Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopulos, duke folur për çështjen e emrit gjatë një konference për gazetarët, ka deklaruar se momentalisht po hapërojnë në një rrugë mjaft pozitive, duke shtuar se negociatat për emrin vazhdojnë me ritëm intenziv. Në lidhje me draft marrëveshjen, ai ka thënë se po e përpunon Ministria e Jashtme Greke ndërsa së shpejti është planifkuar vizita e shefit të diplomacisë së Greqisë, Nikos Kotzias në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Poziciomi i Qeverisë greke është emër i përbërë, erga omnes, për përdorim të përgjthshëm. Çfarë do të thotë ajo? Që nevojitet rishikim i Kushtetutës që të mund…
Author: Arian Arci
Sot ishte i ashpër kundër miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, por kur ishte kryeministër i Maqedonisë Nikolla Gruevskit nuk i pengonte gjuha shqipe, madje ai mundohej ta mëson e të lexoj në gjuhën shqipe. Si dëshmi ua sjellim një video të postuar në Facebook në të cilën Gruevski mundohet të lexoj në gjuhën shqipe.
Pas miratimit në lexim të tretë në Kuvend të ligjit për përdorimin e gjuhëve, presidenti Gjorgji Ivanov tani është i detyruar që ta dekretojë të njëjtin dhe nuk ka të drejtë më të refuzojë siç kishte në fazën e dytë. Këtë e obligon në mënyrë decide neni 75 i Kushtetutës së vendit. NENI 75 I KUSHTETUTËS SË MAQEDONISË: “Ligjet shpallen me dekret. Dekretin për fuqizimin e ligjit e nënshkruajnë kryetari i Republikës dhe kryetari i Kuvendit. Kryetari i Republikës mund të vendos të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjit. Kuvendi përsëri e shqyrton ligjin dhe nëse e miraton…
Zëvendës kryeministri për Çeshtje evropiane, Bujar Osmani në emisionin Click Plus në televizionin 21, ka theksuar se ka asnjë shkelje të proderuave ligjore me miratimin dhe votimin e LIgjit për gjuhët sot në Kuvendin e Maqedonisë. “Ligjet e miratuara, siç ishte ligji për gjuhën mund të ndryshohen me propozim ligj për ndryshimin e ligjit, kurse jo me amandamente. Në fazën e tretë nuk ka pasur hapsirë kushtetuese për propozim të amandamenteve, dhe se kryetari i Parlamentit nuk ka bërë asnjë thyerje apo shkelje të procedurës në këtë drejtim”, theksoi Osmani, njofton TetovaSot.
SHSHA në Çikago si njëra nga organizatat e njohura në diasporën shqiptare në Amerikë,pa dyshim është një krah i fortë i LQSHA-së Joe DioGuardi në Nju Jork. Emri i Joe Diguardit dhe projekti kombëtar i LQSHA-së si e vetmja organitatë shqiptaro-amerikane që e ka të drejtën e lobimit për çështjen shqiptare në Ballkan,tashmë ka hyrë në analet e historisë kombëtare dhe është bërë një zë i fuqishëm në insitutucionet politike dhe diplomatike në shtetin e Amerikës dhe ato ndërkombëtare,thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago. Peticioni si formë e lirë demokratike që hedh dritë për të drejtën legjitime të popullit shqiptar në hapësirën…
Me protesta para Kuvendit dhe Prokurorisë, Iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin” edhe njëherë kundërshtoi paralajmërimin për rikualifikim të lëndës për rastin e Almir Aliut nga “vrasje me paramendim” në “aksident trafiku”. Protesta u mbajt një ditë para se Gjykata Themelore në Kumanovë të japë fjalën përfundimtare për rastin. Familjari i Almirit, Nijazi Aliu, tha se rikualifikimi i lëndës do të ishte vrasja e dytë e Almirit. Për Organizatorët e protestës, edhe pas ndryshimit të prokurorëve, asgjë nuk ka ndryshuar për drejtësinë në vend. “Para katër muajve e kam bërë një ankesë këtu dhe nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje, përveçse…
