Për më shumë se një dekadë, pas emrit të Slavçe Tanevskit janë nënshkrimet e modeleve të dizajnuara të Mercedes-Benz. Në fillim të makinave GLC Coupe dhe Concept EQA, deri në modelet më të fundit si Maybach EQS SUV dhe Mercedes-AMG SL. Janë të paktë emrat në historinë botërore që kanë firmosur si disenjatore të modeleve të markës me yllin e argjendtë. Në mesin e tyre është edhe Slavçe Tanevski, i cili i bashkohet këtyre emrave të njohur botërorë. Mirjana Vasileva ka biseduar me Slavçe Tanevskin Çfarë do të thotë për një stilist të krijojë pamjen e një makine nga familja…
Author: IM
Me zgarë, lojëra, muzikë e aktivitete të shumta. Kështu një pjesë e qytetarëve vendosën ta shënojnë 1 majin- ditën ndërkombëtare të të drejtave të punëtorëve. Sikurse çdo vit tjetër edhe këtë vit, parku i Sarajit ishte destenacioni i preferuar për shumicën e atyre që vendosën të kalojnë kohën me miq e familjarë. Qytetarët thonë se pas pandemisë, ky është viti i parë që kaq shumë njerëz janë mbledhur bashkë. “Di/ka me familjen, di/ka vetë…. sivjet është më ndryshe krahasuar me vitet e kaluara, me pamje, me njerëz, është më e plotë…”. “Mirë, mirë, u ulëm këtu të rrijmë pak… Po…
Bukëpjekësi rus Anastasia Chernysheva u akuzua për “diskreditim” të forcave të armatosura ruse dhe u gjobit për “diskreditimin” e ushtrisë së Putinit pasi kishte bërë ëmbëlsira kundër luftës. Anastasia Chernysheva filloi të ndante foto të ëmbëlsirave të dekoruara në ngjyrën e verdhë dhe blu të flamurit ukrainas në llogarinë e saj në Instagram dy muaj pas pushtimit rus të Ukrainës. Siç raporton Telegrafi britanik, një tortë në formën e një falusi ishte zbukuruar me shprehjen “F–k war”. Chernysheva u arrestua në fillim të kësaj jave, raportoi uebfaqja e monitorimit të policisë OVD-Info, duke cituar avokaten e saj Julia Evdokimova./Lajmi i…
Drejtoresha e shkollës Charter në Tallahassee, Florida, nuk ndoqi procedurën përpara se një mësim mbi statujën e Davidit të Mikelanxhelos t’u jepej nxënësve të klasës së gjashtë, tha kryetari i bordit të shkollës Barney Bishop III. Për shkak të kësaj dhe çështjeve të tjera, asaj iu kërkua në fillim të kësaj jave ose të jepte dorëheqjen ose të hiqej nga posti i saj, tha Bishop. Ajo zgjodhi të japë dorëheqjen. Hope Carrasquilla, ish-drejtoresha e Shkollës Klasike Tallahassee, i tha CNN se gjërat ishin përshkallëzuar gjatë vitit të kaluar. “Kryetarja ime e bordit nuk ka qenë e kënaqur me mua”, tha…
Drejtori i SH.A.“Ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe me hapësira”, Zoran Gjorgiev tha pritet rënie e çmimit të ndërtesave në vend, si pasojë e rënies së çmimit të materialit ndërtues. Gjorgiev tha se për momentin nuk e di se sa do të ulet çmimi i banesave për metër katrorë. “Sipas asaj drejt së cilës ka lëvizje, ka disa ulje në çmimet e materialeve të ndërtimit dhe çmimet në çdo rast do të bien. Ne si kompani jemi thjesht kompani shtetërore që jemi edhe rregullator i çmimit, për këtë për kohë të shkurtër do të nis ndërtim në “furrën e…
Mijëra qytetarë janë zhytur deri në fyt në borxhe për shkak të kredive të shpejta. Lehtësia e nxjerrjes së tyre duke treguar letërnjoftimin ka trullosur shumë qytetarë dhe çdo ditë jemi dëshmitarë se si policia raporton për marrje mashtruese të kredive të tilla përmes manipulimeve të tyre në emër të dikujt tjetër. Në emisionin Detektor në televizionin Sitel, Marijana Lonçar Velkova nga Organizata e Konsumatorëve u bën apel qytetarëve që t’i kushtojnë vëmendje kushteve në të cilat merren kreditë./Lajmi i plotë.
