Author: Arian Arci

Edhe pse kanë mbetur edhe pak ditë nga skadimi i mandatit të guvernatorit aktual të Bankës Popullore, Dimitar Bogov, akoma ka dilema se kush do të ulet në krye të këtij institucioni. Derisa Qeveria ka propozuar emrin e Fatmir Besimit për guverantor të ri, presidenti i shtetit Gjorge Ivanov nga ana tjetër të hënën ka dërguar në Kuvend sërish emrin e guvernatorit aktual Dimitar Bogov.Lidhur me propozimin e Ivanov, zv. kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani në një pronocim për TVM2 është shprehur se propozimi i Ivanov është zgjidhje e imponuar. “Ivanov duke imponuar zgjidhje, ka dërguar një propozim pa u…

Lexo më Shumë

Ndonëse takimet e njëpasnjëshme të krye diplomateve për zgjidhjen e çështjes së emrit nuk japin rezultate konkrete, kryeministri Zoran Zaev vazhdon të jetë optimist. Ai thotë se është bërë progres në kreativitetin e gjetjes së zgjidhjes, se në tavolinë janë ide konkrete se si të tejkalohen dallimet andaj beson se së shpejti kjo çështje do të merr fund. Edhe ashtu i marrim kritikat nga qytetarët, le t’i fitojmë edhe poenët pozitive me zgjidhjen e mundshme. Jam i bindur se për shkak të kreativitetit, përkushtimit të të dy palëve në procesin e negociatave, përfundimisht mund të frymojmë me një problem më…

Lexo më Shumë

Ekipet e Qytetit të Shkupit, në përputhje me programin vjetor për pastrimin e shtratit të lumit Vardar, Lepenec dhe Serava dhe kanalet e hapura në territorin e Qytetit të Shkupit, këto ditë filluan pastrimin me makineri të anës së djathtë të shtratit të lumit Vardar në drejtim nga ura e këmbësorëve në skejt parkun deri në urën “Goce Dellçev”. Shtrati po pastrohet me makineri nga mbetjet e dheut, lymi, rëra, vegjetacioni dhe mbeturinat komunale. Pasi që të përfundojmë me pastrimin në këtë anë, do të vazhdojmë me pastrimin e anës së djathtë të shtratit të lumit Vardar nga ura e…

Lexo më Shumë

Është e pamundur që në periudhën e fundit që të mos paraqitet fotografi të gjarpërinjve nëpër vendin tonë, konkretisht në qytetin Shkupit. Qytetarët të brengosur bëjnë thirrje për kujdes tek të afërmit e tyre, njofton Medial.mk. Sipas foto dëshmive që po përhapen nëpër rrjetet sociale rasti i fundit ku është gjetur një gjarpër në vendbanimin urban është lagja Taftalixhe, Karposh 4, qendra e Shkupit, dhe e fundit stadiumi i qytetit. Qytetar të revoltuar apelojnë që të reagohet në kohë pasi që bëhet fjalë për një gjendje alarmante, madje ata në rrjetet sociale komentojnë se kjo asnjëherë më parë nuk kanë…

Lexo më Shumë

Një shtetas i Maqedonisë, 27 vjeçar, që kishte ateruar të enjten (3 maj 2018) në aeroportin gjerman të Memmingerberg, menjeherë ishte ekstraduar drejt Maqedonisë shkruan focus.de. Ai kishte qëndruar 101 ditë në hapësirat e zonës Shengen (nga 90 të lejuara në 180 ditë). Për këtë ju refuzua hyrja në Gjermani dhe u depërtua menjëherë drejt Maqedonisë. Ndaj tij është ngritur padi për tentim të udhëtimit ilegal në Gjermani.

