Author: Arian Arci

Për nesër është paraparë një huamarrje e re e Ministrisë së Financave, përmes emetimit të letrave shtetërore me vlerë, prirje e ngjashme si ajo e Qeverisë së kaluar të Nikolla Gruevskit. Ministria e Financave do të tentojë që nesër të merr një hua prej 93 milionë euro. Kjo është huamarrja e tretë brenda tre javësh, kur fillimisht shteti mori 56 milionë euro hua, e pastaj edhe 33 milionë euro tjera. Planifikohet ankandi i letrave trevjeçare me vlerë, pa klauzolë devizore, pastaj letra dyvjeçare me vlerë, pa klauzolëë devizore, si edhe letra dymbëdhjetëmujore me vlerë, pa klauzolë devizore.

Lexo më Shumë

Televizioni Telma të tërheqë vendimin për cenzurim të emisionit “KOD” të Snezhana Llupevska – Sozen, kanë kërkuar nga Shoqata e gazetarëve (SHGM). Nga aty i kanë bërë ftesë Qeverisë të ndërpresë që të mbajë sytë mbyll para censurës së mediave. “Është dështim për Maqedoninë si vend, për ne si qytetarë, që të aplikohet cenzurë brutale para syve të opinionit të vendit. Pronari, menaxhmenti dhe kryeredaktori i Telma, me këtë akt të turpshëm, devalvojnë kushtetutën e Maqedonisë, me të cilën ndërpritet cenzura”, thonë nga SHGM. Nga SHGM thonë se Maqedonia nuk do të demokratizohet dhe të integrohet në familjen evropiane të…

Lexo më Shumë

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov mori pjesë në marshin për të kujtuar deportimin e hebrenjve nga Maqedonia, përkrah Kryeministrit Zoran Zaev. Me këtë rast, Borisov tha tse nazistët që ishin këtu kanë kryer gjëra çnjerëzore me qenjen e gjallë njerëzore, Ai shprehu keqardhjen, duke shtuar se nuk duhet harruar asnjë jetë njeriu që është dërguar të digjet në llogore. Duke rikujtuar 20 vitet e fundit të Ballkanit, kur kushte luftëra të përgjakshme dhe krime të tmerrshme, Borisov tha se jetët e njerëzve nuk duhet të harrohen, dhe se nuk duhet të lejojmë të përsëritet një gjë e tillë. Sipas tij, nëse…

Lexo më Shumë

LSDM ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. “VMRO-DPMNE vazhdon me patriotizmin e rremë të Gruevskit, në vend të veprimeve të dëmshme Mickovski duhet të largohet nga politikat e ndarjeve dhe urrejtjes. VMRO-DPMNE vazhdon me patriotizmin e rremë. Duke bllokuar Ligjin që ata e pranuan me shpresën se do të formojnë Qeverinë, në fakt bllokojnë reformat me çka pengohet zhvillimi i Maqedonisë. Me këto veprime ata po u shkaktojnë dëm qytetarëve dhe shtetit. Hristijan Mickovski vazhdon të udhëheq me politikën e njëjtë sikur ka udhëhequr paraardhësi i tij Nikolla Gruevski, politika të cilat sjellin dëme ndaj interesave…

Lexo më Shumë

Që prej një muaji Komuna e Gostivarit ka ndërprerë funksionimin e parkimit zonal. Ky vendim i komunës ka shkaktuar kaos të vërtet në komunikacion dhe ka nxitur reagimin e qytetarëve të cilët kërkojnë intervenimin e menjëhershëm të autoriteteve kompetente për zgjidhjen e kaosit të krijuar në trafik, i cili për momentin duket kështu… “Një herë paguheshe, kishte do rregulla se ku me u parku dhe sa me paguar, tash siç e shihni, kush si mbrin e parkon, s`ka çka me fol i shohim vetë. Policia rin aty ato parkohen kush ku do. Zjarrfikësit kanë probleme por sa ka raste sëmundjesh…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev takoi senatorin amerikan Kris Marfi dhe ambasadorin e SHBA-ve në Shkup Xhes Bejli. Siç kumtojnë nga pres qendra e Qeverisë, në takim është konstatuar se Republika e Maqedonisë po lëviz në drejtim të duhur, përmes proceseve reformuese dhe hapat drejt ndërtimit të miqësisë me fqinjët, në rrugën drejt BE-së dhe NATO-së. Senatori amerikan Marfi inkurajoi kryeministrin Zaev dhe Qeverinë të vazhdojnë me ndryshimet pozitive për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë. Ai përsëriti se Shtetet e Bashkuara mbeten mik i vërtetë i Republikës së Maqedonisë. Në takim u diskutuan edhe temat tjera aktuale në vend dhe rajon.…

