Author: Arian Arci

Në spitalin e Prilepit sot është shembur tavani në hapësirat e repartit të kirurgjisë, shkruan Fakte. Sipas deklaratave të pacientëve, në momentin kur është shembur tavani, në dhomë nuk ka pasur pacient të shtrirë, por për shkaqe të sigurisë nga dhoma fqinje të sëmurit janë lëshuarnë shtëpi. Si shkak për shembjet përmendet era e fortë. “Spitali i Prilepit është renovuar para dy vitesh. Për shkak të erërave të forta janë shkëputur mbajtëset e tavanit të lëshuar dhe ai ka rënë”- kanë thënë nga spitali.

Lexo më Shumë

Nga aksidenti i rëndë trafiku që ndodhi sot pasdite në autostradën Gostivar-Kërçovë, humbi jetën një person dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë, njofton TetovaSot. Sipas policisë, nga aksidenti humbi jetën 32 vjeçari Senat P. nga Gostivari, ndërsa të lënduar rëndë janë 24 vjeçari M.M., dhe 21 vjeçari XH.A nga Gostivari dhe 25 vjeçari P.L. nga Dibra Aksidenti ndodhi rreth orës 17:30, kur makinat Opel dhe Renault u përplasën në rrugën kryesore. Nga Ministria e Brendshme thonë se për më shumë detaje do të njoftojnë për nesër./TetovaSot/

Lexo më Shumë

Hetimi i brendshëm në Prokurori i cili duhet të tregojë nëse prokurorët kanë vepruar në mënyrë joprofesionale pas ngjarjeve të 27 prillit, nuk duhet të përfundojnë vetëm me paralajmërime apo reduktim të pagave, konsideron ish prokurori Aleksandar Nakov. Sipas tij, duhet të hetohen edhe lëndë tjera në të cilat prokuroria ka punuar në të kaluarën. Kemi shumë raste ku prokurorët kompetent nuk e kanë kryer punën e tyre. Këtu do ta theksoj rastin e “Nikola Mladenovit, Rastin e Almirit të Vogël, rastin e Kosta Kërpaç dhe shumë tjera ku prokurorët publik kishin parregullsi në kryerjen e detyrave të tyre. Për…

Lexo më Shumë

Edhe në muajin qershor kombinati Jugohrom nuk do të fillojë me punë.Këtë e kanë pohuar edhe drejtues të këtij kombinati por edhe nga sindikata e puntorëve.Ata thonë se ende punohet në ndërtimin e stacionit të filtrimit dhe punët duhet të përfundojnë në muajin shtator.Nga drejtoria e kombinatit thonë se pritet që të fillohet shumë shpejt me vendosjen e konstruksionit metalik të filtër stacionit.“ “Kompania e kontraktuar tashmë ka filluar edhe me montimin e konstruksionit, e cila do të përfundojë në qershor.Më pas fillon edhe inkorporimi I ventilatorëve dhe pjesëve tjerë.Fillimi me punë I furrave 7 dhe 8 pritet që të…

Lexo më Shumë

Strategu mediatik Erik Barns nga SHBA-të, vlerëson se pasojat e lajmeve të rrejshme do të kuptohen pas disa vitesh. Ai madje shprehet pesimist se ligji i ri për mbrojtje të të dhënave që po përgatit Bashkimi Evropian, do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit me lajmet e rrejshme. Sipas tij, lajmet e rrejshme po marrin hov dita ditës edhe nëpër mediume më të mëdha, duke rritur njëtrajtshëm edhe propoagandën dhe përçarjen e elektorateve të partive. Strategu Burns këtë e tha në një intervistë të dhënë për Radio Evropa e Lirë. “Nuk mendoj se jemi në dijeni për pasojat e lajmeve…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet disa fotografive të shpërndara në rrjetin social fejsbuk është njoftuar se ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga fshati Tanishec i Shkupit, Xhezari Shaqiri u njohur si komandant Hoxha është emëruar këshilltar për çështje sigurie i kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.Të pyetur, nga Qeveria e Maqedonisë janë deklaruar se nuk kanë informata se nëse është ose jo i vërtetë lajmi pasi që siç thonë nga atje “shërbimi qeveritar nuk ka punuar gjatë fundjavës”.“Nuk mund të ju japë informatë të saktë se a është dhe në çfarë pozite është emëruar Xhezair Shaqiri”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski.…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni janë 25 institucione të arsimit të lartë, prej të cilave gjashtë janë shtetërore, ndërsa të tjerat private. Numri i madh i universiteteve dhe vrapi i tyre pas të rinjve për të studiuar në programet e tyre mësimore, ka ngritur shqetësime mbi cilësinë e arsimit të lartë në vend. Për dallim nga e kaluara, tani sipas të dhënave statistikore, i papërfillshëm                                                                    është numri i atyre që…

