Kryeministri Zoran Zaev pret që një rebalanc buxhetore të bëhet deri në mes të vitit, por ai tha se nuk duhet të ketë korrigjim të shkallëve të rritjes. Ai beson se rritja e parashikuar prej 3.2 për qind mund të arrihet, pavarësisht faktit që institucionet financiare ndërkombëtare kanë ulur parashikimet për rritjen e ekonomisë të Maqedonisë. “Besoj se nëse arrihet të realizojmë 65 për qind të ofensivës së investimeve të paralajmëruara, do të arrijmë një rritje prej 3.2 për qind dhe ambicia ime është që Maqedonia të arrijë një rritje prej katër për qind”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes…
Author: Arian Arci
Ana Gligorova nga “Stop për autorët e krimit” bërë thirrje për marsh protestues kundër përmbaruesve, që sipas saj, po zhvatin qytetarët. “Më 1 maj ne ju bëjmë thirrje atyre që tani janë të bllokuar dhe ata që ishin të bllokuar padrejtësisht, ne i bëjmë thirrje të gjithë punonjësve që ndajnë një të tretën e pagës,të fituara me shumë vështirësi, ne nxisim të gjithë pensionistët të cilët ndajnë një të tretën e pensioneve të tyre edhe pse janë të vogla për përmbaruesit , për borxhet virtuale që ju jaë shtuar në llogaritë e tyre, ne u bëjmë thirrje atyre që paguajnë…
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev shprehu besimin se vendi nuk ka qenë kurrë më afër arritjes së një zgjidhjeje për emrin me Greqinë. Ai në një deklaratë për agjencinë France Press, shtoi se dështimi eventual “nuk do të thotë fundi i botës”. – Unë besoj se ne kurrë nuk kemi pasur kushte më të mira për arritjen e një zgjidhje të plotë që do të zgjasë përgjithmonë – theksoi Zaev, duke shtuar se në qoftë se “mosmarrëveshja nuk zgjidhet, nuk do të thotë fundi i botës. Kryeministri Zaev vuri në dukje se Maqedonia do të vazhdojë “programin evropian në një mënyrë…
Protestat e njëpasnjëshme në disa raste dhe masive të organizuara së fundmi nga qytetarët shqiptarë të pakënaqur nga sistemi i drejtësisë i Maqedonisë, nuk janë përfshirë në Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë, shkruan gazeta KOHA. Bashkësia ndërkombëtare në Raportin e progresit drejtuar Maqedonisë, thotë se Qeveria e re ka shprehur vullnet të mirë për zbatimin e “Reformave Urgjente Prioritare”. Pjesë e këtij raporti të KE-së, në masë të madhe janë vendimet e Qeverisë për krijimin e Strategjisë për reforma në gjyqësor (2017-2020) dhe formimin e Këshillit për zbatimin e këtyre reformave, të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev. Megjithatë, përkundër…
Më datë 20.04.2018 prej orës 17.30-18.30, me urdhër gjyqësorë, të gjykatës themelore Tetovë, nga ana e Zyrtarëve të Policisë nga Stacioni Policorë Tetovë, është kryer kontroll në shtëpinë dhe hapsirat ndihmëse të personit me iniciale M.N. 22vjeç nga Tetova, për shkak të dyshimit të arsyeshëm, se i njëjti ka kryer Vepër Penale sipas nenit 215 të Ligjit Penal të R.së Maqedonisë, ,,Prodhim të pa autorizuar dhe lëshimit ne treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, njofton policia e Tetovës. Nga kontrolli i kryer, janë gjetur më shum mjete të cilat janë marur, dhe janë dorëzuar për ekspertizë. Personi M.N.…
