Këtë të shtunë do të mbahet edicioni i parë i aksionit edukativo-humanitar malor Matka 2018. Ngjarja është në organizim të klubeve malore dhe Federatës së sporteve malore të Maqedonisë, ndërsa në përkrahje të Qytetit të Shkupit, informon Koha. “Të shtunën Matka do të jetë vendi për gjithë dashamirët e natyrës, maleve, sportit, rekreimit dhe definitivisht të kunjonit më të mirë të Evropës”, paralajmërojnë organizatorët dhe shtojnë se të gjithë ata që duan të shëtisin nëpër bukuritë e natyrës mund të vendosin në një nga dy turret rekreative malore: Grupi1; Fshati Shishovë – Kisha Shën Nikolla, ura e kajakëve – shtëpia…
Author: Arian Arci
https://youtu.be/NfE7jVDkpMA Me 61 vota për dhe 24 vota kundër, Kuvendi miratoi ligjin për arsim të lartë. Zëvendës/ministri për arsim dhe shkencë Arbër Ademi tha se në hartimin e ligjit për arsim të lartë kanë marrë pjesë të gjithë aktorët relevant. Ademi tha se me ndryshimet në këtë ligj pritet të rritet cilësia e arsimit të lartë dhe universiteteve në përgjithësi. “Ky ligj ka një sërë risish, ndër to do të veçoja këshillit nacional për arsimin e lartë dhe agjencinë për cilësinë në arsimin e lartë, në kuadër të këtij të fundit do të jetë edhe bordi për akreditim dhe bordi…
Mot me vranësira dhe me reshje të shiut të cilat lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima, paralajmëron për nesër Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Reshje më intensive do të ketë në Maqedoninë Perëndimore. Do të fryjë erë e përforcuar juglindore e cila në disa momente do të arrijë shpejtësi deri në 70 km/orë. Ditëve të ardhshme pason periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale, bubullima dhe erë të përforcuar. Jostabilitet më intensiv pritet të shtunën.
Nëse në njëfarë mënyre edhe më tej mbesim të bllokuar para NATO-s dhe BE-së, ne do të duhet ta sjellim Evropën në Maqedoni, se nuk ka si ndryshe, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për kontroll demokratik të forcave të armatosura. I pyetur nëse Qeveria ka plan të dytë nëse nuk arrihet zgjidhje për emrin me Greqinë, Zaev u përgjigj se reformat janë plani B, sepse qeveria është zgjedhur për ta avancuar jetën e qytetarëve. “Natyrisht që kemi plan…
Një manastiras mbrëmë i vuri flakën shtëpisë së vëllait të tij. Zjarri ka kapluar edhe shtëpinë e fqinjëve. Shkaqet e vërteta ende nuk, por mendohet të ketë qenë një grindje familjare mes dy vëllezërve. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën “Lubojno” në Manastir. Tani, me tre fëmijë të mitur, kjo familje ka mbetur në rrugë. Siç thonë, mezi kanë arritur të shpëtojnë, për shkak se zjarri ka ndodhur në orët e vona të natës, kur ata kanë qenë duke fjetur. “Përmes çatisë dolëm të gjithë, nipat, nuset, fëmijët, në anën tjetër ku ka rrugë”, tha një fqinj. Djali i fqiut, i…
Me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, Shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit “Marija Kiri Skllodovska” edhe këtë vit në bashkëpunim me Institutin e mjekësisë së punës, institutin e transfuziologjisë, Kryqin e Kuq dhe Komunën e Çairit organizon aksion për dhurimin e gjakut në Çarshinë e Vjetër të Shkupit gjegjësisht te Çifte Amami më datën 04.05.2018 (E premte), njofton Koha. Aksioni fillon nga ora 10. Njëherit bëhet edhe promovimi i drejtimeve profesionale të shkollës nga nxënësit tanë.
