Sekretari shtetëror në në Ministrinë e Bujqësisë, Nefrus Çeliku është bërë protagonist në mediat maqedonase, pasi të punësuarit maqedonas kanë reaguar ndaj tij. Shkak për këtë reagim sipas portalit “Lider” ka qënë urdhëri i tij ndaj të punësuarve që emri i tij në dokumente të figurojë origjinal në alfabetin shqip dhe jo cirilik. Ky veprim i tij ka bërë që të punësuarit ta nxjerrin këtë në media, duke shprehur reagime. Kësaj historie i bashkëngjitet edhe një email zyrtar, që Nefrus Çeliku i ka dërguar të punësuarve ku ka kërkuar të shkruhet si duhet emri i tij.
Author: Arian Arci
Vetëm 12% e grave në Maqedoni janë në poste udhëheqëse. Gratë ankohen se në të shumtën e rasteve diskriminohen, duke u paguar më pak se burrat për të njëjtin profesion. Por, kur analizohet problemi më rrënjësisht, nga Oda Ekonomike e pranojnë se gratë në shumë raste refuzojnë postet udhëheqëse, për shkaqe që lidhen me obligimet e tyre po aq të rëndësishme në familje. Pra, sipas tyre, duhet gjetur një balancë mes karrierës dhe familjes. Ata kërkojnë një sistem që do të jetë në funksion të përfshirjes më intensive të grave në tregun e punës, për të rritur qasjen e grave…
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Tereza Mej, menjëherë pas takimit Zaev-Cipras që do të mbahet në Sofje, do të vijë në Shkup të premten, transmeton Medial.mk. Kjo është vizita e parë e ndonjë përfaqësuesi të lartë të Britanisë pas një kohe të gjatë. Mej do të takohet me funksionar të lartë shtetëror në vend.
“Helenik Petroleum” po përgatit një padi të re kundër shtetit. Kompania e naftës do të kërkojë dëmshpërblim prej 35 milionë eurosh nga vendi për shkak të shkeljes së kontratës për furnizim me naftë, mëson Alsat M nga burimet e veta. Për 5 vjet, ose nga viti 2007 deri në vitin 2012, vendi nuk ka blerë, edhe pse kishte një detyrim nga Okta të blejë 500 mijë ton naftë në vit. Dispozitat penale të marrëveshjes thonë se mosrespektimi i rregullave do të kushtojë 19 dollarë për çdo ton të pagjetur të mazutit. Kemi kërkuar qëndrim nga OKTA. Ja përgjigjja e tyre:…
Kryetarja e komunës së Tetovës, njëherit edhe nënkryetare e BDI -së sot ka dhënë një lajm të madh për shqiptarët e Maqedonisë. Ajo sot në debat të organizuar enkas për emisionin ClickPlus në Tv 21 para qytetarëve dhe studentëve të Tetovës dha një shpresë pozitive se në të ardhmen mund të jetë presidente e shtetit. Edhe pse zgjedhjet presidenciale janë në vitin tjetër, nuk dihet nëse mund të jetë si kandidate e vetme koncesuale për presidente. “Ju si presidente e shtetit, mund të ndihmoni” ishte një nga deklaratat një qytetari të Tetovës, ku menjëherë erdhi edhe përgjigja pozitive nga kryetarja…
Qeveria e kryeministri Zoran Zaev ka thënë se 16 milionë eurot e marra hua së fundmi do të destinohen për kthimin e borxheve që i ka shkaktuar Qeveria e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski me realizimi e projekteve joproduktive, përderisa VMRO vlerëson se ekzekutivi në mënyrë të papërgjegjshme i çon qytetarët drejtë varfërisë. Marrja e borxheve të reja për të shlyerjen e borxheve të vjetra ndikon negativisht në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit. Kështu thonë ekspertët ekonomik, sipas të cilëve, Maqedonia nuk është më në nivelin e qëndrueshmërisë financiare, ndërsa mungojnë aktivitetet ekonomike që u paralajmëruan me pompozitet për zgjidhjen e ngërçit…