Lexo më Shumë

Pas vërejtjeve të Komisionit të Venedikut në prill të këtij viti, sërish ka pësuar ndryshime Ligji për informatorët, i njohur edhe si Ligji për “fishkëllyesit”. Ky ligj, për herë të parë në Maqedoni ishte miratuar gjatë vitit 2015, por i njëjti ka hyrë në fuqi më 2017. Me ndryshimet ligjore, që kanë të bëjnë me mbrotjen e informatorëve, synohet të bëhet harmonizimi i dispozitave ligjore që i rregullojnë kanalet në të gjitha instancat e sistemit të sigurisë për mbrojtjen e informatorëve, përkatësisht ata që denoncojnë krimin. Por, ekspertët thonë se tek qytetarët që dëshirojnë të denoncojnë krimin edhe pse mund…

Lexo më Shumë

“Para fakteve edhe perënditë heshtin”. Kështu u përgjigj zëvendëskryeministri Koço Angjushev kur e pyetëm nëse do ti kërkojë falje publike kompanisë Sardiç, të cilën e akuzoi se e ka ndërtuar minierën Kazandoll me para të dyshimta. Angjushev thotë se dokumentet tani më janë dërguar në institucionet kompetente. “Unë kam folur me argumente, para argumenteve edhe perënditë heshtin, nëse ka argumente të tjera unë u bëj thirrje që t’i publikojnë. Dokumentet janë në institucionet e Maqedonisë, gjenden në sistemin bankar, përkatësisht janë atje ku duhet të jenë”, tha Koço Angjushev, zëvëndës kryeministër për çështje Ekonomike. Ndërsa nga qeveria thonë se dokumentet…

Lexo më Shumë

Kreu i ASH-së Ziadin Sela permes nje postimi ne profilin e tij ne Fejzbuk ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se po tallet me opoziten shqiptare dhe se po degradon figurën e politikanit shqiptar. Ja statusi i plote i Seles. “Te demokracitë opozita është një organ i sovranitetit të popullit, po aq vital, sa edhe qeveria. Të shtypësh opozitën do tê thotë të shtypësh sovranitetin e popullit. Kaq do të thoja hë për hë për lojën e ndytë politike, disamujorshe, të kryeministrit Zaev. Josh dhe nuk zgjedh! Është vazhdim i planit të nisur(që në kohën e aferës së përgjimeve) për degradim…

Lexo më Shumë

Gjykata e Themelore e Kumanovës akoma nuk ka shkruar vendimin gjyqësorë për rastin e Almirit. Mbrojtja është në pritje të vendimit i cili ligjërisht duhet të përgatitet brenda afatit 60 ditorë. Pas pranimit të vendimit në formë të shkruar, mbrojta e familjes Aliu do të ankimojë vendimin në apel. Avokati Asmir Alispahiç pret që ndaj vendimit gjyqësorë të ankohet edhe Prokuroria Publike e Kumanovës. Presim që në kohë sa më të shpejtë ligjore, ta marrim edhe vendimin gjyqësorë në formë të shkuar që më pas ta ankimojmë vendimin në Gjykatën e Apelit në Shkup. Presim nga Prokuroria Publike e Kumanovës…

Lexo më Shumë