Lexo më Shumë

Reformat që duhet ti realizojë këshilli për ndjekjen e implementimit të strategjisë në gjyqësor i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev burojnë nga vërejtjet e raportit të Pribesë, vlerësojnë  për TVM2 ekspertët juridik. Eksperti Juridik Mersim Maksuti e  vlerëson si akt pozitiv  kyçjen e kryeministrit në këtë  trup, por sipas tij nuk mund të realizohen reforma të mirëfillta pa kyçjen e opozitës, ekspertëve të mirëfilltë ndërkombëtar dhe Komisionit Evropian. “Maqedonisë që në të vërtetë të bëjë reforma reale dhe të mirëfillta në fushën e drejtësisë i duhet kyçja e opozitës i duhet ekspertë  të mirëfilltë edhe ndërkombëtar pa mëdyshje të kyçet…

Lexo më Shumë

Në organizim të SHVL – UÇK-së dhe shoqërisë “Lëvizja” sot në varrezat e fshatit Kollarë, u mbajt ceremonia përkujtimore për veprimtarin Ruzhdi Veliu-Jehoni, ku morën pjesë familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës përfaqësues institucionesh dhe bashkëveprimtarë nga të gjitha viset shqiptare. Për jetën dhe veprimtarinë e tij, foli Besa Limani, mbesa e dëshmorit Beqir Limani, e cila potencoi se Ruzhdi Veliu qysh në moshë të re iu bashkëngjit veprimtarisë guerilase për furnizimin me armatim për luftërat që do të pasonin, transmeton Medial.mk. Ndërkaq, komandanti i përgjithshëm i UÇK-së dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, duke evokuar kujtimet mbi jetën…

Lexo më Shumë

Partitë politike ende pa një marrëveshje konkrete për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Maqedoni. Shkas për këtë janë 35 mijë amendamentet e VMRO DPMN-së opozitare që u parashtruan pas refuzimit të presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, për të dekretuar ligjin duke kërkuar ndryshimin e disa pjesëve të tij me pretendimin se forma që kishte kaluar në Kuvend, është në kundërshtim me Kushtetutën apo se i njëjti e bën shtetin dygjuhësor. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, që vjen nga Bashkimi Demokratik për Integrim, të enjten e vendosi për miratimin…

Lexo më Shumë

Rruga kryesore e Nikushtakut jo që është prishur, por nuk ka qenë asnjëherë si duhet e ndërtuar, thonë banorët e këtij fshati. Ata ankohen se po prishin makinat e tyre, çdo ditë nëpër rrugët me gropa. Por, disa prej tyre kanë gjetur si opsion të udhëtimit kafshët shtëpiake. Sabajdini thotë se punët në këtë fshat nuk janë në rregull, por është optimist se një ditë do të bëhet më mirë. “Jo kjo punë nuk është në rregull, por me kontributin e komunës, që kanë premtuar për t’i shtruar disa rrugë, besoj se do të rregullohen. Disa janë kryer me begatonizim,…

Lexo më Shumë

Vendimin për të investuar në Maqedoni, veçanërisht në sektorin e minierave, pronari i ri i Sasa-s e ka sjellë pas hulumtimeve në terren, ku ka konstatuar se më së shumti potencial për të punuar xehen e zinkut ka në pjesën veri-lindore të Maqedonisë. Pas përfundimit të krizës disa vjeçare politike, punët kanë filluar të zhvillohen edhe në një nga industritë më të rënda, thotë në intervistë për TV21 Nik Klark, kryetari i bordit drejtues të kompanisë Central Azia Metals. Ai thotë se do të punohet sipas standardeve më të larta, dhe se kompania do të jetë e përgjegjshme ndaj shoqërisë.…

Lexo më Shumë