Një 18 vjecare nga fshati Tudencë i Tetovës dyshohet se nga kasaforta e babait të saj ka vjedhur stoli ari dhe para në vlerë prej mbi 10 mijë euro, njoftojnë nga SPB e Tetovës. Sipas policisë, dje N.S (45) nga fshati Tudencë ka lajmëruar se person i panjohur pa thyer asgjë ka kryer vjedhje në shtëpinë e tij. Menjëherë rasti është ndriçuar ndërkaq si e dyshuar është vajza e N.S.
Author: Arian Arci
Të nderuar qytetarë dëshirojmë tju informojmë se gjendja e parkut të makinave është skandaloze si në kohën e gurit, punonjësit punojnë me mjete të viteve 1960, mjete me të cilat nuk është e mundur të menaxhohet situata e pastërtisë në Strugë. Për fat të keq për 4 vite e gjysëm, Komuna e Strugës në krye me Ziadin Selen, nuk ka investuar asnjë euro në parkun e makinerisë edhe pse janë shpenzuar mbi 80.000 euro për mirmbajtjen e tyre. Njoftojmë qytetarët e Strugës se këto mjete nuk janë më në funksion dhe nuk kalojnë as kontrollin teknik. Andaj në afat sa…
Në fshatin Bogorodicë të Gjevgjelisë në pjesën jugore të Maqedonisë, në afërsi të kufirit maqedonas-grek, janë gjetur 30 predha artilerike, por numri i tyre supozohet të jetë më i madh, raporton Anadolu Agency (AA). Gjatë pastrimit të oborrit për ndërtimin e shtëpisë private të banimit në fshatin Bogorodicë të Gjevgjelisë, pronarët fillimisht kanë gjetur dy predha, me çka e kanë lajmëruar policinë, ndërsa pas pastrimit të terrenit, ekspertët kanë gjetur 30 predha. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se këto predha artilerike në madhësi 82 milimetra janë me origjinë nga Lufta e Parë Botërore dhe shumë prej tyre nuk…
Qeveria e Maqedonisë ka miratuar Strategjinë për reforma në administratën shtetëror. Ministri Damjan Mançevski tha se kjo Strategji do të bazohet në katër shtylla, ndërsa si një nga problemet që do të luftohet tha ai, është depolitizomi i administratës. “Depolitizimi do të bëhet nëpërmjet avancimit të procedurave për selektim, punësim dhe avancimin e parimeve të meritës, trajtim të drejtë dhe të barabar, si dhe përfaqësim adekuat të të gjithë bashkësive. Vëmendje të veçantë do t’i kushtohet edhe profesionalizimit të strukturave udhëheqëse dhe do të vendoset kategoria e Administratorëve të lartë shtetëror. Jemi në fazën finale së bashku me Sekretariatin për…
Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shkup Wouter Plomp, sot ka vizituar komunën e Haraçinës, me çast është takuar edhe me kryetaren Milikije Halimi. Në këtë takim është biseduar për çështje me interes të komunës në fjalë . Halimi ka thënë se shtetet e zhvilluara siç është Holanda janë një motiv dhe model i mirë për të kuptuar rolin e vërtet të qeverisjes lokale./F.N/
Partia Lëvizja Popullore për Maqedoninë, e udhëhequr nga Janko Baçev është partia e parë në Maqedoni që mban flamurin rus në selinë e sajë. Bëhet fjalë për parti ultra-nacionaliste që udhëhiqet nga një ish agjent i shërbimit sekret. Flamurin rus ai e ka nxjerrë në ballkonin e selisë partiake bashkë me flamurin e partisë, transmeton Gazeta Lajm. Për dallim prej partive tjera maqedonase, LPM nuk mban flamurin shtetëror të Maqedonisë, por flamurin e mehershëm të vendit me yllin e Verginës, që u ndryshua me insistim të Greqisë.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, përsëriti të mërkurën në Lubjanë se vënia e vendeve të Ballkanit Perëndimor para zgjedhjes: ose Perëndimi, ose Rusia, është shumë e dëmshme dhe e rrezikshme. Në konferencën pas takimit me ministrin e Jashtëm slloven, Karl Erjavec, Lavrov tha se qasja e tillë e ka nxitur edhe krizën në Ukrainë, ku, sipas tij, ekziston rreziku i trazirave nacionaliste, ksenofobike dhe naziste. Ai po ashtu tha se për shkak të sanksioneve që SHBA i ka vënë Rusisë, ambasadorët amerikanë udhëzohen që në vendet ku shërbejnë, të lobojnë kundër bashkëpunimit me Rusinë. Lavrov, edhe në një…
