Author: Arian Arci

Ministria e Punëve të Brendshme ka paguar një paradhënie dhe Ministria e Financave përmes llogarisë arkëtare ka transferuar para në sh.a “11 Tetori-Eurokompozit” nga Prilepi, duke i paguar kështu 22,000 denarë çdo punonjësi. Siç njoftojnë nga qeveria, vendimi është miratuar në seancën e 57-të për të tejkaluar situatën dhe problemet e trashëguara në “Eurokompozit”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në seancën e qeverisë të martën, Ministria e Punëve të Brendshme ishte e detyruar të vazhdonte zbatimin e marrëveshjes me Eurokompzit, për të kryer riprogramimin e detyrimeve ndaj kompanisë dhe për të bërë një pagesë paraprake të detyrimeve të përcaktuara në Marrëveshjen për…

Lexo më Shumë

Një person i panjohur, mbrëmë ka hedhur një mejt shpërthyes në oborrin e shtëpisë së 43 vjeçarit D.S në lagjen Gjorqe Petrov. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ngjarja ka ndodhur 40 minuta pas mesnate, ndërsa nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm janë shkaktuar dëme materiale, duke përfshirë këtu dëmtimin e shtëpisë dhe dy automjeteve të cilat kanë qenë të parkuara në oborr. Sipas policisë, me siguri bëhet fjalë për bombë të tipit “Kashikarë”, ndërsa po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Në Zvicër gjatë vitit të kaluar janë detyruar të martohen 43 fëmijë nën moshën 16 vjeçare, shkruan prestigjiozja “NZZ am Sonntag”. Vajzat e reja, që përkundër dëshirës janë detyruar të martohen, në shumicën e rasteve vijnë nga Siria, Afganistani, Somalia, Eritrea dhe Maqedonia. Në të njëjtën periudhë janë raportuar 64 raste të martesave të miturve të moshës 16 deri 18 vjet, përcjell albinfo.ch. Këto martesa kanë ndodhur në kundërshtim me ligjet zvicerane. Një ceremoni fetare martesore lejohet të kryhet vetëm pasi që ajo të paraqitet përpara një nëpunësi të gjendjes civile, ndërsa kjo e fundit mund të ndodhë vetëm pasi…

Lexo më Shumë

Ai në një intervistë për gazetën greke, Documento ka thënë se është koha për zgjidhjen e çështjes së emrit, por ka përsëritur se ndryshimet kushtetuese janë parakusht për një zgjidhje erga omnes. Ndryshimi i Kushtetutës nënkupton implementim “erga omnes”, respektivisht përdorim të emrit në të gjitha rastet, si për përdorim ndërkombëtar ashtu edhe për përdorim të brendshëm dhe shmangie të mosmarrëveshjeve që mund të ndodhin në të ardhmen nëse nuk ndryshon Kushtetuta. Së dyti, mënjanohet mundësia që në të ardhmen një Qeveri tjetër t’i kërkojë llogari vendit fqinj për dhunë ndaj Kushtetutës nëse marrëveshja ndërkombëtare do të “devijojë” nga parashikimet…

Lexo më Shumë

Përsëri e arrestuar nga ana e policisë italiane është Gaja Mogerini, mbesë e përfaqësuese së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini. Ajo është ndër 21 personat që janë arrestuar mbrëmë nga ana e policisë italiane, në korrniza të një operacioni të koordinuar me Drejtorinë për anti-mafia nga rrethina e Romës. Akuza është se ka distribuar kokainë në diskoteka të ndryshme dhe klube të natës në kryeqytetin Italian. Mbesa e Mogerinit edhe në vitin 2015 ishte akuzuar për veprën e njejte kriminele.

