Amdi Bajram kryetar i “Lidhjes së Romëve” tashmë në koalicion me LSDM-në, edhe pse dje reagoj duke thënë se me VMRO-DPMNE-në është kapitull i mbyllur, ai ende vazhdon të mbajë unazë në gisht me simbolin e Vmro-Dpmne.
Author: Arian Arci
Maqedonia dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në pilot projekt për integrim të tregjeve energjetike midis anëtares së Bashkimit Evropian dhe vendit kandidat për anëtarësim, konform Marrëveshjes për formimin e Komunitetit Energjetik. Kjo është paraparë në projekt-memorandumin midis Ministrisë Bullgare të Energjetikës dhe Ministrisë së Ekonomisë për bashkimin e tregjeve ekonomike “Një ditë përpara” që Qeveria bullgare tashmë e ka miratuar, theksohet në kumtesën e Qeverisë bullgare. Memorandumi ka për qëllim të krijojë të drejta të barabarta dhe batë rregullatore për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike. “Një ditë përpara”, midis dy vendeve edhe atë nën kushte jodiskrimunese dhe të drejta.…
Para ka, njerëz nuk ka. Ose më mirë, nuk ka kuadro të punësuar në administratë që do tu mundësojnë bujqve dhe kompanive në vend t’i marrin paratë evropiane. Vetëm dy vjet para skadimit të programit IPARD 2, nga 80 milion euro të parashikuara, janë tërhequr vetëm 4.6 milion ose 5.75 për qind e parave. Në shpalljen e parë, vetëm rreth 10 për qind të aplikacioneve të paraqitura janë miratuar. “Interesi është me të vërtetë i madh, vetë numri i 1.648 aplikimeve në thirrjen e parë në IPARD 2, tregon se ka interes te fermerët dhe në industrinë përpunuese”, – tha…
Pritet që Maqedonia dhe Shqipëria së shpejti të arrijnë marrëveshje të re, me të cilën në të ardhmen do të rregullohet kuota e nivelit të Liqenit të Ohrit dhe derdhja e ujit përmes Drinit të Zi në Strugë. Vetëm në këtë mënyrë, marrëveshja gjashtë dekadëshe e vjetër që u miratua në vitin 1957 në kohën e Jugosllavisë së Titos dhe Shqipërisë së Enver Hoxhës, do të hyjë në histori. “Për 50 vjet janë ndryshuar edhe kushtet ekonomike, sociale dhe mjedisore në rajon dhe është normale që ne duhet t’i përshtatim ato me kohën e re”, deklaroi Dejan Panovski, koordinator kombëtar…
Nga Komuna e Karposhit sot kumtuan se dy fëmijë të cilët shkojnë në kopshtin “Prolet” (Pranvera) në lagjen e Kozles, janë infektuar me virusin “koksaki”, transmeton Medial.mk. Pasi mjekët amë e kanë diagnostikuar virusin, prindërit e fëmijëve e kanë njoftuar drejtorinë e kopshtit “Prolet”, i cili menjëherë për rastet e ka informuar Qendrën për shëndet publik – Sektori për epidemiologji. Nga Komuna e Karposhit, theksuan se është kryer dezinfektim shtesë në grupet ku qëndrojnë fëmijët, si dhe në hapësirat e tjera të objektit. “Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për raste të tilla. Përveç kësaj, në mënyrë parandaluese, sipas…
Daut Ameti nga Tetova, për një faturë të energjisë elektrike në firmën ‘ESM’ të cilën nuk e ka paguar më 15 janar 2003 me borxh prej 14.950 denarë, sot duhet të paguajë 55.000 denarë, për firmën në fjalë e cila nuk ekziston! Pasi ‘EVN’ hyri në Maqedoni në vitin 2006, borxhet që qytetarët kishin në firmën e mëparshme ‘ESM’ e cila distribuonte energji elektrike në vend, u kumtua deri te qytetarët se me ndërrimin e firmës do të shlyhen edhe borxhet. Për borxhin e qytetarit D.A. në vitin 2016 merret vendimi në Gjykatën Themelore në Tetovë për ekzekutimin e urdhëresës…
