Në tremujorin e katërt të vitit 2017 në Maqedoni shkalla e vendeve të lira të punës ka arritur 1,33 për qind. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se ka pasur 6.534 vende të lira pune, ndërsa janë plotësuar 485,665 vende pune.Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka në sektorin e Objekteve për akomodim dhe veprimtaritë e servisit me ushqim 2,85 për qind, ndërsa më të vogël te Administrata publike dhe mbrojtje, sigurimi i obligueshëm social ku shkalla arrin 0,04 për qind.
Author: Arian Arci
Instruktor në Qendrën për trajnim në Idrizovë ka gjuajtur dje me revole para një grupi prej dhjetëra kadetëve te kantina brenda Qendrës, shkruan Netpress. “Burime tona thonë se policit instruktor Jordan K., i cili thuhet se është shumë i afërt me ministrin Oliver Spasovski, i ka penguar zhurma që e kanë bërë policët e rinj para kantinës, prandaj ka vendosur që ta ndërpresë zbavitjen duke gjuajtur me revolen zyrtare. Regrutët policorë kanë filluar të ikin kapluar nga paniku në të gjitha anët, për të shpëtuar kokën, kurse një pjesë e tyre janë lënduar lehtë mes veti duke u fshehur përreth…
Ish zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski sot deklaroi para Këshillit së gjykimit në Gjykatën Penale se ai ishte i papunë. Peshevski akuzohet në rastin “Traktorja” të Prokurorisë Speciale Publike. Ai tha se ende merr apanazhë e vendit si një ish-zyrtar qeveritar, përcell FLAKA. Ish zyrtarë të qeverisë kanë të drejtë të kërkojnë një vit pas përfundimit të funksionit të tyre apanazhë, prat ë paguhen sipas agës së fundit që e kanë pasur edhe për një vit. Në fillim të gjykimit të sotëm, ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski tha se është i punësuar si menaxher në “Pelisterka”. Ish-drejtori…
Spekulimet po rriten se Lubço Georgievski do të kthehet në VMRO-DPMNE dhe do të jetë aduti kryesor i partisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme, që lideri aktual Hristijan Mickoski mund të kërkojë në qershor, përcjell TetovaSot. Lideri Mickovski, në televizionin “Kanal 5”, konfirmoi se VMRO-DPMNE dëshiron të shohë ish kreun Lupço Georgievski në radhët e saja. “Nuk jemi parë me Lubçon që nga Viti i Ri, por kam në plan të bëj një takim, të vazhdojmë komunikimin tonë dhe pse jo, nëse kemi qëllim të përbashkët, të bashkohet me ne”, tha Mickoski./TetovaSot/
“Sulmi kundër “Aleksandar Makedonski” është sulm kundër tërë popullit Maqedonas! Sulmi kundër “Aleksandar Makedonski” paraqet shpallje të luftës! Ndërsa kjo luftë e cila duhet dhe patjetër të fitohet, bile edhe me çmim të jetëve tona! Asnjëherë nuk do t’i falim tradhtarët, e nesërmja ende do të vij! Lufta për Maqedoninë afrohet!”, shkruajtën “Tvrdokornit” në Fejsbuk faqen e tyre, pasi që mbrëmë në Aeroportin ndërkombëtar Shkupi u largua përmendorja e “Aleksandar Makedonski”. Kjo edhe pritej pasi që, më herët ishin larguar shkronjat nga aeroporti “Aleksandar Makedonski” i cili ri emërohet në Aeroporti ndërkombëtar Shkup. “Tvrdokornit” paralajmëruan se në afat të shkurtë do…
Spekulimet po rriten se Lubço Georgievski do të kthehet në VMRO-DPMNE dhe do të jetë aduti kryesor i partisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme, që lideri aktual Hristijan Mickoski mund të kërkojë në qershor, përcjell TetovaSot. “Nëse kjo qeveri nuk zgjidh mosmarrëveshjen me Greqinë, është e sigurtë se VMRO-DPMNE do të kërkojë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në qershor”, pretendon për Plusfino një burim i mirëinformuar. Lideri Mickovski, në televizionin “Kanal 5”, konfirmoi se VMRO-DPMNE dëshiron të shohë ish kreun Lupço Georgievski në radhët e saja. “Qëllimi im i vetëm është që të animoj sa më shumë njerëz dhe grupe për të…
Një nga problematikat më të mëdha kohëve të fundit nëpër qytetet shqiptare në Maqedoni paraqiten bastoret dhe frekuentimi i tyre nga mosha minore. Në fotot e siguruara shihet se si nxënës të shkollave fillore dhe të mesme shfaqen në bastore në qytetin e Tetovës edhe pse në bazë të moshës së tyre me ligj është e ndaluar hyrja e tyre. Por kjo si duket nuk shfaq asnjë shqetësim për drejtuesit e bastoreve të cilët sigurisht kanë përfitime financiare nga frekuentimi i tyre por edhe organet kompetente nuk marin masa për parandalimin e këtyre dukurive negative.
