Author: Arian Arci

Qebir Avziu nga Piroku i Tetovës, profesor i Fakultetit Juridik, është emëruar Dekan i këtij Fakulteti në Universitetin e Tetovës. Avziu, që nga viti 2012 në UT ligjëron lëndët Kriminalistika, Terrorizmi dhe Krimi i Organizuar, ndërkohë që njihet si ndër profesorët më të mirë të Juridikut të Tetovës. Para se të fillonte në UT, Qebir Avziu ka punuar si ekspert në departamente të ndryshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa ka ligjëruar edhe në disa universitete private si në vend, ashtu edhe jashtë Maqedonisë. Studentët e profesor Avziut dhe profesoreshës Arta Bilalli të UT-së së fundmi zunë vendin e…

Lexo më Shumë

grohtorja gjendet para falimentimit. Një nga kreditorët ka dorëzuar kërkesë për falimentim. kërkon t’i paguhen 1 milion euro nga kompania, me arsyetimin se një periudhë më të gjatë nuk ka mundur t’i marrë këto para. Seanca gjyqësore për atë nëse do hapet procedurë falimentuese është caktuar për 29 qershor të këtij viti. Deri atëherë në procedurën para hetimore që vazhdon nga dita e djeshme, kompania nuk guxon të ketë mbi vete pronën e borxhliut, ndërsa ndalohen edhe pagesat nga llogaria. Tani për tani nga udhëheqësia e kompanisë Ngrohtorja SJ.A- Shkup nuk kanë qëndrim. Në bisedë telefonike drejtori Dimitar Haxhi Mishev…

Lexo më Shumë

Rreth 8000 fëmijë në Maqedoni janë në listën e pritjes për regjistrim në kopshte, tregojnë të dhënat me të cilat disponon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Prindërit e rinj ballafaqohen me probleme për regjistrim në kopshte dhe jo rrallë që fëmijët e tyre të regjistrohen presin edhe nga një vit, shkruan gazeta KOHA. Problemi paraqitet për shkak të numrit të pamjaftueshëm të kopshteve apo kapaciteteve të tyre të vogla. Ai mund të tejkalohet me zgjerim të kapaciteteve të përhershme, por edhe ndërtimin e kopshteve të rejave. Në fund të prillit të këtij viti, në 66 kopshte shtetërore në 55…

Lexo më Shumë

Në Programën e mbrojtjes sociale, Komuna e Tetovës ka ndarë 760 mijë denarë që përfshijnë një sërë aktivitete për shoqatat që përkujdesen për kategoritë e rrezikuara. Në këtë drejtim është edhe përkujdesja për personat me shikim e verbër dhe gjysëm të verbër, shkruan gazeta KOHA. Ndërkaq, nga kjo shoqatë thonë se në asnjë pjesë të Tetovës nuk ka sinjalizim special për personat e verbër. Kështu, personat e kësaj kategorie çdo ditë hasin në probleme gjatë kalimit të rrugëve kur marrin pjesë në komunikacion. Për këtë kategori të qytetarëve, kohë më parë ishte vendosur sinjalizim me zë për personat e verbër…

Lexo më Shumë

Pa ujë nesër nga ora 10:00 deri në përfundim të punëve do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Nikolla Trimpare” dhe objektet në shtegun e rrugëve “Aminta Treti” dhe “Rajko Zhinzifov” në Komunën Qendër. Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të kryerjes së lidhjes së rrjetit ujësjellës në rrugën “Nikolla Trimpare” numër 10 b, në Komunën Qendër.

Lexo më Shumë

Prej 12 maj, edhe vendkalimi Kufitar në Jazhnicë mund të përdoret për automjetet e rënda të cilët nuk transportojnë materiale të rrezikshme. Kjo është lejuar nga ana e autoriteteve të Maqedonisë pas kërkesës nga pala e Kosovës që pika kufitare në Jazhincë të përdoret për qarkullim përderisa në këtë vendkalim ende mungon terminali. Vendkalimi kufitar në Jazhincë, gati se një javë është pika e vetme që lidh Maqedoninë dhe Kosovën dhe anasjelltas. Punët në aksin rrugor Kaçanik – Han i Elezit janë në vijim e sipër dhe ajo rrugë është mbyllur për qarkullim, prandaj edhe automjetet si ato me udhëtarë…

