Author: Arian Arci

Për shkak të mjegullës në aksin rrugor fshati Lisec – Kodra e Diellit dukshmëria është zvogëluar nga 50 deri në 60 metra.  Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa, kumtoi Lidha auto-moto e Maqedonisë. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, sidomos nëpër gryka, ku është e mundur rrëshqitja e dheut. Apelon edhe në shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit.

Lexo më Shumë

Një ndër mjekët më të mirë në Maqedoni dhe më gjerë, dr. Ilir Hasani sot në Fakultetin e Mjekësise në Shkup, publikisht, në prani të miqve dhe familjarëve, por edhe të interesit të madh publik, mbrojti me sukses dezertacionin e doktoraturës në Degën e Traumatologjisë me temë ” Evaluimi i rezultateve te trajtimit operativ me osteosintezë minimalinvazive me pllakë locking gjatë trajtimit te frakturave te tibijes distale”, duke u bërë kështu doktori i parë shqiptar i shkencave në Maqesoni në këtë lëmi. Dr. Ilir Hasani , edhe pse në një moshë të re, është një kuadër me karierë të pasur…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një reagimi dënon  ashpër   sulmin qyqar ndaj profesorit Branko Sinadinovskit i cili njëherit është edhe Themelues i Bashkësisë Fetare te Shqiptarëve Ortodoks në Maqedoni. Më tej në reagimin e Alencës thuhet se: “Sulmi ne fjalë edhe njëherë dëshmon se në Maqedoni, janë shkelur dhe vazhdojnë e te shkelen rëndë të drejtat dhe liritë themelore të individit sidomos kur këto liri janë te lidhura me shqiptarët”. “Sulmi fizik ndaj profesorit dhe intelektualit shqiptar siç është profesori Sinadinovski tregon shkallën e ulët të sigurisë dhe papërgjegjësisë institucionale” . ASH kërkon  nga organet e rendit që sa më shpejt ti…

Lexo më Shumë

Kryetari i Akademisë Shqiptaro – Amerikane, prof.dr. Skender Kodra ka bërë thirrje që të zbardhet akti brutal i rrahjes së anëtarit të tyre të Akademisë dhe iniciuesit të themelimit të Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoks në Maqedoni, Branisllav Sinadinovski. Ai me këtë rast kërkesën ia ka bërë kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. “I nderuari Komandant Ali Ahmeti. Ne emrin time personal dhe te Akademis Shqiptaro Amerikane te Shkences dhe Arteve ne Neë- York. Shprehim indinjaten e rrafjes te antarit tone Akademik Branisllav Sinadinovski jeni te lutur qe ne kapacitetin e Shtetit qe JU drejtoni qe te mereni me kapjen e…

Lexo më Shumë

Është rrahur sot para banesës së tij në lagjen Aerodrom të Shkupit, Branko Sinadinovski. Deri tani nuk dihen arsyet dhe autorët, përveç se ngjarja ka ndodhur në pikën e ditës, njofton Medial.mk. Gazeta Lajm arriti të kontaktojë me dëndrin e tij, i cili tha se professor Sinadinovski është sulmuar nga dy persona të panjohur dhe se ka marrë lëndime të rënda. “Nuk është në rrezik jete por ka marrë lëndime të rënda. Dy persona të panjohur e kanë sulmuar para banesës ku jeton duke e goditur në kokë, në fytyrë dhe në stomak. Me ndihmën e shpejtë e kemi transferuar në…

