aktuale që jetojnë në këto vendbanime është në rënie të dukshme dhe ky trend zhvillohet me shpejtësi shumë të madhe, saqë pas disa viteve pasojat do të jenë katastrofale! Nga rezultatet e rregjistrimit të popullsisë (të fundit – 2021) mund të konstatojmë se në shumicën…