Author: Arian Arci

Ish ambasadori i Maqedonisë në Bruksel Blerim Reka, pas marrjes së raportit pozitiv të Maqedonisë dhe Shqipërisë nga ana e Komisionit Evropian thotë se Bashkimi Evropian duhet që në paketë në vendet e Ballkanit Perendimor për të parandaluar ndikimin rus. “Gjithsesi jo njëherë por tash e dhjetë vite jam ithtar i idesë që Bashkimi Evropian duhet ti antarësojë në gjirin e vet gjashtë shtetet e ballkanit perëndimor me një qasje të integrimit në paketë të të gjitha shteteve si parandalues i ndikimit rus por edhe ndikimeve tjera lindore në ballkanin perëndimor , ju po e shihni se në këtë situatë…

Lexo më Shumë

Vendi dhe qytetarët e merituan rekomandimin e pakushtëzuar. Anëtaret e BE-së e njohën punën e realizuar. Këtu jam që t’i paralajmëroj lajmet e mira të shumëpritura, për ta shënuar suksesin pas angazhimeve të gjata për tejkalimin e krizës, theksoi eurokomisioneri Han në dorëzimin e Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë, kryeministrit Zoran Zaev. “Vendi kaloi nëpër një rrugë të gjatë edhe krahas sfidave të shumta dhe tani ndodhet fuqishëm në rrugën evropiane. Ka ndryshim pozitiv, është ripërtërirë ndjenja e transparencës, energjisë dhe shpresës. Ndjehen vibrimet e mira në vend dhe kjo duhet të shpërblehet”, thotë Han. Ai theksoi…

Lexo më Shumë

Vëllai i Fejzi Azirit, Bedri Ajdari ka shpjeguar se pse ai nuk është kthyer në burg. Ajdari ka reaguar ndaj ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, i cili deklaroi se Fejzi Aziri është arrestuar. Ajdari sqaron se situata është krejt ndryshe, nga ajo që thotë Spasovski: Oliver Spasovski, është e kuptueshme të thuhet se p[ersoni Fejzi Haziri është siguruar me roje, por të thuhet se është arrestuar me urdhër të Burgt të Shtipit është e pakuptueshme, sepse personi nuk është arratisur përtej murit, por është lëshuar në ndërprerje nga ana e organeve kompetente, respektivisht nga Ministria e Drejtësisë. “Është e saktë se Fejzi Haziri nuk është kthyer në afatin që është paraparë në Vendim, mirëpo para…

Lexo më Shumë

Ligjet reformuese për media të hënën do të jenë pjesë e diskutimit ku opozita dhe pushteti do të parashtrojnë amendamente, në Komisionin për Transport dhe Lidhje. Deputetja Frosina Remenski nga LSDM, i bëri thirrje opozitës maqedonase që të mbështesë propozim-ligjet për Agjencinë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale dhe atë për Këshillin Radiodifuziv, sepse me këto zgjidhje ligjore sigurohet funksionimi i depolitizuar i këtyre trupave. Ndërsa deputeti Zoran Ilioski nga OBRM-PDUKM, deklaroi se ata kanë përgatitur 63 amendamente, me të cilat do të kërkojnë ndërhyrje në propozim ligjet. Nga opozita maqedonase po ashtu do të kërkojnë që për Këshillin e RTVM-së…

Lexo më Shumë

Gjatë javës së 14 të vitit 2018 në Republikën e Maqedonisë janë raportuar raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar ka një rënie prej 53% të numrit të të sëmurëve, njofton Koha. Krahasuar me sezonin e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve për 6 herë. Sipas moshës, gjatë javës së dymbëdhjetë numri më i madh i të sëmurëve– 124 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 14,6/100.000 banorë tek fëmijët nga 0-4 vjet ku janë regjistruar 17 raste.