Lexo më Shumë

Fotoreporterët e mediave në Maqedoni kërkojnë që të paguhet mundi i tyre, përndryshe do të kërkojnë 250 euro dëmshpërblim për çdo fotografi të vjedhur. Përmes nismës për mbrojtje të autorëve, që mbështetet nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial (SPGPM), dhe avokates së tyre, Natalija Milenkova, tashmë janë dërguar rreth tridhjetë vërejtje deri te mediat për një marrëveshje për kompenzim. Në të kundërtën, avokatja Milenkovs thotë për agjencinë “Meta”, se do të pasojnë paditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar të realizojë masat e premtuara gjatë fushatë parazgjedhore me të cilat parashikohet mbështetje financiare për mërgimtarët që do të investojnë në vendlindje. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot zhvilloi takim pune në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, ku para përfaqësuesve të bizneseve, anëtare të kësaj ode, prezantoi masat për përkrahje financiare të investimeve, Ligj ky që është përpiluar dhe prozuar nga Ministria e Ekonomisë, në drejtim të mbështetjes së bizneseve në vend. Ministri Bekteshi para kryetarit të OEMVP-së, Nebi Hoxha tha se me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, si partnere e Ministrisë së Ekonomisë…

Lexo më Shumë

Eksponentë të BDI-së kanë kërcënuar me jetë për të disatën herë kryetarin e shoqatës së gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmanin, por sic theksoi ai, shumicën e rasteve kur është kërcënuar nuk i ka bërë publike për opinionin publik, shkruan InfoShqip. Selmani me një deklaratë për InfoShqip sqaron opinionin mbi këto kërcënime, falenderon policinë dhe ministrin e punëve të brendshme të Maqedonisë për gatishmerinë që treguan në mbrojtje të gazetarit, si dhe tregon për instancat europiane ku ka arritur të trajtohet ky kërcënim. Në vijim mund të lexoni të plotë deklaratën e Selmanit: “Nuk është hera e parë që kërcënohem dhe…

Lexo më Shumë

Duke folur për miratimin e ligjit të gjuhëve, deputeti i BDI-së Xhevat Ademi në emisionin Rruga Drejt në Alsat-m ka thënë se mes dy subjekteve të koalicionit qeveritar LSDM e BDI nuk ka aspak dilemë rreth sjelljes së ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. “Aq më tepër nuk ka hapësirë për kurgarë ndryshime qofshin ato edhe kozmetike, shumica parlamentare do të votojë në lexim të tretë ligjin ashtu siç është votuar në leximin e parë, ashtu siç është votuar në leximin e dytë. Zaten ky është një prej shtyllave të koalicionit politik.

Lexo më Shumë

Vendimi për themelimin e Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve shqipe është zyrtar pas miratimit nga Qeveria. Me gjithsej 96 të punësuar, instrumentistë… e të tjerë, mes të cilëve 18 çifte valltarësh, selia e këtij institucioni do të gjendet në kompleksin e sportit Partizani, në Komunën e Çairit, shkruan gazeta KOHA. Buxheti i akorduar nga buxheti i shtetit arrin në mbi 51 milionë denarë, fond ky që do të vihet në dispozicion përveç pagesave të punonjësve edhe për blerjen e 23 instrumenteve (804 mijë denarë), kostumeve (mbi 2 milionë denarë), autobusin (3 milionë denarë), ndërsa një pjesë është parashikuar për…

Lexo më Shumë

Në qendrën për Kulturë në Tetovë, nesër në mbrëmje me fillim në orën 19.00 do të jepet shfaqja Volpone. Sulejman Rushiti është regjisor i shfaqjes së parë të vitit 2018 e cila është vepër e Ben Xhohnson e modifikua nga Stefan Cvajg. Aktorët Elmir Sejfullai dhe Arsim Kaleci në emisionin “ Mëngjesi me ne” në Art Channel u shprehën se është një vepër e cila ka të bëjë me aktualitetin dhe se kanë punuar me përkushtim. Andaj dhe i bëjmë thirrje publikut ta ndjekin këtë shfaqje duke premtuar se nuk do të zhgënjehen. Në këtë shfaqje luajnë: Arsim Kaleci, Elmir…

Lexo më Shumë