Lexo më Shumë

Në vigjilje të shënimit të Festës kombëtare të arsimit shqip, 7 Marsi, Universiteti Nënë Tereza në Shkup në prani të mysafirëve te shumtë  mbajti akademi solemne, njofton Medial.mk. Përveç për të kujtuar këtë datë të  rëndësishme dhe të gjithë ata që kanë kontribuar ne arsimimin e kombit  u dhanë dhe mesazhe e zotime për të avancuar edhe më tej arsimimin e gjeneratave të reja si dhe përmirësimin e statusit të mësimdhënësve. Zëvendësministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi tha se do të vazhdohet me përpjekjet për të çuar përpara edhe gjuhën edhe arsimimin në gjuhën shqipe. “Un si zëvendësministër i…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas do të vijë në Shkup në gjysmën e dytë të muajit, ndërsa me vete do të sjellë edhe projekt-versionin grek për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar. Këtë e konfirmoi kryeministri, Zoran Zaev pas çka sipas tij do të ketë raund të ri të negociatave me ndërmjetësuesin e OKB-së. Vijon raund i ri i negociatave, që do të mbahet në fund të marsit ose fillim të prillit, nën udhëheqjen e ndërmjetësuesit, Metju Nimic. Deri atëherë ashtu siç dini pritet takim bilateral midis dy ministrave ngjashëm me takimin që ndodhi në Selanik. Për këtë takim, kemi paralajmërim…

Lexo më Shumë

As koordinimi i sotëm mes grupeve parlamentare nuk solli asnjë zgjidhje konkrete për kthimin e VMRO-DPMNE-së opozitare në Kuvend. Edhe pse deputetët e opozitës maqedonase dhe koordinatori i grupit frekuentojnë takimet e grupeve të punës për reformat, ata vazhdojnë të mos paraqiten në seanca. Jozyrtarisht flitet se për nesër mund të caktohet seanca për leximin e tretë dhe shqyrtimin e mbi 35 mijë amendamenteve për ligjin për përdorimin e gjuhëve, megjithatë partitë nuk e konfirmojnë këtë. Një ditë më parë, dy liderët Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski, pas takimit në Qeveri, deklaruan se qëndrimet e tyre sa i takon ligjit…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit i njofton të gjithë përdoruesit e hapësirës publike për kryerjen e biznesit jashtë hapësirës ​​ së biznesit se sezoni veror për vendosjen e pajisjeve urbane, fillon nga 01.04.2018 e deri më 31.10.2018, përcjell Medial.mk. Përdoruesit e interesuar të hapësirave publike për marrjen e Lejes për të kryer punë jashtë hapësirës së biznesit dhe Miratimit për ngritjen e pajisjeve urbane gjatë sezonit veror 2018, kërkesat duhet t`i dorëzojnë në arkivin e Qytetit të Shkupit më së voni deri më  30.04.2018 Për Komunat që kanë miratuar Programin për vendosjen e pajisjeve urbane me kërkesën duhet gjithashtu duhet ta dorëzojnë…

Lexo më Shumë

“Ditëve të fundit “shteti i së drejtës së Zaevit” u gjunjëzua para një matrapazi dhe krimineli urban. Këtu nuk kemi sundim të së drejtës por kemi sundim mbi të drejtën”, vlerëson politikologu dhe gazetar Xhenur Iseni. Në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe formimi i kabinetit qeveritar nën dirigjimin e LSDM-së, nënkryetari aktual i kësaj partie Muhamed Zeqiri deklaroi se socialdemokratët kanë fituar deri në 70 mijë vota nga Shqiptarët, me çrast i kanë ndihmuar Zaevit të bëhet kryeministër. Pasiqë një prej përkahësve më të flaktë të protestave “laramane” dhe politikës së kryeministrit aktual, Vladimir Milqin nëpërmjet rrjeteve sociale u shpreh…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski kanë arritur marrëveshje sonte për Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ndërsa kanë biseduar edhe për bisedimet për çështjen e emrit si dhe për Ligjin e gjuhëve. Mickoski pas takimit tha se janë marrë vesh që VMRO-DPMNE të marrë vendin e kryetarit të KSHZ. “Me kryeministrin Zaev jemi dakorduar që KSHZ duhet të kompletohet. Kjo do të bëhet sipas modelit të vjetër, ashtu që kryetari i KSHZ do të jetë nga opozita, derisa shumica e anëtarëve do ti takojë pushtetit”, theksoi Mickoski. Sipas tij, në këtë takim është bërë fjalë edhe për emrin,…

Lexo më Shumë