Author: Arian Arci

Fruta e anës së vardarit dhe anës juglindore të vendit me më shumë dëme nga temperaturat minus javën që shkoi. Agrometereologët thonë se atje ku frutat ishin tashmë në fazën e bimësisë dhe lulëzimit, do të ketë rrallim të tyre. Më të prekura janë pjeshkat, kumbullat, kajsitë, qershitë dhe vishnjat. “Është mirë që kjo gjendje e temperaturave minus ishte vetëm një ditë ose ishte e shkurtër. Në rajonin e Shkupit do të ketë rrallim sepse pemët tanimë ishin në bimësi sepse në Petrovec janë matur minus 15 gradë, ndërsa në malin Zajçev minus 11. Qëndrueshmëria e frutave në këtë fazë…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë nesër do të korrektojë çmimin e shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Duke pasur parasysh lëvizjen e çmimeve të naftës së papërpunuar, nuk pritet që të ndodhin ndryshime të mëdha, por përveç shtrenjtimit të çmimit të njërit prej derivateve. Gjatë ndryshimit të fundit, çmimi aktual i Eurosuper 95 është 65,5 denarë për litër, Eurosuper 98 për 67 denarë për litër, ndërsa dizeli për 57 denarë për litër.

Lexo më Shumë

Ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugareski tha se afati për ndërtimin e gazsjellësit magjistral në Maqedoni është deri në vitin 2020. Ai, në intervistën e së dielës për Radio Evropën e Lirë ka folur për projektet e infrastrukturës, me fokus në ndërtimin e gazsjellësit. Ministri Sugareski foli edhe për problemet me ndërtimin e autostradave, rindërtimin e rrugëve lokale si dhe për investimet në infrastrukturën e hekurudhës. “Ministria për transport dhe lidhje, së bashku me Qeverinë, planifikojnë që gazsjellësi magjistral të përfundojë në fillimin e vitit 2020. Kjo do të thotë se ne si ministri duhet të sigurojmë gazsjellës magjistral…

Lexo më Shumë

Për shkak të mospasjes shtetësi Shajini gjithë jetën jeton në një botë të izoluar, edhe pse ka lindur edhe jeton në Gostivar ai nuk ka të drejtë të sigurimit shëndetësorë, punësim, ndihmë sociale e as më pak mundësi që të lëshojë qytetin. Fati i Shajinit sipas vlerësimit nga organizatat joqeveritare e ndajnë edhe 5 mijë persona tjerë në Maqedoni, theksojnë se edhe në librin amë nuk janë regjistruar edhe mbi 3 gjenerata. Nga organizata joqeveritare Hëna thonë se tash ekziston një botëkuptim ndryshe për këto të cilët duan që të nxjerin shtetësi por këtë të drejtë nuk mund të realizojnë…

Lexo më Shumë

Në hulumtimin e institutit Finance Think për shkallën e varfërisë, 33% e qytetarëve kanë deklaruar se jetojnë në varfëri, që është përqindje shumë më e madhe nga të dhënat e Institutit Shtetëror për Statistikë të cilat merren si të dhëna zyrtare ku thuhet se në varfëri jetojnë 21.9% e qytetarëve. Përgjigjet të cilat i kanë marrë për klasën e mesme, për institutin kanë qenë të pritshme, thotë për TV21 Bllagica Petrevski. Diku rreth 65% nga të anketuarit janë shprehur se bëjnë pjesë në këtë kategori të qytetarëve, këtu hyjnë ata qytetarë të cilët marrin paga të rregullta, shkojnë në pushim…

Lexo më Shumë

Emër i ndërlikuar, por në formë të një fjale të bashkuar, për të gjitha përdorimet propozon Athina në Projekt-marrëveshjen, sipas gazetës greke “Nea selida”. Në tekstin, të paralajmëruar në ballinë si “Ekskluzive – shtatë pikat e propozimit grek deri te Shkupi”, gazetari i zbulon pozitat e Greqisë, të cilat në periudhën e fundit janë publikuar edhe në media tjera greke. Në lidhje me emrin, kjo të jetë në një fjalë, të përngjitur, pa përkthim, gazeta, i referohet edhe vendimit të Akademisë greke të shkencave dhe arteve prej para 14 viteve. “Në çështjen për emrin, Qeveria greke propozon emër të ndërlikuar,…