Sektori për punë të brendshme Tetovë parashtroi padi penale kudnër katër personave për “keqpërdorim të poizitës dhe autorizimit zyrtar”, “punë pa përgjegjësi në shërbim”, “pjesëmarrje në përmbarim”. Padi penale përfituan T.K. (50) nga Shkupi, D.S. (42) nga fshati Jançishte, R.M. (46) nga fshati Bellovishtë dhe D.K. (41) nga fshati Tundencë. Ku me veprat e kryera e kanë dëmtuar buxhetin e komunës së Jegunovcit në shumë të përgjithshme prej 5.661.354 denarëve. Në periudhën prej 1 janarit deri më 30 tetor të vitit të kaluar i denoncuari i parë si kryetar i komunës së Jegunocit disa herë u ka mundësuar të punësuarve…
Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media kërkon që LSDM-ja të përgjigjet dhe të jep llogari për harxhimin e parave të qytearëve. Nga kjo parti thonë se ka disa gazetarë të cilët marrin para për të lavdëruar politikat e LSDM. “LSDM-ja nuk është opozitë dhe duhet të jep përgjigje se ku dhe si i harxhon paratë e qytetarëve. Zaev duhet të jep përgjegjësi për harxhimet dhe duhet të përgjigjet cili është kontributi nga këshilltarët që ka në kabinetin e tij. Qeveria duhet të përgjigjet për çështjet që preokupojnë opinionin në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM. Sipas tyre, përgjegjësi për…
Në prag të takimit të kryeministrit Zoran Zaev me homologun e tij grek, Aleksis Cipras vijnë porosi konkrete nga Brukseli. Këshilli Evropian pret zgjidhjen e emrit deri në qershor, në mënyrë që vendi t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Zaev shpreson që çështja të zgjidhet sa më parë, por jo me çdo çmim. Përafërsisht diku kah fundi i qershorit janë datat përfundimtare kur duam të gjejmë zgjidhjen përfundimtare. Gjithsesi jo me çmim. Nuk është fundi i botës që të ketë zgjidhje në shtator ose tetor. Këtë e them që të kemi mirëkuptim me qytetarët. Dashtë Zoti që në Samit…
https://youtu.be/CzQbwxW351g Nga nesër fillon muaji i Ramazanit. Ky moment do të jetë i veçantë për besimtarët mysliman të cilët nisin agjërimin. Ata sonte nisin me faljen e taravisë, kur nga ai çaste shënohet edhe fillimi i muajit të ramazanit. Agjërimi është një nga pesë kushtet islame të përcaktuar në Kuran. Agjërimi brenda ditës do të zgjasë 17 orë. “Unë kam filluar prej moshës 13 vjeçare kur isha në fshat e në qytet erdha në vitin 1968, këtu jam shumë i lumtur kur agjëroj. Unë në jetën time kurrë se kam prishur agjërimin edhe pse kam qenë shumë i etuar për…
Studeniçani (ose Karshiaka) është një ndër fshatrat-komunë të shqiptarëve të Maqedonisë, ndër më të njohurat. E rrethuar me komuna maqedonase, si Sopishta, Kisella Voda, Zelenikova dhe Velesi, ajo me shpirt kombëtar arrin të ruajë identitetin pa u ndikuar nga fqinjët sllavë. E gjitha kjo falë karakterit unifikues të banorëve që me vite të tëra vetëorganizhen në aktivitete e manifestime me karakter tradicional. Të dielën që sapo lamë pas, shoqata qytetare për arsim, kulturë, sport dhe ekologji “AKSI”, organizaoi për të tetën herë më radhë një manifestim ku në qendër është mundja. “Etno Fest-Tradita vazhdon”, quhet aktiviteti me performanca të rralla…
Nga 1 janari i këtij viti e deri me 31 mars, në të gjithë territorin e vendit janë realizuar 700 vjedhje të banesave (shtëpive). Fatkeqësisht, mbi 90 për qind e këtyre rasteve janë regjistruar në Shkup, gjegjësisht sipas policisë, në tre muajt e parë në kryeqytet kanë ndodhur 483 vjedhje të rënda të banesave, me çka janë ngritur 19 kallëzime penale. Hajnat në Shkup dhe rrethinë çdo të katërtën orë e vjedhin nga një banesë. Kështu thotë statistika e fundit e Ministrisë për Punë të Brendshme, sipas të cilës, mesatarisht gjashtë banesa (shtëpi) në Shkup, për çdo ditë janë në…