Reagim Dënojmë ashpër djegien e Flamurit kombëtar shqiptar në qendrën e Shkupit nga protestuesit maqedonas qe protestojnë për çështjen e emrit të Maqedonisë me Greqinë. Ky akt vandal dhe barbar, tregon primitivizmin e disa maqedonasve qe gjithmone për probleme tjera mundohen ti shërojnë frustracionet e tyre politike duke djegur flamurin shqiptar dhe duke ofenduar shqiptar të pafajshëm. Bëjmë thirje Ministrit të Punëve të brendshme si dhe Zevendesit të tij Agim Nuhiut që sa më parë t’i gjejnë dhunuesit e Flamurit shqiptar, ti gjejne autorët e këtij akti shoven, ti nxjerin para drejtesise dhe tju japin pergjigjen e merituar. Aleanca për…
Në autostradën A1 të Korridorit 10 sot janë vendosur tabelat e reja me emrin e ri “Miqësia”. Ekipet e ndërmarrjes së Rrugëve kanë montuar tabelat e reja, pas vendimit të Qeverisë për emërtimin e kësaj route me emrin “Miqësia” në shenjë të miqësisë së mirë me Greqinë. Këto tabela do të vendosen në tërë autostradën që më parë ishte pagëzuar “Aleksandri i madh” nga kufiri Tabanoc me Serbinë deri në kufirin jugor me Greqinë. Qeveria nga mesi i muajit të kaluar vendosi ndryshimin e emrit të autostradës, por edhe të aeroportit nga “Aleksandri i Madh” në “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është takuar sot me kryetarin e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi në Qeveri, njofton SHENJA. Në këtë takim është biseduar për proceset katuale të reformave, me theks të veçantë për integrimet euro-atlantike, si dhe proceset ekonomike në Republikën e Maqedonisë, njoftojnë nga Qeveria përmes një komunikate me shkrim. “Kryeministri Zaev e ka informuar kryetarin e Lëvizjes BESA, Gashi, për rrjedhën e bisedimeve në lidhje me problemin të cilin Republika e Greqisë e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, duke potencuar se procesi gjendet në fazën kyçe dhe se ekzistojnë dallime mes palëve negosiuese, por…
Zv.ministri Ademi: Qeveria aprovoi ndërtimin e shkollës fillore në Ljubosh të Studeniçanit Problemet në sistemin e arsimit në vend në fushën e infrastrukturës dhe ndërtimit të shkollave si duket dita ditës po marin një kahje sa më pozitive ndërkohë që qeveria e më saktësisht ministria e arsimit dhe shkencës ka marrë dritë jeshile edhe për ndërtimin e një shkolle të re fillore në Ljubosh-Batincë në komunën e Studeniçanit, këtë e konfirmon edhe vet zv.ministri i arsimit dhe shkencës z. Arbër Ademi i cili edhe ka drejtuar iniciativën për fillimin e ndërtimit të një shkolle në këtë vendbanim. Sipas zv.ministrit Ademi,…
Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Prilep ka ngritur kallëzim penal kundër R.G. (48) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e krimit “keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Në periudhën prej 05.08.2016 deri më 21.09.2017 i denoncuari si punonjës në SHA “Postat e Maqedonisë”- dega në Prilep, gjatë kryerjes së kontrollit të rregullt mujor në postë në fshatin Dollnen, ka përgatitur procesverbale me përmbajtje të pavërteta. Me atë, siç kumtuan nga MPB-ja, ka mundësuar që N.P (28) dhe V.P. (27) të dy nga fshati Dollnen, të përfitojnë në mënyrë të paligjshme dobi pronësore prej 777.108 denarë në…