Rreth 100 mijë qytetarë nga i gjithë vendi pritet deri nesër të paraqesin formularët për të ardhurat vjetore. Kjo krijon rrëmujë në sportelet e Drejtorisë e të Ardhurave Publike, pasi që shumë qytetarë nxitojnë të kryejnë obligimin e tyre një ditë para skadimit të afatit, ndërsa ka edhe prej tyre që e lënë pikërisht ditën e fundit. Ky është viti i fundit që qytetarët janë të obliguar vetë t’i paraqesin të hyrat e tyre për tatim, sepse nga viti i ardhshëm fletëparaqitjet do t’i plotësojë në mënyrë direkte DAP-i, ndërsa obligim i vetëm i qytetarëve do të jetë konfirmimi për…
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me anë të një postimi ka përgëzuar miratimin e ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni. Kreu i shtetit ka shtuar se ky i sotmi është një akt shumë i rëndësishëm historik dhe me rëndësi madhore për integrimin e Maqedonisë në Europë. “Përshëndes vendosmërinë për miratimin e ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, si një akt i rëndësishëm historik e me rëndësi madhore, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë. Urime!”, shkruan Meta.
Thuajse çdo fletë e historisë sonë kombëtare e ka të shkruar nga një datë vendimtare për ruajtjen e vlerave kombëtare në muajin Mars. Marsi si muaji i vendimeve të mëdha kombëtare dhe i fitoreve të arritura me gjak e djersë, ne shqiptarëve të Maqedonisë na e solli edhe gëzimin për triumfin e së drejtës natyrale të gjuhës, si popull autokton në këto troje. Urime miratimi i Ligjit për Gjuhën Shqipe.
Në vendkalimin kufitar në Preshevë gjatë orëve të fundit janë konfiskuar 22 mijë tableta të ndryshme të ilaçeve për qetësim që ishin fshehur në autobusin me targa të Ohrit të linjës Ohër – Beograd. Sipas informacioneve të para këto ilaçe ishin të destinuara për tregun e Serbisë. Gjatë skanimit është vërejtur se diçka nuk është në rregull, kurse kontrolli i detajuar ka zbuluar se doganierët kishin të drejtë për dyshimet e tyre. Kontrolli ka vërtetuar se në toaletin e autobusit kishte më shumë se 10 qese, ku kishte më shumë se 800 kuti me barëra të ndryshme. Për shkak se…
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka vendosur që Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë (BFI), ti paguhet dëmshpërblim prej 9.349.220 denarë apo afër 152 mijë euro për dëmin e shkaktuar në xhaminë e Haraçinës gjatë konfliktit luftarak të vitit 2001, informon Zhurnal. Këshilli gjyqësor i Gjykatës Supreme e ka refuzuar kërkesën e Republikës së Maqedonisë për revizion të procedurës për kompenzimin e dëmit. Shteti po ashtu duhet të paguaj edhe 9300 euro harxhime gjyqësore për procedurën gjyqësore. Dëmshpërblimi duhet të paguahet për dëmin e shkaktuar dhe për rinovimin që i është bërë dy xhamive në Haraçinë të Shkupit. Sipas arsyetimit…
Ekzistojnë baza ligjore për të ndërprerë kontratën e koncesionit për minierën Kazandol në Valandovë, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimin me Ujëra Lupço Nikollovski për Televizionin 24, përcjell FLAKA. Ai vuri në dukje se Qeveria në seancën e sotme shqyrtoi informacionin për shkallën e ndërtimit të minierës së Kazandolit dhe detyroi Ministrinë e Ekonomisë të informojë Qeverinë për shkallën e ndërtimit gjatë shtatë ditëve të ardhshme, si dhe mundësitë për ndërprerjen e marrëveshjes së koncesionit. “Janë konfirmuar shumë parregullsi dhe ka indikacione serioze se të gjitha kushtet në marrëveshjen e koncesionit nuk janë plotësuar. Unë besoj se ka baza…