Lexo më Shumë

Forumi i gruas në Tetovë është duke përmbylluar projektin ““Fuqizimi ekonomik i gruas në rajonin e Pollogut nëpërmjet avokimit, përfaqësimit dhe promovimit të drejtes në pronë”, ku gjatë ditës së sotme në ambientet e Universitetit të Tetovës është organizuar një debat publik në të cilin kanë marrë pjesë përfaqësues të forumit të gruas Tetovë, profesor Universitarë të sferës së ekonomisë . Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë për fuqizim ekonomik të grave në rajonin e Pollogut, kurse qëllimi specifik është të nxisë dhe kontribuojë në arritjen e të drejtave pronësore dhe thasëgimore të grave në rajonin e Pollogut. Hulumtimi kryesisht…

Lexo më Shumë

Drejtoria për Siguri dhe Kunderzbulim kishin dhënë mendim negativ për dy punonjes në aeroportin e Shkupit Refik Ismaili dhe Enver Kurtishi si të rrëzikshem për sigurinë e shtetit. Pas peripecive disamujore, dy të punësuarit e përjashtuar nga puna në Aeroportin e Shkupit sot janë rikthyer në punë. Ata u larguan pasi që MPB, gjegjësisht Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim nuk i kishte dhënë certifikatë sigurie. Për këtë rast kishte shkruar dhe alarmuar agjencia e lajmeve INA, e cila kishte komunikuar edhe me autoritetet e kompanisë TAV, të cilët kishin deklaruar se është çështje e organeve të sigurisë. Zv/ministri i brendshëm,…

Lexo më Shumë

Interesi për të investuar në ndërtimin e apartamenteve të reja ka rënë. Komunat kanë dhanë miratime për ndërtimin e 342 apartamenteve të reja në mars 2018 me një sipërfaqe të përgjithshme prej 27,398 metra katrorë. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i apartamenteve të parashikuara për ndërtim u ul me 63.2%, ndërsa madhësia me metra katrorë u ulën me 63.9%. Subjektet afariste kanë filluar procedurën për ndërtimin e 239 apartamenteve, ndërsa pjesa tjetër e banesave që duhet ndërtuar, investitorë janë personat fizikë, përcjell FLAKA. Investimi në këtë lloj të pasurive të paluajtshme mbetet edhe më tej…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja opozitare konsideron se huamarrja e planifikuar për ditën e nesërme, me vlerë prej 16 milionë euro, paraqet edhe “një tregues që Qeverisja e LSDM-së nuk ka kapacitete që ta udhëheq shtetin.” Sipas tyre, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, Maqedonia mori 300 milionë euro hua, dhe se për vetëm dy javë, LSDM-ja e futi popullin në borxh të ri prej 25 milionë euro, kurse kufiri psikologjik i borxhit publik ka kaluar pesë miliardë euro. VMRO-DPMNE-e pa kënaqur nga kjo politik e LSDM-së më 2 dhe 3 qershor në Shkup do të mbanë miting të madh nacional…

Lexo më Shumë

andidatët për policë nga gjenerata 2017/2018, nga 1 qershori do të angazhohen profesionalisht si praktikantë në MPB. Siç informojnë nga MPB, për këtë qëllim janë siguruar uniforma të reja policore, përcjell Medial.mk. “Të nderuar kandidatë për policë, të gjeneratës 2017/2018, ju informojmë se nga 1 qershori i këtij viti do të filloni më angazhimin tuaj profesional në MPB, ju bëjmë thirje që mos të bini pre e provokimeve dhe manipulimeve të ndryshme për interesa personale të dikujt tjetër’, shkruhet në kumtesën e MPB-së./Medial.Kmk/

Lexo më Shumë

Më 18 maj pas takimit të kryeministrave Zaev dhe Cipras që do të mbahet në Sofje, për vizitë zyrtare në Shkup do të udhëtojë kryeministrja britanike Theresa May. Ajo do të realizojë takime me kreun politik e shtetërorë në vend ndërkohë që është vizita e parë e një përfaqësuesi të lartë britanik në Maqedoni pas një kohe bukur të gjatë.

Lexo më Shumë