Author: Arian Arci

Shpenzimet e jetesës në prill të këtij viti shënojnë rritje prej 0,3 për qind në raport me muajin paraprak, ndërsa në raport me prillin e vitit të kaluar 1,4 për qind, bëri të ditur Enti Shtetëror Statistikor. Sipas të dhënave të publikuara shpenzimet e jetesës në prill në raport me muajin e kaluar shënojnë rritje prej 0,3 për qind, ndërsa në raport me prillin e vitit të kaluar tre për qind. Rritje të indeksit të shpenzimeve të jetesës në prill të vitit 2018, në krahasim me muajin e kaluar, është shënuar te perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç patates…

Lexo më Shumë

Ndryshimet ligjore pritet t’iu jap fund shumave të mëdha që qytetarët iu paguajnë përmbaruesve në emër të borxheve të mbetura dhe të pa paguara. Në këtë drejtim, qeveria ka formuar grup pune që do të përgatisë ndryshimet ligjore për uljen e çmimores së përmbaruesve. Nga Oda e Përmbaruesve të Maqedonisë thonë se thonë se në shumicën e lëndëve harxhimet vetëm të përmbaruesve marrin pjesë me një të tretën apo një të katërtën e shumës, që qytetarët në fund e paguajnë si total për shlyerjen e borxheve të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër e harxhimeve ka të bëjë me kamatat e ndryshme,…

Lexo më Shumë

Ballkani Perëndimor ndeshet sot me shumë rreziqe dhe ka nevojë për një angazhim më të madh nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ky është përfundimi i një studimi të ri që iu prezantua ditët e fundit në Uashingotn. Autorë të tij janë ish diplomatë të njohur amerikanë, Thomas E. Graham, Jonathan Levitsky, Cameron Munter dhe Frank Wisner. Sipas tyre anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE është mënyra më e mirë për t’iu kundërvënë ndikimeve negative në rajon nga Rusia, Kina dhe Turqia. Pjesëmarrësit në diskutimin e zhvilluar në Institutin Amerikan të Paqes shprehën shqetësimin e…

Lexo më Shumë

Gjatë këtij viti Komuna e Likovës do të jetë e lidhur e tëra me gypat kryesorë përçues të ujit. Këtë e deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, gjatë inspektimit të fillimit të punimeve në fshatin Sllupçan, prej ku gypat përçues kryesor të ujit fillojnë të shpërndahen edhe nëpër vendbanime tjera të Komunës së Likovës. “Nga buxheti janë ndarë 1,6 milionë euro, për gypin kryesor që duhet të lidhet nga Sllupçani dei në Vaksincë, pjesa tjetër nga sllupçani deri në Opaje dhe pjesa tjetër po ashtu nga Ssllupçani deri në Nagushtak. Çka do të thotë me këtë…

Lexo më Shumë

Projekti “Oficerët e policisë – çiklistë” u promovua sot para SIA Shkup – Stacioni Policor Qendër. Para MPB në Shkup  – Stacioni Policor Qendërsot u promovua proekti  “Policë – çiklistë” Nga komuna informon se në fillim të territorit të komunës së Qendrës do të patrullojnë gjashtë policë, dy policë-çiklistë në rrethe të ndara. Kjo, siç thuhet, do të përmirësojë efikasitetin në kryerjen e detyrave të përditshme dhe aktiviteteve të policëve të uniformuar në zonën qendrore të qytetit. Kjo do të kontribuojë në luftën për mbrojtjen e mjedisit. Ky projekt përmirësohet dhe do të përmirësohet në të ardhmen me qëllim të…

Lexo më Shumë

Programi për klasën e dytë dhe të tretë për vitin e ardhshëm shkollor mbetet i njëjtë, por me fond të zvogëluar të orëve. Reformat në arsimin fillor do të vazhdojnë me qëllim të rritjes së sistemit konsistent, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska. “Programet e  reja për klasën e dytë dhe të tretë janë vazhdim i asaj që do të thotë klasa e parë. Duke e pasur parasysh atë që tani më programin për klasë të parë e kemi publikuar dhe kjo do të thotë ulje të vëllimit të orëve dhe koncentrim të disa përmbajtjeve mësimore, formësimi…

