Ministria e Jashtme e Greqisë, përmes nëj komunukate ka reaguar ndaj deklaratës së eurokomisionerit për Zgjerim, Johanes Han, duke i bërë thirrje që të ndërpresë së dhëni pasqyrë të gabueshme për bisedimet rreth emrit mes Shkupit dhe Athinës. “I bëjmë thirrje komisionerit Hahn që të mos japë një pamje të gabuar të negociatave të cilat, siç duket, nuk i kupton. E pakta që mund të bëjë është të ndalojë minimin e procesit”, thuhet në reagimin e MPJ-së greke.
Author: Arian Arci
Qeveria e Maqedonisë ka vendosur të nënshkruajë marrëveshje me Shqipërinë për hapjen e qendrave kulturore të Shqipërisë në Shkup dhe Maqedonisë në Tiranë. “Me themelimin e Qendrës Kulturore Informative të Maqedonisë në Tiranë dhe Qendrës Kulturore Informative të Shqipërisë në Shkup, presim që edhe më tej të rritet bashkëpunimi në mes dy shteteve”, thotë zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha. Sipas tij, kjo do të thellon bashkëpunimin kulturor dhe do të krijon kushte që punëtorët e kulturës dhe institucionet e kulturës të prezantojnë pasurinë e tyre si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoni.
Konstituohet grupi i Ohrit i cili do të mbështesë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në deklaratën e përbashkët për media me ish sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Xhorxh Robertson. Zaev nënvizoi se grupi i Ohrit është joformal dhe i përbërë nga njerëz të profesionalizuar në fushën e poltikës, të cilët do të mbështesin formimin e shtetit demokratik dhe evropian. “Grupi ‘Ohri’, për mbështetje të Republikës së Maqedonisë është grup joformal, të përbërë nga anëtarë me bagazh politik të ndryshëm, mbreslënës, profesional dhe me përkatësi të ndryshme politike. Njëkohësisht, aktivitet e grupit do të…
Të gjitha rekuizitat janë shitur në ankand publik për 20 mijë euro në një firmë të Prilepit e cila do ti përdor për hekur të vjetër. të punësuarit në NP Parqe dhe Gjelbërime i kanë ngarkuar të gjitha dhe thanë se do ti dorëzojnë tek firma që i ka blerë ato. Drejtori i Parqeve dhe Gjelbërimeve, Adrijan Muça, thotë se pasi janë larguar nga Parku rekuizitat janë dërguar tek ndërmarrja e tyre nëpër depo. “Pasi janë të vjetra thuajse 50 vjet dhe nuk mund të shfrytëzohen më vendosëm ti shesim në ankand publik. Të gjitha i shitëm për 20 mijë…
Rreth 2000 qytetarë kanë mundur të marrin shtetësinë e Maqedonisë gjatë tre viteve të fundit, ndërsa rreth 300 qytetarëve të tjerë u është refuzuar kërkesa. Arsye kryesore për mosmarrjen e shtetësisë sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme mbetet mosnjohja e gjuhës maqedonase, vlerësim të cilin e bën një komision i posaçëm, i cili funksionon në kuadër të Qeverisë, përcjell zhurnal. Shpesh janë publikuar në mediat vendase raste nga me ekstremet kur individëve që jetojnë tërë jetën në Maqedoni, nuk u është dhënë shtetësia përkundër faktit se anëtarët tjerë të familjes janë shtetas të Maqedonisë.
Kjo është pasqyra reale në zejtari, thonë nga Oda e Zejtarëve. Sipas tyre, është e nevojshme mbështetja më e madhe nga shteti, si dhe lehtësime financiare ashtu edhe doganore. Ata ankohen se ballafaqohen me kuadër i cili nuk është mjaftueshëm i kualifikuar dhe probleme të shumta me ekonominë e zezë. Sipas kryetarit të Odës së Zejtarëve, kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe në zhvillimin ekonomik. “Problemi në zejtari është se nuk kemi kuadër të profesionalizuar, shkollat e mesme profesionale nxjerrin nxënës të cilët janë mirë të edukuar, por jo të përgatitur…
Komisionari Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn theksoi sot se Komisioni Evropian me Strategjinë e Zgjerimit ka tërhequr një rrugë të qartë për një Bashkim më të fortë dhe më të gjerë. “Tani radha është e udhëheqësve të vendeve të rajonit të marrin topin”, tha Hahn, duke prezantuar Paketën e Zgjerimit përpara deputetëve të PE-së. Ai shtoi se përparimi i bërë nga vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se politika e zgjerimit të BE-së jep rezultate, por që nuk ka kohë për t’u kënaqur me të arriturat, por duhet të vazhdojmë me punë. “Me strategjinë e zgjerimit, ne…
Iniciativa “Stop për përmbaruesit” ka paralajmëruar protesta më datën 1 Maj, informon Koha. Ata thonë se janë të pa kënaqur nga propozim ligji i Qeverisë, dhe kërkojnë në mënyrë urgjente zhbllokimin e llogarive, si dhe revizion të punës së përmbaruesve, ka thënë mes tjerash Ana Gligorova.
Para nesh janë shumë ditë jo pune. Ditë e ardhshme jo pune për gjithë qytetarët e Maqedonisë është 1 Maji (e martë) dita e punës. Gjithashtu ditë jo pune e kemi edhe 24 majin ( e enjte) Dita e Shën Kirilit dhe Metodit, 15 qershori (e premte) Bajrami i Madh, 2 gushti (e shtunë) Dita e pavarësisë…
33 gra vitin e kaluar kanë denoncuar në polici se u janë shkaktuar lëndime trupore, dhe po aq meshkuj kanë treguar se janë dhunuar psikikisht nga gratë. Këto janë të dhëna zyrtare të SPB Manastir sipas të cilave, gjatë vitit 2017 janë parashtruar 94 padi penale për dhunë familjare në këtë qytet, njofton Koha. Në 36 raste viktimat kanë thënë se kanë qenë me lëndime trupore, prej të cilëve 3 kanë qenë burra dhe 33 gra. Nga gratë, 18 kanë qenë bashkëshorte, të tjerat nëna apo ish bashkëshorte…
Në moment që një çift divorcohet, ata që më së shumti vuajnë janë fëmijët, që përballen jo vetëm me prishjen e familjes tradicionale që kanë njohur deri në momentin e ndarjes së prindërve, por edhe me dilemën se krahun e cilit prind duhet të mbajnë pas ndarjes. Zakonisht, fëmijët pas ndarjes, lihen nën kujdestarinë e njërit prind, me të drejtë për të vizituar rregullisht prindin tjetër në afate të mirëcaktuara ligjore. Nisma Qytetare për të Drejta të Barabarta Prindërore, pas ndarjes thotë se në këtë mënyrë fëmijët keqpërdoren, ndaj ata kërkojnë që të dy prindërit e tyre të kenë kujdestari…
Drejtori i NP “Rrugë dhe rrugica” Senko Smailoviq ka pagë bazë prej 55.000 denarëve njëjtë si paraardhësi i tij, informoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. “Ajo që doli në opinion është llogaritja për muajin nëntor dhe dhjetor që së bashku i ka marrë në muajin janar. Nuk e di pse dikush ka dashur të thur gënjeshtra me qëllim që dikë të diskreditojë që punon pa u lodhur”, tha Shilegov në përgjigjen e pyetjes pas mbjelljeve të pemëve në bulevardin “8 Shtatori”. Ai theksoi se drejtori i ri i NP “Rrugë dhe rrugica” kur ka hyrë në funksion…

