Për të marrë licencë në Ligjin për veprimtari turistike, propozohet që agjencitë e udhëtimit të paguajnë garanci bankare prej 100 deri në 300 mijë euro, një shumë që është shumë e madhe dhe me të cilën dëshirohet të bëhet monopol për t’iu reagojnë disa prej agjensive të udhëtimit të Ohrit dhe kanë vërejtje për konkurrencë të pandershme dhe numri i pamjaftueshëm i inspektorëve. Problem kanë edhe dhënësit me qira të dhomave, ata ankohen nga ekonomia gri, qiradhënësit e e egër dhe shërbimet e inspektimit që sipas tyre bëjnë një qasje selektive. Autoritetet thonë se propozimet janë të pranueshme nëse ato…
Author: Arian Arci
Të dhënat statistikore flasin se në Maqedoni nga numri i përgjithshëm i popullatës, 49,9 për qind janë gra dhe se ato jetojnë katër vjet më gjatë se burrat, ndërsa jetën mesatare e kanë 77,4 vjet. Lidhur me burrat më i madh është numri i grave të diplomuara, gjegjësisht 58 për qind ose 4.787, si dhe numri i grave me master 58,9 për qind ose 1.107. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, numri i grave me titull doktor shkencash është 111 gra doktor shkencash. Nga numri i përgjithshëm i grave të punësuara 94,3 për qind janë të paraqitura me…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi precizoi se cilat do të jenë hapat e tij të ardhshëm lidhur me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili është në lexim të tretë në Parlament, por vetëm theksoi se gjithçka do të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren kuvendore. “Lidhur me këtë çështje, kryetari i Kuvendit nuk ka plane A,B,C,D…. Kryetari i Kuvendit para vetes ka Kushtetutë dhe Rregullore për punën e Kuvendit. Dhe kjo do të thotë se atje është e rregulluar gjithçka. Kryetari i Kuvendit nuk mendon për kurrfarë marrëveshje, por zbaton Rregullore dhe Kushtetutë,…
Një çift bashkëshortor nga Prilepi sot është gjetur i vdekur. Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë themelore të Prilepit, bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje. Bashkëshorti ka pasur 81 vite, kurse gruaja ka pasur 76 vite dhe është identifikuar si Illka Neshkovska. Sipas prokurores publike, Marijana Ilieska, rasti është paraqitur nga një kalimtar i cili e ka vërejtur trupin e pajetë të Mice Neshkovskit nën ballkonin e ndërtesës në lagjen “Dimo Narednikot”. “Trupin nën ballkon e ka gjetur një kalimtar rasti pak para orës 12, sot në mesditë. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje, sepse në…
Me 8 Marsi, avokatët e Shkupit u mblodhën në një takim pune ku diskutuan edhe për propozim-ndryshimet në ligjin për noteri. Avokatët porositën kryeministrin Zaev t’i kuptojë seriozisht se ata janë të pakënaqur. Ata theksuan disa elemente kontestuese në propozim-ndryshimet e ligjit për noteri, që “De Fakto” nënkuptojnë më shumë para për noterët. “Kontestuese është ajo që tërësisht na kanë larguar nga procedura e trashëgimisë. Është paraparë procedura trashëgimie të zhvillojnë vetëm noterët. Kontestuese është që na kanë larguar nga urdhërpagesat, gjegjësisht është paraparë urdhërpagesat të bëhen pa avokat. Kontestuese është që sërish kompetencat u kthehen noterëve të bëjnë akte noteriale, ndërsa funksioni i tyre është shkrues” – deklaroi avokatja Pavlina Zefiq. Nëse nga kryeministri Zaev…
Me rastin e shënimit të 17 vjetorit të themelimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001 në Malësinë e Sharrit- Brigada 112 “Mujdin Aliu” ju ftojmë të merrni pjesë në Manifestimin tradicional “ Pranvera e dinjitetit” që i kushtohet kësaj ngjarje të rëndësishme dhe dëshmorëve të Kombit. Manifestimi do të mbahet të mërkurën më 14 mars 2018 në Kalanë e Sellcës me fillim në ora 13.00. Manifestimi organizohet nga Shoqata e veteranëve të UÇK-së.
