Me takimin e parë të zhvilluar me punonjësit e arsimit dhe këshillit drejtues të Shkollës Fillore “Jashar Bej Shkupi” fillojmë procesin mjaft të rëndësishëm për të përzgjedhur drejtorët e rinj në shkollat fillore të Komunës së Çairit ku drejtorët aktual janë pranë pensionimit apo skadimit të mandatit të tyre. Me këtë rast jemi të përkushtuar që si kriterium bazë i përzgjedhjes të jetë kualiteti i kandidatëve që do të paraqiten në konkurset e hapura për drejtor dhe procesi të jetë transparent dhe i bazuar në ligj. Në vazhdim mund të ndiqni edhe videon nga mbledhja e realizuar e kryetarit Visar…
Author: Arian Arci
Gjatë tre muajve të fundit MPB ka regjistruar 700 vjedhës me akuzën për veprën penale “vjedhje e rëndë” duke përfshire vjedhje nëpër objektet banesore. 483 nga vjedhjet janë bërë në Shkup, më së shumti në Qendër, Karposh e Aerodrom. Aerodrom – për tre muaj janë vjedhur 114 banesa Qendër – për tre muaj janë vjedhur 110 banesa Karposh – për tre muaj janë vjedhur 90 banesa Çair – për tre muaj janë vjedhur 48 banesa Gazi Babë – /-/- 44 banesa Gjorçe Petrov -/-/- 35 banesa Bit Pazar – /-/-/- 31 banesa Kisella Vodë -/-/-/- 20 banesa Draçevë -/-/–/10 banesa.
Një gjest interesant ka ndodhur dje dhe sot në qytetin e Tetovës. Nga ana e komunës gjatë aksionit për pastrimin e ajrit të ndotur ishin mbjellur shumë drunjë nëpër hapësira publike dhe në mes të dy korsive të rrugëve, e që gjatë ditës së djeshme një qytetarë ndoshta me padashje ka dëmtuar disa prej tyre (5 copë). Mirëpo, gjesti që ka bërë ai gjatë ditës së sotme ka habitur të gjithë. Ai të njejtat i ka rregulluar duke mbjellur të reja me qëllim të mos prishjes së imazhit të rrugës pasiqë dihet se gjelbërimi dhe drunjtë zbukurojnë gjithë vendin. Fotot…
Samiti i Ballkanit Perëndimor në Sofie do të konfirmojë perspektivën e BE-së për gjithë shtetet e rajonit, thotë në intervistë me DW ministri i shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth. DW: Z. Roth, cili është qëllimi i vizitës tuaj në rajon? Roth: Qëllimi kryesor i vizitës sime në Maqedoni dhe Shqipëri është të shpreh mbështetjen e fortë të qeverisë sime. Jemi të kënaqur që shohim zhvillime pozitive në të dy vendet. Nga ana tjetër dëshiroj të inkurajoj udhëheqësit politikë, por edhe shoqërinë civile që të vazhdojnë procesin jashtëzakonisht kërkues dhe nganjëherë rraskapitës të reformave. Në…
Me Lubomir Fërçkovski, profesor i të Drejtës ndërkombëtare pranë USHCM, kemi biseduar për atë që është garancia më e e fuqishme për respektim të marrëveshjes për kontestin me emrin, që do ta arrinte Maqedonia dhe Greqia, a janë janë të nevojshëm garantues të marrëveshjes dhe nëse është i mundur një ndryshim i ri i Kushtetutës në të ardhmen, në kushte të tashmë ndryshimit të zbatuar të emrit. Gjatë marrëveshjes eventuale për emrin Greqia insiston në ndryshim të Kushtetutës, ndërsa Maqedonia edhe për marrëveshje ndërkombëtare. Kush është garancia më e fuqishme për respektimin e marrëveshjes? “Këtu ka dy nivele. Çështje i…
Lidhur me deklaratën e drejtorit të Jugohromit Vasko Skenderovski që ata do të kërkojnë ndihmë nga Qeveria 12 milionë euro për vendosjen e filtrave, Lëvizja Eco Guerilla reagon ashpër ndaj tendencave për manipulim dhe blerje kohe që bëhen këto 4 vite nga kjo kompani. Deri më sot asgjë nuk u bë për përmbushjen e të gjitha standardeve ekologjike. Në një ekonomi tregu të cilës i synon Maqedonia, nuk ka vend për ndihmë shtetërore të një super-ndotës. Prandaj, kërkojmë nga organet kompetente, policia dhe prokuroria njësoj si në rastin e “REK Bitola” të ngrihet kallëzim penal për drejtorin dhe pronarin e…