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri, Bujar Osmani sonte në emsionin 200 në Alsat u shpreh se sot është festë në Maqedoni edhe pse nuk duhet të jemi euforik pasi kemi edhe shumë punë nuk kemi shumë kohë. ” Kemi edhe shumë punë, kemi bërë reforma, dhe në korrik presim ftesën për në NATO” u shpreh Osmani Ndryshe sot Maqedonia mori rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në raportin për përparimin e vendit, të publikuar në Strazburg, Komisioni Evropian dha dritë jeshile që të fillojnë negociatat,. “Ruajtja dhe thellimi i momentit të tanishëm për prioritetet urgjente të reformave do të jenë…

Lexo më Shumë

Ndryshojnë rregullat, tani më lehtë deri tek pasaporta bullgare. Prej janarit e deri tani, 1200 shtetas të Maqedonisë kanë marrë shtetësi bullgare, ndërkohë që prej vitit 2001, 71.524 persona kanë marrë shtetësi bullgare në Republikën e Maqedonisë. Kështu ka deklaroi nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova, ndërsa ka thënë se nga fillimi i mandatit të kryetarit Rumen Radev, në janar të këtij viti, edhe 1184 qytetarë të Maqedonisë janë pajisur me shtetësi bullgare. Me këtë rast, ajo ka thënë premtime se në të ardhmen, do të lehtësohet regjimi për të arritur deri tek shtetësia bullgare. “Ju premtojmë se së shpejti do…

Lexo më Shumë

Destinacioni ekzotik i njohur si parajsa e tatimeve është shteti ishull ku ka arritur hetimi i Prokurorisë Speciale, duke ndjekur paratë e paguara për rrugët e Maqedonisë që po ndërtohen me kredi kineze, thuhet në emisionin e ri të “Kod”. Nga kjo prokurori nuk komentojnë ngase bëhet fjale për procedurë parahetimore. Kjo procedurë heton se si janë lëvizur pjesë nga paratë e kredisë kineze që kapte shumën prej 784 milion dollarë amerikane. Kredia është parashikuar për rrugët Kërçovë- Ohër për të cilin janë marrë gjysme miliardë dollarë dhe për rrugën Shtip-Miladinovci. Hetimi, sipas informacioneve të ‘Kod’ ka arritur deri në…

Lexo më Shumë

Përfundoi asfaltimi i bulevardit “Kristijan Todorovski Karposh” në Çair.  Bulevardi “Kristijan Todorovski Karposh” në Çair që në periudhën e kaluar u zgjerua dhe rikonstrua në pjesën prej udhëkryqit në Xhon Kenedi deri tek rruga Rokomija është asfaltuar, ndërsa është vendosur edhe sinjalizim horizontal.Zgjerimi i këtij bulevardi do ta lehtësoj dukshëm komunikacionin bë këtë pjesë të qytetit.

Lexo më Shumë

Sotir Petreski, një i moshuar nga Prilepi, para gjashtë ditësh i kanë gjetur garzë në fyt e vjetër 8 vite e cila paraprakisht i është harruar nga mjekët në kriurgjinë maksilofaciale në Shkup ku ka kryera operacion nga karcinomi në gjëndra submabibulare në nëntor 2010, përcjell FLAKA. Gjendja e tij është përkeqësua rreth pesë muaj më parë, ai vazhdimisht ka shkuar në kontroll dhe ka jetuar me dhimbje të forta, dhe ka marrë dy kimioterapia, deri më 7 këtë muaj, një ditë para Pashkëve, kur plaga e tij e vjetër shpërtheu. Me datë 11, kirurgët gjejnë garzën në spitalin e…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, sot në Luksemburg ka deklaruar, se është në interes të BE-së të bashkëpunojë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Mogherini tha se ministrat e jashtëm të 28 shteteve anëtare të BE-së në takim në Luksemburg kishin një diskutim të gjerë mbi marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor. “Ne përsëritur angazhimin tonë të qartë dhe mbështetjen për të gjithë rajonin, për gjashtë partnerët tanë dhe për perspektivën e zgjerimit,” tha Mogherini. Ministrat e jashtëm të BE diskutuan përgatitjet e Ballkanit Perëndimor për përgatitjet për samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që…

Lexo më Shumë

Në tre muajt e fundit të këtij viti, në rajonin më të gjerë të Pollogut janë regjistruar gjithsej 126 shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Numri më i madh i tyre (76) kanë ndodhur në rajonin e Gostivarit, ndërsa të tjerat (50) në rajonin e Tetovës. Sipas analizave të SPB Tetovë, nga shkeljet në tremujorin e parë të vitit, në numër më të madh janë sulmet fizike. “Nga gjithsej pesëdhjetë, 31 janë regjistruar në rajonin e Gostivarit, ndërsa 19 të tjerat në rajonin e Tetovës. Në këtë periudhë, ka pasur tetë përleshje (në Tetovë shtatë dhe në Gostivar një). Në…

Lexo më Shumë