Author: Arian Arci

Më shumë se 400 bujq nga komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, si dhe rajoni i Rekës, komuna Mavrovë dhe Rostushë, deri më tani kanë dorëzuar kërkesë për subvencione në Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Arben Mulladauti, udhëheqës në Njësinë Rajonale, beson se numri i kërkesave do të jetë më i madh sepse jepet mundësi për aplikim edhe përmes rrugës elektronike. Afati për dorëzimin e kërkesave, thekson ai,  është vazhduar deri më 15 qershor, dhe shtohet se deri atëherë të gjithë bujqit e interesuar do të dorëzojnë kërkesë për mbështetje financiare dhe të gjitha informatat e…

Lexo më Shumë

Për të gjashtën herë me radhë, shkolla e mesme e Qytetit të Shkupit “Marija Kiri Skllodovska”, nesër organizon aksion për dhurim gjaku, thotë për Koha, zv. drejtori i kësaj shkolle Vedat Mustafa. “Aksionin si tradicionalisht edhe kësaj here e organizojmë bashkë me Institutin e mjekësisë, atë transfuziologjisë, Kryqin e Kuq dhe Komunën Çair. Aksioni nis në orën 10 dhe do të zgjasë diku deri në orën 16, mbahet në Çifte Hamam në Çarshi të Shkupit. Njëherit ftojmë gjithë qytetarët që kanë shëndet të plotë ti bashkëngjiten aksionit dhe të dhurojmë gjak për të shpëtuar jetë”, apeloi Mustafa. Ai gjithashtu tha…

Lexo më Shumë

Mediat kërkojnë mbrojtje, Qeveria zotohet për liri të mediave Qeveria duhet ti përmirësojë angazhimet për lirinë e mediave, edhepse transparenca është në nivel më të lartë, me gjithatë funksionarë të caktuar qeveritar janë duke I bojkotuar mediat – ka theksuar Kryetari i SHGM-së Naser Selmani. “Kjo ditë duhet të jetë një rikujtim për qeverinë për nevojën që ti respketojë angazhimet e saj për lirinë e mediave. Mediat duhet të shërbejnë për mbrojtje dhe zbatimin e vlerave demoratike dhe lirive të shoqërisë. Nuk ka mënyrë më të mirë për rregullimin e qeverisë nga mediat, ata më së miri mund të parandalojnë…

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë sekuestruar mbi 130 kilogramë mariuhanë në një kamion me targa të Shqipërisë. Drejtuesi i kamionit 37-vjeçar, shtetas i Republikës së Maqedonisë, është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit 30-ditor. Droga është gjetur në vend të veçantë, në brendinë e kamionit dhe është paketuar në 323 paketime, njoftojnë nga Prokuroria Publike./al.mrt/

Lexo më Shumë

Art Channel bëhet Klan Maqedoni, një ndryshim i emrit të televizionit Art Channel në Klan Maqedoni vjen pas disa vitesh kontribut i këtij televizioni nacional në Gjuhën Shqipe. Me emrin Klan gjithashtu ka televizione në Kosovë dhe Shqipëri. Ky është postimi i njërit nga gazetarët e Art Channel ku tregon ndryshimin e emrit në Klan Maqedoni:

Lexo më Shumë

Ish ministri i financave, për momentin njëri ndër opinionistët shqiptarë më të realët në Maqedoni, Xhevdet Hajredini, duke analizuar zhvillimet e fundit në skenën politike, ka folur edhe për dukurinë e incidenteve bremda partiake. “Nuk mund të pajtohem që rrahjet, plagosjet dhe vrasjet të arsyetohen me demokraci brendapartiake”, ka thënë Hajredini në emisionin “Rruga drejt…”, që transmetohet sonte në Alsat-M. Siç mund të shihni në videon më poshtë, në disa momente debati është i tensionuar mes Hajredinit dhe profesorit, Milaim Fetau.

