Author: Arian Arci

Më 18 Maj në Ohër është planifikuar takimi i drejtuesve të partive parlamentare në kuadër të dialogut “Zhan Mone” i inicuar nga Parlamenti Evropian. Sipas mediave maqedonase, përveç krerëve të dy partive më të mëdha LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski do të merr pjesë dhe Ali Ahmeti nga BDI. Për BESA-t, është i pasigurt niveli në të cilin do të paraqitet takimi, pasi që e njëjta udhëhiqet nga dy lider Afrim Gashi dhe Bilal Kasami. Zijadin Sela nga Aleanca e Shqiptarëve dhe Menduh Thaqi nga PDSH gjithashtu pritet të ftohen./Medial.mk

Lexo më Shumë

Për ta mbijetuar muajin një familje katër anëtarëshe duhet të ketë të paktën 32.418,00 denarë nëse llogaritet sipas përllogartitjeve të fundit të shportës sindikaliste. Shumica e parave ose 13,408 denarë në mars ishin të nevojshme për ushqim dhe pije dhe 8,253 denarë për shpenzimet komunale dhe orenditë. Për higjienën personale janë ndarë 2,301 denarë dhe për transport, 2,349.34 denarë. Qytetarët kanë ndarë 677 denarë për ruajtjen e shëndetit. Rrogat neto mesatare të paguara në mars ishin 13.408 denarë, dhe për të mbijetuar muajin nevojiteshin 32.418,00 denarë. StictyBanner mes postimeve mobil Si janë çmimet në tregje? Nëse shkoni në treg menjëherë…

Lexo më Shumë

Aksioni për subvencionimin e blerjes së biçikletave të cilën u njoftua nga komuna e Karposhit është e mbyllur. Kjo fazë për ndihmën financiare gjatë blerjes së biçikletave është mbyllur për shkak të mbarimit të mjeteve buxhetor, informojnë nga komuna. Në bazë të kësaj kuota për subvencionim është përmbushur, vetëqeverisja lokale nga sot nuk do të merr parasysh aplikimet e reja. “Në rast se parashikohen mjete të reja për këtë qëllim, do të jenë të lajmëruar në kohë nëpërmjet ueb faqes së komunës, rrjeteve sociale dhe profilit Facebook të komunës së Karposhit, si dhe nëpërmjet mediave të shkruara” thuhet në komunikatën…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2164267716947402/ Shkalla e lartë e papunësisë në Maqedoni po bën që çdo ditë e më shumë të rritet numri i të rinjve – të cilët të ardhmen e tyre e planfikojnë ta ndëtojnë jashtë vendit. Radhët e gjata të qytetarëve që presin para dyerve të Ambasadës Gjermane në Shkup, për të marrë një përgjigje për vizë pune, tregon se Gjermania mbetet destinacioni i preferuar ku ata e shohin të ardhmen e tyre. Edhe pse qytetarët që prisnin para dyerve të Ambasadës nuk deshën që të prononcohen para kamerës, ata prapa kamerës treguan arsyet se pse po largohen nga vendi.…

Lexo më Shumë

Tre vjet nga rasti i Kumanovës dhe ende jetojnë shumë paqartësi, spekulime dhe dyshime për një rast të inskenuar nga aparati i shtetit. Herë peshojnë motivet patriotike të grupit, e herë ato financiare, pasi varet se kush të flet. Mëngjesi i 9 majit ishte tejet trishtues jo vetëm për banorët e Lagjes së Trimave, por edhe për gjithë Maqedoninë dhe jashtë, pasi nuk dihej saktë nëse nga luftimet e ashpra mes policisë dhe grupit, ka mbetur i vrarë edhe ndonjë civil. Gjithçka ishte mjegulli. As policia e as zyrtarët e lartë shtetëror nuk tregonin detaje mbi rastin. Kjo dhe linte…

Lexo më Shumë

Instituti i shendetit publik te Maqedonise ka nis fushate per parandalimin e kancerit te lekures, njofton Koha. Ç’është melanoma? Melanoma është kanceri më serioz dhe më malinj i lëkurës. Përmes limfës dhe gjakut përhapet shumë shpejt në pjesët e tjera të trupit e pastaj trajtimi i tij është shumë më i vështirë, ndërsa pasojat mund të jenë fatale. Mund të shfaqet edhe në pjesë të tjera të trupit. Melanoma buron nga melanocitet, qelizat të cilat e krijojnë melaninën, pigmentin i cili i jep ngjyrë lëkurës, flokëve dhe syve. Në lëkurë melanocitet janë të vendosura mes qelizave bazale, në membranën bazale…

