Gropa të mëdha, mbeturina të hedhura, baltë kur ka shi dhe të ngjashme është gjendja në të cilët gjenden një numër i madh i rrugëve me gjatësi më të shkurtër. Rrugë të tilla ka edhe në qendër të qytetit për shembull rruga “Dimo Gavrovski Kara” e cila shpien prej klinikës deri tek objekti i Komunës së Tetovës, në kompleksin e ndërtesave Çeshel menjëherë pas sheshi, rrugët prapa kompleksit Zjarrfikësit e vjetër deri tek rruga kryesore Iliria, ish Marshall Tito. Kështu janë edhe rrugët në pjesën e vjetër të qytetit. Përfaqësuesit e Komunës thonë se punët ndërtimore nëpër rrugë i bëjnë…
Author: Arian Arci
Sekretariatit për Çështje Evropiane hapi thirrje publike deri tek të gjithë shkollat në territorin e Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në projektin e “Ditët e hapura të SÇE-së për nxënësit e klasës së pestë”. “Vitin kur për herë të parë në arsimin tuaj programi arsimor parasheh edukim për Bashkimin Evropian, Sekretariati për Çështje Evropiane si institucion përgjegjës për koordinim të procesit të aderimit të Maqedonisë në BE, në muajin maj (muaji i Evropës) nga 02-04 maj organizon projekt edukativ: Ditët e hapura të SÇE-së për nxënësit e klasës së pestë” me të cilin do të mundohemi nga më afër t’ju…
Takimi në Vjenë për kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë ka përfunduar pas katër orësh madje pa asnjë marrëveshje. “Të dyja palët janë shumë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje. Negociatat do të vazhdojnë në javët e ardhshme”, ka deklaruar Matthew Nimetz, ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet mes dy shteteve. Pala greke kërkon gjetjen e një emri që të përdorët si brenda, ashtu edhe jashtë shtetit. Zgjidhja, sipas zyrtarëve grekë, do të jetë e pamundur pa ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se është e bindur se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane dhe se ato mund të bëhen anëtare të BE-së një ditë. “Gjerminia dëshiron të mbështesë, Gjermania dëshiron të jetë e dobishme”, tha Merkel përpara takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Berlin. Merkel i lavdëroi përpjekjet e Shqipërisë në reformën e sistemit gjyqësor të vendit, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Rama u tha gazetarëve se është krenar me reformat dhe se vendi i tij mund të merret si model për shtetet e tjera në rajon. Javën e kaluar, Komisioni…
Në Vjenë Të Austrisë përfundoi takimi katër orësh mes ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kocias dhe Nikolla Dimitrov me ndërmjetësin Metju Nimic. Ndërmjetësi Metju Nimic pas takimit të përbashkët të pasditës së sotme me krerët e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikola Dimitrov dhe Nikos Kocias në Vienë, ka thënë se ata së bashku kanë pasur një diskutim intensiv në të cilin të dyja palët kanë treguar respekt të ndërsjellë, transmeton GE. “Të dy palët janë të angazhuara për të arritur një zgjidhje dhe procesi do të vazhdojë në javët e ardhshme,” ka thënë Nimic pas takimit…
Pas vlerësimit se “Drislla” është një ndër ndotësit e mëdhenj të ajrit në Shkup, ajo u mbyll nga Inspektorati shtetëror i ambientit jetësor. “Drislla” u dënua me 8 500 euro për mosrespektim të standardeve ekologjike. Gjatë vitit në këtë deponi digjen nga 500 deri 700 ton mbeturinë mjekësore. Kreu i Shkupit, Petre Shilegov, thotë se janë kryer të gjitha testimet e nevojshme për t’u siguruar se gjithçka është në rregull. “Furra e re planifikohet të vendoset në punë në fillim të sezonit tjetër të ngrohjes. Përskaj instalimit të filtrit, me qëllim që të gjendet tërësisht një zgjidhje ekologjike, lënda djegëse…
