Author: Arian Arci

Ekipet duke hulumtuar thonë se bëhet fjalë për dhëmbët e fildishtë të specieve të zhdukura të një elefanti të tipit Horolopodon pantelisi. Mbetje të ngjashme janë gjetur edhe në lokacione të tjera, por sipas Biljana Garevskas, nga ekipi i hulumtuesve, në këtë lokacion ka më shumë pjesë të skeletit të elefantit. “Për këtë specie është karakteristik që për herë të parë zbulojmë më shumë pjesë të skeletit. Përndryshe, kjo specie njihet në shkencën edhe në Bullgari, Serbi, Greqi. Por, një shkelet i tillë i cili ka më shumë pjesë, zbulohet për herë te parë në Evropë”, tha Biljana Garevska, udhëheqëse…

Lexo më Shumë

Komisioni parlamentar për monitorimin e punës së DSK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës, shqyrtoi raportet vjetore të dy organeve të lartpërmendura të sigurisë. Për shkak të përmbajtjes së klasifikuar, anëtarët e komisionit dhe drejtorët e DSK-së dhe Inteligjencës nuk dhanë detaje nga raportet. I pari DSK-së, Goran Nikollovski theksoi se është duke u hartuar telegram për nevojën e ndryshimit të mentalitetit në shërbimet sekrete. Por, Ejup Alimi i BDI-së ka kërkuar nga DSK-ja lehtësimin e procedurës për marrjen e nënshtetësisë. “Përgjigjet për pëlqim për shtetësinë t’i japin në kohë më të shkurtër. Ata premtuan se kanë filluar me ndryshimin e procedurave,…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë nuk do të kërkojë nga Ministria e Arsimit që vaksinimi të jetë kusht për regjistrimin e fëmijëve nëpër çerdhe dhe shkolla. Paralajmërimet e dikasterit të Shëndetësisë ditë më parë se do të ndërmerren masa me qëllim që të rritet niveli i vaksinimit tek fëmijët nuk dihet se përmes cilave mekanizma do të zbatohen. Nga kjo ministri thonë se së bashku me ministrinë e Arsimit dhe atë të Punës Sociale po shqyrtojnë mundësitë për ndërmarrjen e masave të cilat do të kishin përfshirë në vaksinim të gjithë popullsinë. Ministria e Shëndetësisë as në të kaluarën nuk ka punuar e as në…

Lexo më Shumë

Edhe pse në vendin tonë ekzistojnë paragjykime se të kërkosh ndihmë në repartin psikiatrik atëherë je buzë çmendurisë, megjithatë mjekët thonë se këta paragjykime nga viti në vit tejkalohen. Mjekët shohin lëvizje pozitive në këtë drejtim në Tetovë. Mjeku psikiatër Musli Ferati, thotë se në dhjetë vitet e fundit janë tejkaluar këtaparagjykime. “Sa i takon repartit tonë në përgjithësi mund të them se jemi të kënaqur pasiqë pacient me devijime psiqike domethënë në bazë të rekomandimeve të mjekëve të përgjithshëm vijnë kërkojnë ndihmë psikiatrike edhe përkundër të gjitha atyre paragjykimeve të gjith atyre stigmave që kanë.Unë jam këtu mbi dhjetë…

Lexo më Shumë

Zgjerimi i NATO-s dhe anëtarësimi i vendeve të Ballkanit, po minon sigurinë dhe stabilitetin në rajon, ka thënë sot një ligjvënëse ruse. Valentina Matviyenko, duke folur sot në Dhomën e Lartë të Parlamentit në Bosnje, veçoi rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, por po ashtu kritikoi aspiratat e Maqedonisë për t’u bashkuar në aleancën ushtarake, transmeton agjencia Reuters. “Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, kundër vullnetit të gjysmës së qytetarëve të këtij vendi, është shkelja më e ashpër e parimeve themelore të demokracisë moderne”, ka thënë Matciyenko, që është kryetare e Dhomës së Lartë të Parlamentit…

Lexo më Shumë

Një prej pesë qytetarëve të Maqedonisë janë të uritur, por përkundër kësaj, në vend brenda vitit hidhen mbi 5 mijë tonë ushqime. Vetëm me ushqimin që përfundon në deponinë Drislla, mund të ushqehen prej 15.000 deri 16.000 familje. Nëse merret parasysh se një familje mesatarisht numëron tre anëtarë kjo do të thotë se me këtë ushqim mund t’u ndihmohet 45.000 deri 50.000 njerëzve. Katërmbëdhjetë organizata joqeveritare nga Shkupi tashmë disa muaj për çdo ditë e grumbullojnë ushqimin prej donatorëve të ndryshëm si restorante, furra dhe kapacitete tjera të ndryshme hoteliere dhe prodhuese dhe ua dërgojnë mijëra qytetarëve. Derisa nuk fitojmë…

