Ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda ngarkuese në vendkalimin malor Presekë është vendosur në orën 19:40, kumtoi NP Rrugët e Maqedonisë. Paraprakisht nga NP Rrugët e Maqedonisë informoi se komunikacioni në rrugë po zhvillohet rrjedhshëm vende-vende nëpër rrugë të lagështa dhe se ende ka ndalesë për komunikacion për automjete të rënda ngarkuese në drejtimin rrugor aksi Mavrovë – Dibër. Bëjnë thirrje për vozitje të kujdesshme dhe adaptim të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.
Author: Arian Arci
Maqedonia ka shanse, pritjet tona janë, në muajin prill të marrim rekomandim të pakusht, ndërsa në qershor të marrim datë për fillimin e negociatave, deklaroi në Sofje, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, transmeton Medial.mk “Këto janë agjendat në të cilat jemi të përkushtuar dhe jemi të bindur se me të vërtetë deri në Samitin e Ballkanit Perëndimor, këtu në Sofje, që do të mbahet në muajin maj, do të mund të lavdërohemi me rezultate përfundimtare, siç kemi bërë edhe deri më tani në Republikën e Maqedonisë. Me të vërtetë, nderi që kjo vizitë e Ballkanit Perëndimor…
Sot filloi promovimi i fakulteteve dhe profileve studimore të Universitetit “Nënë Tereza” në shkollat e mesme. Shkollat e para që kishin mundësi t’ju prezantojmë fakultetet dhe drejtimet ishin Q.SH.A.”Boro Petrushevski” dhe shkolla e mesme makinerike “8 Shtatori”. Interesimi i madh u shfaq për drejtimet e shkencave teknike, Inxhinierisë makinerike dhe menaxhmentit, Mekatronikës, Inxhinierisë së transportit dhe komunikacionit etj. Së shpejti do jemi afër të gjithë maturantëve.
Ish deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim gjate mandatit 2014-2016, Nora Aliti pritet që në javën e ardhëshme të emërohet kryetare e Komisionit të Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë. Këtë për AIN e pohuan burime të sigurta pranë qeverisë, të cilët thonë se, sipas procedurave të kërkuara, së shpejti propozimi për Nora Aliti për kryetare e KLV do të kalojë në Qeveri dhe pastaj duhet të kalojë edhe në parlament për t’u votuar dhe emëruar. Nora Aliti, e cila vjen nga Komuna e Zhelinës, ka qenë një ndër deputetët më të spikatur gjatë mandatit të kaluar, ndërsa në…
Dy shërbëtor janë larguar nga puna nga shkolla “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë dhe janë zëvendësuar me dy aktivistë të Lëvizjes BESA. Reagimi është bërë nga BDI e Zhelinës duke theksuar personat e thirrur në depolitizimin e arsimit po përjashtojnë dhe pranojnë aktivistë partiak. Sipas reagimit, dy nga kë shërbëtorët janë fqinj dhe kjo ka ndikuar në përçarje mes familjarëve e fshatarëve. ”Neve ndoshta edhe kemi punesuar kuadro partiak por nuk ka ndodhe kurre te largojme nga puna ndonje kuader te partije theter e te punesojme kuadrot tona.Nuk jemi kunder punesimit te askujte por te njejtet jeni munde ti punesoni ne…
Aleanca për Shqiptarët përmes një reagimi ka dënuar djegien e flamurit shqiptar gjatë protestës së mbajtur të martën mbrëma në Shkup. “Denojmë ashpër djegien e Flamurit Kombëtar shqiptar në qendrën e Shkupit nga protestuesit maqedonas qe protestojnë për çështjen e emrit të Maqedonisë. Ky akt vandal dhe barbar, tregon primitivizmin e disa maqedonasve qe gjithmone për probleme tjera mundohen ti shërojnë frustracionet e tyre politike duke djegur flamurin shqiptar dhe duke ofenduar shqiptar të pafajshëm. Bëjmë thirje Ministrit të Policise Spasovski si dhe Zevendesit të tij Agim Nuhiut që sa më parë të gjejne dhunuesit e Flamurit shqiptar, ti gjejne…
Për momentin në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit po bëhet heqja dhe dislokimi i përmendores së Aleksandrit të Madh, transmeton Medial.mk. Kjo vjen si rezultat i ndryshimit të emrit të aeroportit të Shkupit, ndërsa heqjen e përmendores po e bën kompania “DUO Transport”.
Me moton “Prokurorët vrasin Almirin’, të premten në ora 13:00 protestohet para Prokurorisë së përgjithshme, për rastin e Almirit të vogël, njofton Medial.mk. Protesta në fjalë mbahet për të dytën her, me qëllim që drejtësia të shkojë në vend. Kujtojmë se, ky hap vjen pasi pala e prokurorëve maqedonas kërkoi rikualifikimin e rastit si “aksident me pasojë vdekjen”, kurse pala shqiptare kërkon që për rastin të mbetet kualifikimi si vepër penale “vrasje”, ku akuzohet Boban Iliq. Ndryshe, për një javë rresht, Almiri luftoi për jetë në spitalin e Kumanovës, por për shkak se nuk mundi t’ju rezistoj plagëve të marra,…
Inxhinieri kompjuterik, Ermal Sadiku në emisionin Click Plus në televizionin 21 theksoi se 90% e investitorëve në Bitcoin nuk e kanë idenë se në çka kanë investuar.
Besoni ose jo, por në Maqedoni 30 mijë euro kushtojnë mbajtjet e seancës plenare duke përfshirë shpenzimet e udhëtimit për deputetët. Kryetari i parlamentit Talat Xhaferi thotë se është e nevojshme të krijohet një rregull i ri dhe të ketë një rend në mënyrë që të mos bëjnë shpenzime të panevojshme. ”Natyrisht, publiku është mësuar të shohë seanca plenare çdo ditë. Tani që ne kemi vendosur ritmin e mbajtjes së seancave sipas Rregullores së Punës dhe afatet në të, publiku ka përshtypjen se nuk po punojmë “, tha Xhaferi. Pas një sërë kritikash publike për shpenzimet e udhëtimit të lartë,…
Është konfirmuar mbështetja e Sllovenisë për realizimin e përcaktimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Këtë në takimin e sotëm me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski e theksoi gjenerali brigadier i Armatës së Sllovenisë, Milko Petek, i cili po qëndron për vizitë pune në Maqedoni, përcjell Medial.mk. Në takim, siç kumtuan nga MPJ, sekretari shtetëror Dimovski shprehu kënaqësi për shkak të revitalizimit të fokusit të NATO-s në rajonin e Evropës Juglindore dhe përkushtimin e konfirmuar të Aleancës për politikën e dyerve të hapura në bazë të meritave individuale të vendeve aspirante. Në…
Qeveria në seancën e djeshme e ka miratuar Informatë për përgatitje të sistemit arsimor, ku parashikohet që nga viti 2018/2019 vendosja e gjuhës boshnjake në mësim të rregullt në arsimin fillor nëntëvjeçar, me çka sillet mundësia që pjesëtarët e bashkësisë etnike boshnjake të mësojnë në gjuhën e tyre amë, përcjell Medial.mk. “Gjatë periudhës së ardhshme duhet të bëhen të gjitha përgatitjet që kjo të implementohet dhe nga viti shkollor 2018/2019 është planifikuar gjuha boshnjake të sillet në mësimin e rregullt në arsimin fillor nëntëvjeçar”, tha Boshnjakovski. Sqaroi se MASH, përkatësisht Byroja për zhvillim të arsimit për atë qëllim do të…