Tatimpaguesit nga 1 maji i këtij viti në Drejtorinë Rajonale të Shkupit të Zyrës për të Ardhura Publike do të duhet patjetër të caktojnë takim për çështjet që lidhen me punën e Drejtorisë, për të cilën ata kanë nevojë për konsultime “ballë për ballë”. Për shërbimet klasike dhe dorëzimin e aplikacionit, mbetet e pandryshuar zyra e Zyrës së të Ardhurave Publike. Për problemet në sferën e tatimit, qytetarët duhet të lajmërohen në zyrat rajonale të DAP-it që të caktojnë takim, ose nëpërmjet ueb faqes së kësaj qendre. “Caktimi i takimit është i lehtë dhe realizohet nëpërmjet Qendrës së Informacionit DAP…
Zv/ministrja e Financave Shiret Elezi, ka realizuar takim me përfaqësues lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar Ztr. John Noregard dhe Ztr. Roberto Schatan, specialistë për politikën tatimore departamenti për politikë fiskale ndërkombëtare pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar, njofton Medial.mk. Në këtë mbledhje është diskutuar për sistemin tatimor aktual veçanarisht i pushtetit vendor dhe përforcimi i politikave tatimore për buxhetet komunale, përforcimin e sistemit financiar për komunat e vendit me qëllim rritjes së shërbimeve cilësore për qytetarët e vendit./Medial.mk/
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bashkohet me organizatat partnere në promovimin e temës së Ditës Botërore të Malaries për këtë vit, “Gati për të luftuar malarien”. Kjo temë nënvizon angazhimin e komunitetit botëror për malarien rreth qëllimit të përbashkët për një botë pa malarie. Duhet vepruar në mënyrë urgjente për të fituar luftën globale kundër malaries. Kjo është arsyeja pse OBSH-ja po kërkon investime më të mëdha dhe shtrirje të mjeteve të provuara që parandalojnë, diagnostikojnë dhe trajtojnë malarien. Përgjigjja globale ndaj malaries është në udhëkryq. Pas një periudhe suksesi në kontrollin e malaries, progresi ka mbetur në vend. Ritmi…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme ka takuar ish sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Xhorxh Robertson. Robertson në Shkup ka takuar krerët shtetërorë. Robertson në Shkup ka qëndruar së bashku me një delegacion nga Aleanca Veriatlantik, transmeton Medial.mk. “Lord Xhorh Robertson, ish Sekretar i Përgjithshëm i NATO-së dhe Ministër Britanik i Mbrojtjes, mik i vyer i joni dhe i gjithë rajonit, meritor i përbashkët për sukseset tona. Sa shumë kujtime e sa shumë të arritura bashkë”, shkruan Ahmeti. /Medial.mk/
Tre persona janë plagosur në rrahjen para një autolarjeje në Tetovë, ku u përdorën edhe shufra hekuri dhe sëpata. Sipas policisë, incidentin e raportoi një i punësuar në autolarjen në rrugën Bllagoja Toska në Tetovë. Sipas tij, gjatë ditës së djeshme rreth orës 13 e 30 minuta, ndërsa ishte para autolarjes bashkë me kushëririn e tij me inicialet M.I., me automjet kaloi personi me inicialet C.D, 51 vjeç nga Zhelina, me të cilin edhe më herët kishin mosmarrëveshje. C.D. nga makina drejtoi sharje ndaj M.I., pastaj doli nga makina dhe me një shufër hekuri e sulmoi dhe e goditi në…
Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka pranuar propozimin për përkujdesje dhe heqjen e masës së paraburgimit për ish-ministrin e brendshëm, Mitko Çavkov. Kjo masë u pranua pasi që sipas mediave maqedonase, pala mbrojtëse e Çavkov ka deponuar garani prej 1 milionë euro dhe se bëhet fjalë për pronë të patundshme, informon INA. Me masën e re, Çavkovit i merret pasaporta dhe ai ka për detyrë që një herë në javë të lajmërohet në gjykatë. Por ai deri tani ende është në paraburgim, pasi që nuk ka hyrë në fuqi vendimi dhe se pritet që Prokuroria Publike a do…