Pa energji elektrike nesër nga ora 8 e deri në 13 do të mbesin banorët e fshatit Lubanc të Shkupit, pushimorja Lubanci, një pjesë e konsumatorëve të fshatit Mirkovci, nga uikend lagjja Pobozhje dhe fshatrat Pomozhje, Kuçevishtë, Brodec, Tanushë dhe Brezë. Në periudhën prej orës 8.30 e deri në 15 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatrave Gllumovë, Shishovë, Matka e Epërme dhe e Poshtme, si dhe objektet afariste Andrijus shpknjp, Via Komerc dhe Bis Oil në komunën e Sarajit. Nga ora 9 e deri në 10 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të…
Bari i parregulluar, saksi e zbrazur dhe e hedhur në oborr, dru i tharë. Ky është imazhi i ambasadës së Maqedonisë në Uashington. Edhe pse ambasada e Maqedonisë gjendet në pjesën e qytetit ku ka shumë ambasada dhe rezidenca, ajo është lënë pas dore. Ish-ambasadorja e Maqedonisë në Tiranë, Eleonora Karanfillovska Ratklif, e cila jeton në selinë e SHBA-ve tashmë disa vjet me radhë, tha se gjendja e oborrit të ambasadës sonë është pasqyrë e gjendjes së shtetit tonë. Fqinjët paraprakisht kanë reaguar, tha Karanfillovska Ratklif. “Një herë nga asociacioni i fqinjëve janë ankuar për gjendjen e godinës së ambasadës…
Ndërtesa e re e Bankës Popullore është përfshirë ditën e sotme nga flakët e një zjarri. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Bashkisë së Shkupit, Xvonko Tomevski, ka thënë se në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar dy makina dhe 5 zjarrfikës dhe se zjarri është shuar. Arsyet e zjarrit për momentin nuk bëhen të ditura.
Në muajin qershor fillon faza e parë e realizimit të hapjes së bulevardit Bllagoja Toska në Tetovë. Pas shumë premtimeve, zhagitjeve gjatë eksprorpijimit të pronave, sipas drejtuesve të ndërmarrjes publike për menaxhim me tokë ndërtimore faza e parë do të fillojë në muajin e ardhëshm kur edhe pritet rrënimi i tre objekteve të para për fillimin me punë të hapjes së bulevardit Bllagoja Toska. Këtë e ka bërë të ditur Arsim Nuredini shef i Sektorit për veprimtari komunale, mbrojtje të ambientit jetësor dhe natyrës sipas të cilit, është arritur marrëveshje me dy pronarë për kompensim. Në ndërkohë, gjatë ditës së…
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë e ka shfuqizuar rezultatin e normuar për pagesën e rrogës minimale, që ishte përfshirë në Ligjin për rrogën minimale. Kjo do të thotë se ankesa e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për Nenin 2, Paragrafi 1, 2, 3 dhe 4, si edhe Nenin 7b, paragrafi 1 dhe 3 të Ligjit në fjalë rrëzohet. Me këtë vendin të gjykatës, shefat e kompanive do të duhet patjetër ta paguajnë rrogën minimale. Vendimi i gjykatës do të hyj në fuqi në momentin e publikimit në Gazetën Zyrtare.
Visar Kamberi nga Gostivari i cili aktualisht është ushtar profesionist pranë Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), së shpejti pritet të avancohet akoma, kjo për shkak të rezultateve që ka arritur së fundmi në Universitetin e Shtipit “Goce Dellçev” në djetimin për Akademi Ushtarake, njofton FLAKA. Lista pleriminare e kandidatëve të paraqitur në konkursin për regjistrim të dëgjuesve të aftësimit profesional dhe avancim në sferën e aviacionit, atë e nxjërr ndër kandidatët më mirë të ranguar dhe të vetmin shqiptar. Në të gjitha fushat e vlerësimit ai ka marrë pikë maksimale, dhe ka qenë një ndër konkurrentët e denjë edhe…