Kryeministri Zoran Zaev u tregua xhentëlmen i vërtetë në marshimin e sotëm mbi të drejtat e grave. Ai ndihmoi aktivisten e cila mbajti fjalim para të pranishmëve. Kryeministri Zaev mbajti megafonin gjatë fjalimit të aktivistes. Në marshimin e sotëm morën pjesë një numër i madh qytetarësh, burra dhe gra.
Strukturat politike shqiptare të LSDM-së në Saraj, shprehin nervozizëm dhe revolt pasi ndjen të manipuluar nga ana e disa zyrtarëve të LSDM-së. Ata, thonë se gjatë fushatës dhe zgjedhjeve kanë marrë shumë premtime, duke ju siguruar vende pune dhe funksione në ekzekutiv, por një gjë e tillë spo ndodhë, madje as telefonat nuk po ua hapin për komunikim. Nga dega e LSDM-së në Saraj thonë se, LSDM ka marrë tre mijë vota në zgjedhjet parlamentare, ndërsa në zgjedhjet lokale kandidati I tyre për Qytetin e Shkupit, Petre Shilegov, ka marrë 9200 vota dhe në fund përsëri nga dega Saraj për…
Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni thotë se arsimtarët shqiptarë nuk janë të barabartë me kolegët e tyre maqedonas sepse një pjesë e madhe e shkollave me mësim në gjuhën shqipe në Maqedoni, përballen me mungesë të hapësirave, duke u detyruar që të punojnë madje edhe në tre ndërrime dhe me klasa të mbipopulluara. Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Nuhi Dardhishta thotë për Radion Evropa e Lirë se prioritet duhet të jetë ndërtimi i shumë shkollave në vendbanimet shqiptare, veçanërisht në qytetin e Shkupit dhe Tetovës, ngase sipas tij, numri i madh i nxënësve në një klasë ua vështirëson…
Duke filluar nga Muzeu i Artit Bashkëkohorë tek Kalaja, përmes Lumit Vardar e deri tek stadiumi i Parkut, Qyteti i Shkupit do të ndërton teleferik Zip-Line. Teleferiku do të jetë në gjatësi prej 400 metrash, do të jetë i pajisur me pajisje të përshtatshme sigurie dhe sistem frenimi me të cilin do të kontrollohet shpejtësia e lëvizjes, njofton Medial.mk. “Procesi i ndërtimit nuk parashikon ndërtim të objekteve të cilat në mënyrë të panevojshme do të kishin zënë hapësirë shtesë nga fillimi dhe mbarimi i pikës së teleferikut Zip-Line./Medial.mk/
Një fëmijë 12-të vjeçar, nën përkujdesje në Shtëpinë “25 Maji”, i cili është paraqitur si i zhdukur, mbrëmë, një orë e 10 minuta pas mesnate është gjetur në Çair. Siç është theksuar në buletinin policorë, fëmija është gjetur në rr.” Bllagoja Stefanovski” në Shkup prej policëve dhe i është dorëzuar nëpunësve policorë nga Sektori i Delikuencës së të Miturve në Çair për procedurë të mëtejme.
Sapo ka shpërthyer një zjarr në një banesë ndërtimi në Tetovë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. “Zjarri ka shpërthyer diku rreth orës 9 e 30 minuta, po fatmirësisht nuk ka të lënduar”, thotë qytetari për TetovaSot. Falë intervinimit të shpejtë të ekipit të zjarrfiksave zjarri është lokalizuar duke menjanuar edhe rrezikun për banesat tjera në po këtë ndërtesë banimi./TetovaSot/