Lexo më Shumë

Në seancën e radhës kundër sulmuesve të kreut të ASh-së, gjatë dhunës në Kuvend, më 27 prill, vitin e kaluar, prokuroria prezantoi pamje të dhunës, ku shihet qartë se si protestuesit e kishin goditur në kokë Selën me një shtizë flamuri dhe më pas me shqelma. Më pas, Aleksandër Janeski –Toshta, duket teksa tenton që ta largojë Selën nga grupi i deputetëve. Pasi që e kishin goditur nga largësia me shtizën, duket se si atë e kapin për dore dhe e tërheqin. Por, nuk duket mirë se kush e ka kapur për dore. Pamje tjetër e rëndë ishte ajo ku…

Lexo më Shumë

Për t’i dhënë përgjigje pretendimeve të LSDM-së se VMRO-DPMNE po pret konsensus mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe prezantimin e një njësie zgjedhore, këta të fundit janë shprehur se partitë kanë rënë dakord të diskutojnë këtë çështje pas pushimeve verore. “Sa i përket modelit të një zone elektorale, ajo ende nuk është diskutuar dhe do të diskutohet mes grupeve punuese pas përfundimit të pushimeve verore dhe prandaj nuk mund t’ju jap një pozicion të veçantë për këtë çështje. Sapo të hapet dhe çështja të vijë në rend, ne do ta ndërtojmë dhe do ua paraqesim qëndrimin tonë si VMRO-DPMNE”- u…

Lexo më Shumë

Klubi i motoristëve “Shqiponjat”  me seli në Zvicër nisin rrugën nga Europa për t’u takuar në Tetovë me vllezërit e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, përcjell FLAKA. “Tre ditë dhe dy netë ështe udhëtimi jonë i përbashkët në perlën e bukur të trojeve Shqiptare, ku Shqiponjat ngritën folenë që kur i krijoi Zoti. Meeting i madh si kur më parë, koncert në Tetovë me Shkumbin Ismailin.  Thërasim ku do që janë klubet Shqiptare apo dhe individë të na bashkohen. Na po nisemi po ju gati…..? Shqip. Shqip”, thuhet në njoftimin e Klubit të motoristëve “Shqiponjat”. Takimi i parë do të mbahet në…

Lexo më Shumë

ShVL–UÇK njofton familjet e dëshmorëve-martirëve, bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët, të plagosurit e lirisë, atdhetarët e subjekteve politike e jopolitike, që më 5 maj të marrin pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve – Martirëve. Nderimet do të fillojnë në orën 9 dhe do të përfundojnë në orën 16.00, te Kompleksi Memorial i UÇK-së – Brigada 112 Mujdin Aliu, pranë teqesë në Tetovë. Ato do të zhvillohen sipas orarit të caktuar nga 6 Brigadat e UÇK-së kombëtare.

Lexo më Shumë

Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë në Selanik, në kuadër të një konference rajonale, ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret sa i përket çështjes së emrit, bazuar në qëndrimet e deritashme të palëve. Edhe kësaj radhe, ministrat Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias kanë theksuar gatishmërinë për vazhdimin e procesit të negociatave deri në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme, por një përkushtim të tillë ata, sikurse dhe zyrtarë të tjerë e kanë përsëritur në të gjitha takimet e deritashme. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, pas takimit ka thënë se dallimi kryesor në bisedime…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Berovë ka ngritur një padi penale kundër S.P.(30) nga Berova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve” dhe “ pengimit të personit zyrtar në kryerjen e punëve”, si dhe kundër T.P.(25) nga fshati Smojmirovo-Berovë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e punëve zyrtare”. Me 30.04.2018 rreth orës 01.30 në Berovë në sheshin e qytetit, i padituri, e ka prishur rendin publik me muzikë të zëshme dhe pastaj e ka…

Lexo më Shumë

Gjatë festës së 1 Majit, në fshatin Ebiplija të Karbincit që shtrihet në territorin e Myftinisë së Shtipit, ka ndodhur një akt sa i pahijshëm aq edhe barbar! Bëhet fjalë për shkatërrimin e varrezave myslimane, në të cilat janë futur njerëz për pik-nik qejfet e tyre, duke improvizuar zgara me gurët e varrezave dhe duke pjekur me prushin e dërrasave shenjuese të varrezave myslimane. Këtë gjest kriminelësh deri te Myftinia e Shtipit si dhe deri te njësia rajonale e MPB-së e kanë paraqitur Këshilli i xhamisë së fshatit Kuçica, transmeton Gazeta Lajm. Bashkësia Fetare Islame në RM reagon ashpër si…

Lexo më Shumë