Lexo më Shumë

Policia e Tetovës ka ngritur padi penale ndaj personit të panjohur pas denoncimit të një vajze 20 vjeçare nga Bogovina. Sipas denoncimit të familjes së saj në polici dikush në rrjetin social “Instagram” ka keqpërdorur emrin mbiemrin e saj dhe ka postuar foto të ndryshme të saja duke rënuar kështu autoritetin dhe integritetin personal të saj. Policia është afër zbulimit të autorit dhe ndaj autorit do të meren masa përkatëse. Buletini policor i Tetovës poashtu njofton se me 1 mars në Kodrën e Diellit 24 vjeçarja A.A nga Tetova ka denoncuar se në këtë qendër turistike e ka kafshuar qeni.…

Lexo më Shumë

Të dielën do të vazhdojnë protestat kundër kontestit të emrit të Maqedonisë dhe këtë e konfirmojnë nga organizatat për mbrojtjet e identitetit të Maqedonisë. Këto protesta i organizon ”NejemiMaqedoni” dhe njoftojnë se protesta do të mbahet në ora 13:00 nga qendra e kryeqyetit. “Eshtë koha që të bashkohemi dhe të respektojmë viktimat për mëmëdheun pasi ju’a kemi borxh” thuhet në njoftimin e dërguar deri tek mediat për protestën e paralajmëruar. Protesta, siç thuhet në njoftim, do të mbahet në disa vende të Evropës dhe nëpër botë. Përndryshe, në protestën e javës së kaluar u dogj flamuri i Greqisë dhe ai…

Lexo më Shumë

Në Londër, gjatë vizitës së delegacionit nga Maqedonia zv.kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani krahas takimeve të shumta që kishte pasur me zyrtarë të lartë britanik e që është diskutuar pikërisht për punën e eurointegrimit të vendit në strukturat euroatlantike, ai ka pasur edhe një takim me kryeministren britanike Theresa May! Me zonjën e hekurt May zv.kryeministri Osmani ka diskutuar lidhur me rrugën që duhet të ndjek Maqedonia për në NATO dhe BE si dhe reformat dhe gjithë këtë proces jo pak të lehtë.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazbi Lika në intervistën për TV 21 flet edhe për tabelat e reja të vendosura në autostradë. “Jemi në proces të miratimit të ligjit për gjuhët e cila është në fazën e tretë. Si të miratohet ligji atëherë do të themelohet edhe Agjencia e cila është paraparë me ligj ”, tha mes tjerash Lika në pyetjen pse tabelat e reja janë vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze e jo edhe në gjuhën shqipe. https://youtu.be/Xoi8xtoVheo

Lexo më Shumë

Deputeti rom Samka Ibrahimovski ka goditur keq politikat qeveritare të drejtuara nga kryeministri Zoran Zaev ndaj bizneseve vendore, njofton agjencia e lajmeve INA. Ai thotë se, qeveria aktuale po i dënon afaristët me shuma të mëdha, edhe pse më parë ishte premtuar se me marrjen e pushtetit këto dënime do të ulen. “Lexoj dhe nuk po mundem të besoj, shoh dhe nuk mund të mos çuditem , para disa ditëve njëri  një afarist i dënuar, mu afrua dhe më tha, z.deputet : Ju keni premtuar uljen e dënimeve që kanë të bëjnë mes mos dhënien e faturave fiskale, kurse Drejtoria…

Lexo më Shumë

“Kryesi e re, me bindje të njëjta”. Kështu e komentojnë partitë shqiptare qëndrimin e kreut të VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickovcki, se 35 mijë amendamentet kundër miratimit të ligjit për gjuhën, mund të tërhiqen vetëm me ri përpilimin e të njëjtit. Nga BDI-ja thonë se VMRO-DPMNE-ja ka qenë e gatshme që të pranoj ligj për gjuhët edhe me të avancuar se ky aktual, në kohën kur bisedohej për koalicione ndërsa deklaratat diametralisht të kundërta në lidhje me gjuhët i quajnë politika ditore. Megjithatë, partia shqiptare në pushtet beson se do e gjejnë formulën e miratimit të ligjit edhe pa ndihmën e VMRO-DPMNE-së.…

Lexo më Shumë