Lexo më Shumë

Menaxhimi më efikas me zonat e rrezikuara nga katastrofat natyrore, detektimi i rreziqeve dhe preventimi më i hershëm ndaj tyre, synohet të bëhet nëpërmjet projektit për ndërtimin e kapaciteteve të ekosistemeve. Drejtori i QMK–së, Agron Buxhaku, informoi se zonat e rrezikuara nga vërshimet dhe rrëshqitja e dheut do të pyllëzohen. Këtë projekt do ta mbështesë Agjencia për bashkëpunim ndërkombëtar me seli në Japoni. “Këtu do të bëhet një pyllëzim i zonave të rrezikshme nga eruzioni dhe rrëshqitja e tokës dhe po e shfrytëzoj rastin të them se jemi institucion udhëheqës në Ballkanin Perëndimor dhe gjithë dijenitë që kemi marrë deri…

Lexo më Shumë

Qeveria në mbledhjen e sotme të 67-të e shqyrtoi dhe miratoi Informatën rreth momenteve të reja për kalim në fazën e dytë të Marrvëeshjes për stabilizim dhe asociim (MSA) mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, dhe e detyroi zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar osmani që t’i koordinojë institucionet relevante më përgatitjet e pozitave të RM-së pasdispozitaver adekuate nga MSA lidhur me kalimin në fazën e dytë dhe të njejtat t’ia propozojë Qeverisë menjëherë pas mbajtjes së takimit të ardhshëm të Këshillit për stabilizim dhe asociim. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, me këtë vendim të Qeverisë detyrohen ministritë kompetente…

Lexo më Shumë

Michael S. Lund, profesor në Universitetin ‘John Hopkins’ në Washington mendon se kryengritësit e UÇK-së mund të kishin marrë krejt Maqedoninë, aq sa armata shtetërore do të zhbëhej e do të detyrohej të kthehej në shumësi bandash paramilitare Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov në adresimin e djeshëm për medie nuk është kursyer as kërcënimi për të përdorur ushtrinë. Duke mos shpjeguar se për cilat ‘rreziqe’ bëhet fjalë saktësisht, kreu i shtetit maqedonas ka siguruar publikun në Maqedoni se “ushtria është e gatshme për të qenë mbrojtës i integritetit dhe stabilitetit në vend”. Ky është kërcënimi i parë i drejtpërdrejt i presidentit…

Lexo më Shumë

Unë dënoj fuqishëm artikujt që përmendin se kam marrë disa para për vetëpunësim. Kam konkuruar vetëm në konkursin për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe jo për hapjen e një saloni ondulimi. Nuk e di se për kë po flitet, por unë nuk jam ajo që tregojnë mediat, thotë Lile Delixhakova  nga Gjevgjelia, motra e prokurores të posaçëm publike Katica Janeva, e cila në mediat e sotme ishte e përfolur  se ajo ishte në listë e para vitin e kaluar për të marrë para nga Agjencia për punësim dhe vetëfinancim për hapjen e sallonit të…

Lexo më Shumë

Mbi 70 maturantë shqiptarë sivjet kanë përfunduar arsimin e mesëm në Dibër dhe se çdo vit ka rënie drastike të numrit Nga tre shkollat e mesme në kuadër të komunave Dibër, Mavrovë dhe Qendër Zhupë, maturën e kanë përfunduar 165 maturantë. Sipas të dhënave vetëm në Dibër janë 110 maturantë, ndërsa pjesa tjetër nga komunat fqinje. Këto shifra sipas Ministrisë së Arsimit janë shqetësuese për shkak të rënies së vazhdueshme të numrit të nxënësve shqiptarë nga shkollat e Dibrës. Edhe këtë vit ka pasur fluks të madh të familjeve dhe të të rinjve që po braktisin këtë qytet, shkruan INA.…

Lexo më Shumë

Dimitris Tzanakopoulos, zëdhënës i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, ka deklaruar se ndryshimi i emrit kushtetues është parakusht për zgjidhjen e çështjes së emrit. Në deklaratën e tij për radio Alfa 984, Tzanakopoulos rikonfirmoi pozitat greke, që sipas tij do ta pranonin edhe një zbatim teknik të palës maqedonase për një zgjidhje të qëndrueshme. Sipas tij, marrëveshja duhet qartë të përshkruaj hapat e zgjidhjes, që duhet të fillojë me ndryshimin e emrit në marrëdhëniet ndërkombëtare, njohja nga Greqia, pastaj ndryshimi i Kushtetutës, ku duhet të përfshihet emri i ri, e më pastaj vjen mbështetja greke për integrimet në organizatat…

Lexo më Shumë