Lexo më Shumë

Krijimi i një vizioni të përbashkët për Malin Sharr, ishte tema e takimit të radhës të platformës Miqtë e Sharrit që u mbajt në Tetovë.Në tribunën e sotme është theksuar nevoja për krijimin e një trupi këshillues për Malin Sharr, që duhet të përfshirë të gjtha palët e interesuara nga gjashtë komunat e Pollogut.TV KOHA Ky ishte takimi I gjashtëqë mbahen në rajonine malin Sharr ndërsa mbahen në kuadër të projektit dhe aktiviteteve të Platformës Miqtë e Sharrit, ku bënë pjesëedhe organizata CED të përkrahur nga Mekanizmi IPA -2 dhe zyra e GIZ-it në Shkup. Të pranishëm ishin përfaqësues të…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni konsumimi i barnave me recetë vitet e fundit shënon rritje të vazhdueshme. Gjatë vitit 2017 nga Fondi shëndetësor në barnatoret e vendit janë shënuar gjithsej 23.090.780 receta në shumë prej  2.786.093.249 denarëve. Në krahasim me vitin e kaluar numri i recetave është rritur për rreth 3.7%, ndërsa shuma e përgjithshme është rritur për rreth 6.1%. “Enalarpili” ka qenë barni më i shfrytëzuar gjatë vitit 2017, ashtu siç vitet paraprake, me gjithsej 2.08 milionë receta të realizuara, që paraqet 9.01% nga numri i përgjithshëm i recetave të shënuara për vitin 2017, tregojnë të dhënat më të reja të Fondit shëndetësor.…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit përkujton se vijon tirrja publike për  kompensimin e një pjese të shpenzimeve për furnizimin e stufave. Qytetarët që do të blejnë stufa me peleta deri më 21 maj të vitit 2018, do ta marrin një pjesë të shpenzimeve për furnizim në shumë prej 70 për qind, por jo më shumë se 30.000 denarë me tatim personal të përfshirë për një amvisëri. Kjo thirrje do të realizohet sipas principit “i pari vjen, i pari shërbehesh”. Qyteti i Shkupit e publikoi këtë thirrje publike që të përmirësohet cilësia e ajrit dhe të zvogëlohet ndotja e ajrit, posaçërisht nga grimcat…

Lexo më Shumë

Drejtori i hidrosistemit Gjavato, Jovan Popov tashmë dy muaj është i palëvizshëm. Ka pësuar një aksident komunikacioni dhe tashmë është i shtrirë në krevat. Në vend që në shtëpi ose në ndonjë spital, ai po shërohet në zyrat e punës duke sjellë aty një krevat spitali, barna dhe pajisje tjera e për të kujdesen të punësuarit të cilët po i ofrojnë ndihmë dhe i japin barna, shkruan Republika transmeton Zhurnal.mk Popov ka thënë se ai duhet patjetër të qëndrojë në zyrë sepse është i nevojshëm në vendin e punës ndërsa për këtë rast thuhet se është njoftuar dhe ministria e…

Lexo më Shumë

Revoltë e madhe ka shpërthyer në televizionin me licencë nacionale “ALFA” në Maqedoni, Shkruan Fakte. Drejtori i ri, Vasko Eftov, një albanofob i dëshmuar tanimë, të gjithë të punësuarve u ka propozuar kontrata të reja me të cilat në vend se në afat të papërcaktuar, ai u ka propozuar që çdo tre muaj t’ua vazhdojë kontratat, me qëllim të ketë mundësi në kontinuitet t’u ushtrojë presion gjatë punës. Mirëpo kjo ide nuk iu ka realizuar pasiqë të gjithë të punësuarit kanë refuzuar të nënshkruajnë kontratat e reja. Në mbrojtje të të punësuarve ka dalur edhe sindikata e gazetarëve, duke thënë…

Lexo më Shumë

Termi “lajme të rreme” popullaritetin e tij e merr me fitoren e Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016 në SHBA. Një vit më vonë rëndësia, efektet dhe mënyra e ballafaqimit me lajmet e rreme janë “temë e nxehtë” e një numri të madh të konferencave, debateve dhe diskutimeve. Derisa të gjithë folësit dakordohen për rreziqet dhe nevojën për ballafaqim me “lajmet e rreme”, mungon definicioni i harmonizuar i nocionit dhe mënyrës ku autoritetet dhe mediat duhet të luftojnë kundër efekteve negative. Por, një është e sigurt, fenomeni i lajmeve të rreme e ka prishur eko sistemin e mediave…

Lexo më Shumë