Mbrëmë (29 prill) me ftesë të Qendrës Kulturore dhe Informative të RSM në Tiranë, grupi “In the mood” nga Shkupi pati një performancë të jashtëzakonshme në festivalin e xhazit në Tiranë. Pjesa e parë e festivalit të xhazit në Tiranë mbahet çdo vit në fund të muajit prill dhe është gjithmonë i pasur me një numër të madh emrash muzikorë nga xhazi europian. Këtë vit programi përfshinte mbrëmje me tematikë të titulluar “Takimi i Italisë me Ballkanin”, ku performuan dy grupe nga Italia dhe një nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit. Skena maqedonase e xhazit u përfaqësua nga grupi i…
Menjëherë pasi u bë president i Rusisë më shumë se 20 vjet më parë, Vladimir Putin filloi të përdorte gjigantin shtetëror të gazit Gazprom për qëllime politike. Që atëherë, kompania e madhe ka fituar gradualisht një reputacion si një nga mjetet kryesore të politikës së jashtme të Kremlinit. Përveç vlerës së saj ekonomike, Rusia ka përdorur prej kohësh naftën dhe gazin e Gazprom si një mjet politik jashtë vendit. Rusia përdor kërcënimin e rritjes së çmimeve ose uljes së furnizimit për të ushtruar presion politik. Për shembull, pas përmbysjes së presidentit prorus ukrainas Viktor Janukoviç në vitin 2014, Gazprom rriti…
Tashmë po hyjmë në realizim, në vijim janë projektimet, inspektimet në terren, mobilizimi i makinerive, ngritja e kampeve. Qytetarët në periudhën e ardhshme do të binden për realizimin, tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski në video intervistë për MIA-n, në lidhje me ndërtimin e akseve të autostradës së korridoreve 8 dhe 10d me Marrëveshjen me konsorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka”.
Rajoni do të jetë shumë më stabil dhe më i sigurt, nëse veprojmë dhe punojmë së bashku, porositi ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë panel diskutimit kushtuar energjetikës në Forumin ekonomik Delfi në Greqi, njofton korrespondenja e MIA-s nga Athina. Zaev u përqendrua në rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve të rajonit, si shembll i përmendi edhe Greqinë dhe Bullgarinë, theksoi se njëjtë si edhe me vaksinat gjatë pandemisë, asnhti edhe tani për krizën energjetike, ka ekzistuar ndihmë nga fqinjët, por edhe theksoi se nevojitet që të punojmë bashkë, të vazhdojë bashkëpunimi në pritje të dimrit të ardhshëm. “E…
7 persona kanë humbur jetën dhe 10 kanë mbetur të plagosur pas sulmeve nga ushtria ukrainase në Donetsk, sipas autoriteteve të rajonit. Presidenti i të ashtuquajturës “Republika Popullore e Donetskut”, Denis Pushilin, ka shkruar në postimin e tij në Telegram se sipas informacioneve të para janë vrarë shtatë persona, mes tyre një fëmijë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur. Gjithashtu, sipas tij, sulmet ukrainase “goditën një spital, një park dhe ndërtesa banimi”. Autoritetet kanë fajësuar forcat e armatosura të Ukrainës për bombardimet. Kievi ka deklaruar vazhdimisht se nuk godet qytetet dhe objektivat civile. Në kushte lufte është e pamundur të…
Për më shumë se një vit, agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës nuk ka të ndalur. Për më shumë se një vit, populli ukrainas ka jetuar në frikë dhe terror nga vendimet e Putinit dhe vendosmëria e tij për të shkatërruar plotësisht territorin dhe popullin ukrainas. Në këtë kontekst, ndjenjat dhe vuajtjet e të gjithë atyre refugjatëve nga lufta në Ukrainë, të të gjithë atyre që janë zhvendosur prej kohësh nëpër botë, atyre me origjinë ruse apo ukrainase janë krijuar dhe jetuar në paqe për breza në Ukrainë, janë e mbushur me zemërim, turp, mosbesim. Deklarata e një gruaje ruse me…