Nëse mosmarrëveshja e gjatë mes Greqisë dhe Maqedonisë mbi çështjen e emrit nuk arrin të zgjidhet para takimit të ardhshëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor në muajn maj, kjo do të çojë në një humbje të dyfishtë – ambiciet e Maqedonisë do të shkatërrohen dhe nga ana tjetër përpjekjet e Brukselit për t’u kuptuar seriozisht në rajon do të dështojnë, shkruan “The Guardian” në një koment mbi Ballkanin Perëndimor me titullin “Evropa përballet me një krizë ballkanike, duhet të veprojë sa më parë”. Në shkrim thuhet se premtimi i anëtarësimit në BE për vendet në rajon është mirëpritur, por Rusia,…
Apeli refuzoi kërkesën e tij që t’i ndryshohet vendimi. Janë shfuqizuar ndërkohë paraburgimet për deputetin e VMRO – DPMNE-së, Ljuben Arnaudov, që e zëvendësoi me arrest shtëpiak dhe vendimin për konfiskim të pasaportës. Edhe organizatorëve të protestës “Për Maqedoni të përbashkët”, Boris Damovskit dhe Bogdan Ilievskit, paraburgimi në Shutkë u është zëvendësuar me arrest shtëpiak. Apeli vendosi për masa më të buta edhe për Jane Çentonin dhe Ivan Cvetanovskin, i cili ka punuar në kabinetin e ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoskit, si dhe për Oliver Radulovin nga DSK-ja. Nën arrest shtëpiak mbetet edhe deputeti i VMRO – DPMNE-së, Johan Tarçulovski.…
Të nderuar qytetarë strugan. Dëshirojme t’ju informojmë se qeverisja e mëparshme nga keq menaxhimi dhe keq përdorimet që kanë bërë me veturat në pronësi të Komunës së Strugës e kanë sjelle gjendjen që të gjashtë veturat e komunës të jenë në gjendje shumë të keqe, edhe pse për to janë shpenzuar më shumë se 150.000 euro në vit. Ka rezultuar, nga verifikimi faktik se për këto vetura nuk është bërë asnjë investim për mirëmbajtjen e tyre, të cilat janë lënë në gjendje të mjerueshme. Gjendja aktuale tregon që dhe nevojat kryesore dhe elementare në interes të komunës nuk mund të…
Ekipet policore natën e kaluar kanë kryer kontroll në shtëpinë e 41 vjeçarit me iniciale A.T në Negotine, ku kanë gjetur dhe konfiskuar lëndë të ndryshme narkotike, deklaroi sot Ministria e Punëve të Brendshme. Në shtëpinë e personit të lartëpërmendur janë gjetur dhe konfiskuar 1,5 kg mariuhanë, 20 tabeta ekstazë, 36 shishe metadoni, reth 10 gram kokainë, rreth 110 gram heroinë, një peshore digjitale dhe afër 36.000 denarë, për të cilat ekziston dyshimi se janë nga shitja e drogës. I dyshuari drogën e ka shitur tek disa persona të rethinës së Negotinës, Kavadarit, Demir Kapisë, Vallandovës dhe Strumicës. Ai ështe…
Kryetarja e Komunës së Haracinës Milikije Halimi përmes një postimi në Facebook, falënderon Kryeministrin Zoran Zaev, për realizimin e premtimeve të dhëna që i ka bërë gjatë fushatës zgjedhore. Ajo ka shkruar se “Ne premtuam dhe po realizojmë konceptin një shoqëri për të gjithë. Qeveria miratoi: – Themelimin e Televizionit Shtetëror në gjuhën shqipe me imitim 24 ore, – Themelimin e Radios në gjuhën shqipe me emetim 24 orë – Themelimin e kanalit satelitor shtetëror me emetim 24 orë në gjuhën shqipe. Halimi shkruan se koncepti “Një shoqëri për të gjithë” po krijon një shoqëri demokratike dhe të barabartë.