Lexo më Shumë

Gazetari i afërt me VMRO-DPMNE-në opozitare, Vasko Eftov prej sot është drejtor i TV Alfa në vend të Lubomir Nikollovskit, njofton Portalb.mk. Eftov gjatë kohë e ka transmetuar emisionin e tij “Në qendër” në këtë medium. Një person i quajtur Peter Shac nga Budapesti, verën e kaluar u bë njëri nga pronarët e Televizionit Alfa i cili është me koncesion nacional. Ashtu siç shkruan BIRN, përskaj personit nga Hungaria, në vitin 2017-të në pronësi të televizionit ka hyrë edhe një person relativisht i panjohur Goran Balaq nga Serbia. Të dy bashkë i kanë pjesët më të mëdha të televizionit, në…

Lexo më Shumë

Drejtoria për Sigurim dhe Kundërzbulim nuk ka informacione se a realizohet ose jo përgjim jolegal të institucioneve tjera në vend, tha numri “një” i DSK-së, Goran Nikollovski, pas përfundimit të mbledhjes së mbyllur të Komisionit për mbikëqyrje mbi punën e kësaj drejtorie në të cilën u rushqyrtuan raportet vjetore të DSK-së dhe të Agjencisë së Inteligjencës për vitin 2017. Nikollovski tha se është biseduar për ndryshimet në ndjekjen e komunikimeve, për respektimin e afateve kohore për transferimin e pajisjeve për përgjim të ATO-së dhe për ndryshimin e metodologjisë së punës së kësaj drejtorie. “Nuk kemi informacione se në institucione tjera…

Lexo më Shumë

Maqedonia përballet me probleme serioze sa i përket ngritjes së deponive regjionale përmes së cilave synohet t’i jepet fund problemit me deponitë e egra. Autoritetet shtetërore në Maqedoni kanë bërë të ditur se tashmë janë hartuar projekte konkrete për ndërtimin e deponive regjionale, duke theksuar se problemi qëndron te refuzimi i autoriteteve komunale që deponitë regjionale të ndërtohen në komunat e tyre, duke hedhur poshtë mundësinë që të përfitojnë nga riciklimi i mbeturinave. Autoritetet e pushtetit vendor shfaqin dyshime se deponitë nuk do të ndërtohen sipas standardeve të shteteve të zhvilluara evropiane. Zoran Nogaçeski, kryetar i Komunës Debarcë, për Radion Evropa e…

Lexo më Shumë

Pas deklaratës së Presidentit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker se Ballkani Perëndimor duhet integruar në BE që të shmanget përsëritja e viteve të 90-ta, Ish Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompoj nuk përjashton mundësinë e përsëritjes së luftërave civile, për aq gjatë sa ky rajon mbetet jashtë BE-së. “BE-ja është projekt i paqes dhe derisa shtetet e Ish Jugosllavisë të bëhen pjesë e familjes evropiane, në një mënyrë ose tjetër, disa si anëtare, të tjerat përmes marrëveshjeve miqësore, në ato vende mund që sërish të shpërthejë luftë qytetare”,ka theksuar Rompoj për televizionin, France 24.

Lexo më Shumë

Në lidhje me Propozimin e ri të Ligjit për Lojërat e Fatit, zëvendës Ministrja e financave Shiret Elezi informon se ndryshimet e reja për realizimin e lojërave të fatit janë publikuar në ENER që në fillim të muajit prill, por deri te Ministria e financave deri më tani nuk kanë arritur vërejtje dhe sugjerime. Në formë të shkruar sipas ligjit vërejtje dhe sugjerime për këtë Propozim ligj mundet të dorëzohen deri në fund të muajit. Qëllimi i këtij ligji është të vendoset rregull në një sektor me një rritje të shpejtë në drejtim të mbrojtjes me përgjegjësi të shoqërisë dhe…

Lexo më Shumë

Për zbatimin e reformave në gjyqësor do të duhet më shumë kohë, por edhe ndryshime në qasje. Kjo është vërejtja kryesore në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë në pjesën e gjyqësorit. Brukseli ka notuar se është arritur një nivel i caktuar i gatishmërisë, por rekomandoi që të zbatohet ajo që është paraparë në Strategjinë për reformat në gjyqësor, me qëllim luftimin e ndërhyrjes së politikës në gjyqësor. Ish-gjykatësi dhe avokati Jovan Joanidis mendon se KE me këto vlerësime dërgoi mesazh se gjykata duhet të ndryshojë qasjen. “Qasja e gjykatës duhet të jetë e tillë që t’i mundësojë…

Lexo më Shumë