Lexo më Shumë

Nëse gjërat ecin sipas dinamikës së paraparë sa u takon reformave në arsimin fillor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) do të ofrojë për vitin e ardhshëm shkollor 2018/2019 programe të reja mësimore për tre vitet e para të arsimit nëntëvjeçar. Krahas programeve për klasat I, të cilat sikurse është paralajmëruar më herët – do të kenë dallime të theksuara në përmbajtje dhe formë, MASH ka ofruar variantet e reja të programeve mësimore dhe për klasat II dhe III, ku bie në sy theksi i dimensionit ndërkulturor si komponentë përkatëse e të gjithë lëndëve mësimore. Risitë në varietet e propozuara…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski, njoftoi për Projektligjin me të cilin qytetarëve do tu falet interesi për borxhet e vjetra. Këto janë borxhe që janë të vjetra deri në dy dekada, të cilat me zgjidhjen e re ligjore në vitin 2011 kanë kaluar në përmbarim nga gjykatat te përmbaruesit privatë. Me borxhe të tilla janë prekur 100 mijë qytetarë. Por, për Ristovskin, dilema kryesore është se si do të urdhërohen kompanitë private që të falin interes. “Të shlyeni interesin e kompanive private me ligj, mendoj se nuk shkon. Ku është për ujë, është lehtë. Ekonomizimi me ujërat, janë megjithatë ndërmarrje…

Lexo më Shumë

Sapo ka shperthyer një zjarr i madh në një objekt bagëtie në fshatin Leshkë të Tetovës, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Komandanti i zjarrfiksave të Tetovës, Uka Aliti për TetovaSot thotë se po intervenohet në këto momente me 4 automjete dhe 10 zjarrfiksa. “Zjarri ka shpërthyer në një objekt bagëtia në fshatin Leshkë. Zjarrfiksat tetovar po bëjnë të pamundërën që zjarri të vëhet nën kontroll ku po intervenojmë me 4 automjete dhe10 zjarrfiksa, të lënduar nuk ka”, thekson për TetovaSot, komandanti i zjarrfiksave të Tetovës, Uka Aliti.       

Lexo më Shumë

Mbrëmë në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë u promovua përmbledhja me poezi “Kur dashuria shkrihet si shkumës” nga poeti Lulzim Haziri. Përmbledhja e poezive gjithashtu është përkthyer edhe në gjuhën maqedonase. Haziri shprehet se libri i tij është edhe në gjuhën maqedonase sepse, sipas tij jemi shumë afër për të mos u njohur. Lulzim Haziri deri tani ka publikuar katër përmbledhje me poezi dhe dy libra me ese dhe opinione. Vargjet e tij janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, rumanisht, kroatisht dhe në maqedonisht. Është aktiv në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.Ky eveniment është mbajtur në kuadër…

Lexo më Shumë

Ne nuk do ta pranojmë Bogovin si guvernator, tha zëvendës kryeministri për integrimin evropian Bujar Osmani në 24 Analiza në Tv 24. “Në këtë rast, kemi pasur zgjidhjen më të mirë profesionale për këtë pozitë me njohje vendore dhe ndërkombëtare dhe menduam se Fatmir Besimi është zgjidhja më e mirë për suksesin e atij institucioni. Ne nuk do të mbështesim propozimin e njëanshëm të Ivanovit, ne mbetemi në mendimin se Besimi është zgjidhja më e mirë dhe ne do të përpiqemi të bindim partitë se kjo është zgjidhja më e mirë”, thotë ai. Propozimi i Ivanovit e komplikon bashkërendimin, ai…

Lexo më Shumë

Gjyqtarët të cilët pa arsyetim të arsyetuar nuk do të planifikojnë seancat dëgjimore për rastet, shtyjnë procedurën ose të marrin rastin në veprim, gjë që do të rezultonte në vjetërsimin e ndjekjes penale do të ballafaqohet me procedura disiplinore. Kjo është, ndër të tjera, e parashikuar nga Ligji për Gjykatat që u votuan sot në Kuvend dhe u votuan edhe nga deputetët e opozitës. Kryetari i gjykatës mund të shkarkohet nga detyra nëse Këshilli Gjyqësor konstaton se nuk ka zbatuar dispozitat lidhur me menaxhimin dhe shpërndarjen e çështjeve gjyqësore dhe kur janë shkelur dispozitat për ndryshimin e planit vjetor të…

Lexo më Shumë