Spitali i Strugës përballet me mungesë të personelit mjekësor. Situata është akoma më e rëndë sa i përket kuadrit shqiptar, i cili është larg përqindjes që parashikon Marrëveshja e Ohrit. Drejtori i spitalit thotë se nevojiten punësime të reja por problem të madh përbën largimi i mjekëve nga vendi për paga më të mira. Gjendja më kritike paraqitet në repartin intern dhe pediatri. Nga spitali thonë se kanë nevojë për gjithsej 60 punësime, duke filluar nga mjekët, pastrueset dhe personeli tjetër mjekësorë. Respektivisht nevojiten 12 mjekë sepse disa, edhe pse i kanë plotësuar kushtet për pensionim, edhe më tej shkojnë…
Studentët e konviktit ‘Stiv Naumov’ sot u befasuan nga një vizitor i papritur. Sipas njoftimeve që ndanë disa prej tyre në rrjetet sociale, një gjarpër u shfaq brenda në konvikt. Studentët thonë se tani pasi moti është më i nxehtë, ata druajnë se përmes dritareve të hapura mund të vijnë miq të padëshiruar si ky sot. Disa thonë se kjo është si rezultat i mos rregullimit të parkut përreth konviktit. Makfax
Nëse studentët më parë i futeshin internetit për të marrë informacione për Universitete amerikane, në panairin e edukimit i mbajtur në Shkup ata kishin përballë këto institucione. Shumë studentë nga shkollat e mesme e deri tek ato të larta patën mundësi të njihen me procedurat, mënyrën e aplikimit dhe gjitha këshillat e nevojshme për të studiuar në SHBA. Duke pyetur pranë stendave, studentët e interesuar thanë se kanë ardhur këtu për të parë mundësitë se si të shkojnë në Amerikë. I pranishëm në Panair ishte edhe ambasadori i Amerikës ne Maqedoni Xhes Bejli i cili i inkurajoi të rinjtë…
Prizreni, së bashku me Beratin, Mostarin, Ohrin, Rovinjin, Piranin, Novi Sadin e Budvën, u rangua në top listën e qyteteve të Ballkanit që duhen vizituar, e që rekomandohen nga “The Culture Trip”. Prizreni është qytet në pjesën jug-perëndimore të Kosovë si dhe i dyti në Kosovë për nga madhësia dhe popullsia pas Prishtinës. “Kosova është një nga vendet më pak të vizituara në Ballkan, por megjithatë mburret me vendet e ruajtura natyrore dhe fortesat me panorama të mrekullueshme si ajo në qytetin e Prizrenit. Pasi kalon eshtrat e shtrirë të Kalasë, zbret në qytetin ku mund të eksplorosh kuzhinën lokale…
Këtë fundjavë dhe javën që vjen moti do të jetë me diell, stabil dhe i thastë, prej të dielës me rritje të temperaturave ditore edhe deri 30 gradë. UV Indeksi gjatë tërë periudhës do të jetë 7. Nesër moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla mesatare kryesisht në pjesën juglindore dhe jugperëndimore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të lë[vizë prej një deri 13 gradë, ndërsa maksimalja e ditës prej 16 deri 24 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me temperaturë deri 23 gradë Celsius. Moti të dielën do të jetë…
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sonte në qendër të Shkupit, para ndërtesës së Parlamentit të Maqedonisë. Një nga makinat është mjaft e dëmtuar, por tani për tani nuk ka informata për personat e lënduar. Policia ka dalë në vend ngjarje dhe po heton gjithçka që lidht me aksidentin.
Disa fshatra të Malësisë së Tetovës vazhdojnë që të mos jenë pjesë e Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, për sa i përket menaxhimit me mbeturinat. Deri më tash, pjesa dërmuese e fshatrave që janë në Malësinë e Tetovës janë pjesë e ndërmarrjes, kurse nga muaji i ardhshëm edhe fshatrat tjerë do të marrin këtë shërbim. “Nga fillimi i muajit maj, ne shpresojmë që ndërmarrjen tonë ta shtrijmë edhe në fshatin Vicë, Veshallë dhe fshatrave të tjerë që janë në Malësinë e Tetovës. Për momentin menaxhojmë në fshatrat Shipkovicë, Gajre, Lisec, Sellcë dhe Brodec, mirëpo shpresojmë që edhe këta katër fshatra sa…