Shtëpia distributore “Katavej” tashmë për të dytin vit me radhë është pjesë e projektit të madh ndërkombëtar në të cilin merr pjesë edhe Republika e Maqedonisë, ndërsa përbëhet prej kinodistribuuimit të filmit të animuar danez për fëmijë “Tregimi i pabesueshëm për dardhën gjigante”. Filmi prej nesër do të shfaqet në më shumë se 20 kino salla në Maqedoni dhe onlajn në platformën www.cinesquare.net. Filmi i sinkronizuar në gjuhën shqipe dhe maqedonase do të shfaqet në Shkup, Kumanovë, Gostivar, Tetovë, Dibër, Prilep, Manastir, Veles, Ohër, Strugë, Radovish, Strumicë, Kavadar, Negotinë, Kërçovë, Gjevgjeli, Shën Nikollë, Pehçevë, Makedonski Brod, Demir Hisar, Krushevë, Qendra e…
Ortopedë, defektologë dhe anesteziologë të cilët nuk janë shtetas të Maqedonisë, në mënyrë ilegale dhe pa licencë për punë nga Dhoma e Mjekëve, kanë mjekuar pacientë në banjat e Katllanovës. Të njëjtit kanë qenë të angazhuar me punë në sektorin për rehabilitim mjekësor, pa lejen e autoriteteve shëndetësore të vendit. Madje, as vetë banjat nuk kanë pasur licencë për veprimtari mjekësore. Këto parregullsi i zbuluan më 14 prill inspektorët e Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, që dolën në terren pas raportimit të një prindi të revoltuar, që bënte në këto banja terapi fizike për fëmijën e tij të sëmurë nga…
Në Sllupçan të Kumanovës, u shënua 2 maji. Kjo është dita kur brigada 113 e “Ismet Jasharit” në vitin 2001,shpalli Karadakun zonë të lirë, duke shënuar fillimin e luftës së UÇK-së. Organizatori i këtij manifestimi kishte lënë karrige të zbrazëta para skenës, ndërsa secila kishte nga një lule, simbolikë kjo për mungesën e dëshmorëve. Duke risjellur kujtimet e vitit 2001, kryetari i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu, tha se këtu gërshetohet dhembja dhe gëzimi. Nënkryetari i BDI-së Sadulla Duraku, tha se Lufta e 2001-it ishte përkrahur nga ndërkombëtarët dhe luftuam për të drejtat e shqiptarëve. Në këtë manifestim përkujtimor, morën pjesë familjarët…
Komuna e Tetovës më në fund ka kërkuar që të kyçet në debatin për Ligjin e ri për lojërat e fatit. Në seancën e fundit të Këshillit të Komunës së Tetovës, është sjellë vendim që Komuna e Tetovës të jetë pjesë e debatit dhe të jep propozimet e saj që këto objekte të lojërave të fatit të jenë sa më larg objekteve shkollore dhe atyre pub Këtë e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës së Tetovës, Bekim Memeti, shkruan gazeta KOHA. “Në Seancën e fundit të Këshillit që është mbajtur, Këshilli dhe Komuna e Tetovës…
Ish-ministri i brendshëm, Mitko Çavkov sërish sot ka dal nga burgu i Shutkës. Edhe pse prokuroria u ankua, Gjykata e Apelit vërtetoi vendimin që ai të mbrohet në liri, informon INA. Çavkov për tu mbrojtur në liri ofroi kaucionin në vlerë prej 600 mijë euro, ku në këtë shumë bën pjesë prona e patundshme e tij si shtëpia, banesa, hapësirë afariste si dhe tokë. Ish-ministri Çavkov gjatë kohës si drejtor i Drejtorisë së Sigurisë Publike akuzohet për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, me akuzën për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë. Kjo është hera e dytë…
Tani ka një klimë pozitive në Maqedoni dhe rritja ekonomike duhet të ecë përpara, por edhe reforma programore duhet të shtyhen, sepse investitorët potencialë më bëjnë thirrje t’i informoj për sundimin e ligjit në vendin tuaj, thotë Charles Garet, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në intervistë për “Capital”. “Ka disa investime shumë të suksesshme britanike në sektorë të ndryshëm në Maqedoni, nga industria e automobilave në softuer, mobilje, veshje dhe ushqim. Shpesh i kontaktoj ata dhe avantazhi që ata më së shpeshti përmendin është cilësia e fuqisë punëtore. Sa i përket sfidave, investitorët potencial gjithmonë më pyesin për sundimin e…