Komuna e Çairit dhe NP Higjiena Komunale fillojnë aksionin për mbledhjen e mbeturinave të rënda, aksion i cili do të zgjasë deri të dielën, thuhet në njoftimin për media. “Komuna Çair njofton qytetarët se deri ditën e dielë (20.05.2018) në orët e mbrëmjes, NP Higjiena Komunale do të bëjë mbledhjen dhe largimin e mbeturinave të rënda (aparateve të vjetra nga teknika e bardhë, televizorë, mobilje të vjetra, kauçuk etj)”, thuhet në njoftim. “Luten qytetarët që mbeturinat e rënda që i kanë destinuar për t’i hudhur, t’i vendosin pas shportave për mbeturina në lagjet e tyre në mënyrë që mbeturinat e…
Në adresë të “Pa Censurë” banorët e Sarait janë ankuar, se automjetet e rënda të cilat ju shmangen pikë-pakesave në autostradë kalojnë, në mes rrugëve kryesore të Sarait. Në kohën e fushatës parazgjedhore, kryetari i Komunës së Sarait Blerim Bexheti premtoi se do të merr masa për këtë problematikë të qytetarëve të Sarait, mirëpo deri tani, nuk është ndërmarrë asgjë. Banorët e Sarait na kanë derguar edhe video momentale ku shihet, se në rrugën ku kalojnë fëmijët për të vajtur në shkollë, mu aty ku duhet të kalojnë rrugën, kalon një atumojet i rëdë. Pa Censurë do të vazhdojë të…
Pllaka të thyera dhe të dëmtuara. Këto pamje janë në njërin nga sheshet më të frekuentuara të Shkupit, në të cilin kalojnë shumë turistë. Sheshi Filipi i Dytë është njëri nga projektet e “Shkupit 2014”. Tani për tani njëra pjesë nga sheshi është asfaltuar dhe aty kalojnë vetura të shumta edhe pse aty nuk lejohet të kalohet me automjete. “Në sheshin Filipi II qytetarët hasin në pllaka të thyera dhe në gropa në çdo 10 m. Të shohim se çfarë mendojnë ata rreth kësaj dhe kush është fajtori.” “Çfarë mendoj, po kemi babain e qytetit, kemi edhe komunë dhe kryetarë…
Nga 18.174 denarë te nëpunësit shtetërorë të administratës në Sekretariatin për Implementim të Marrëveshjes së Ohrit deri në 90.215 denarë në Komisionin rregullator për strehim është lëvizja e neto pagës mujore në administratën publike tregon analiza e bërë nga Fondacioni për demokraci të Uestminster në kuadër të projektit “Mbështetja e reformës parlamentare të Maqedonisë”. Analiza flet për lëvizjen e pagave në administratën publike nga viti 2010 deri më tani, si bruto dhe neto pagat mesatare mujore për një të punësuar për shfrytëzues të caktuar buxhetor dhe të punësuarit në trupat rregullatorë. Bruto dhe neto pagat mesatare, të të gjithë 10…
Zgjerimi i koalicionit qeveritar me Lëvizjen Besa, PDSh-në dhe me Lidhjen e Romëve, sipas analistëve, nuk do të sjellë diçka të re në aspektin organizativ, por do të jetë një mbështetje për LSDM-në dhe BDI-në, që ta shtynë procesin drejt zgjidhjes më shpejt të kontestit rreth emrit, ndërsa më pak rëndësi ka garantimi i një shumice më të sigurt në Kuvend. Analisti, Petar Arsovski, këtë veprim të kryeministrit, Zoran Zaev, e ka cilësuar si përgatitje të planit për zgjidhjen e kontestit, çdoherë nëse ka ndonjë propozim të pranueshëm për të dyja palët. “Rritja e shumicës parlamentare për Zaevin nënkupton sigurim…
Një grua 63 vjeçare është goditur nga një motoçikletë në afërsi të Bit Pazarit me çka ka marë lëndime të rënda trupore.Motoçiklisti nuk ka ndaluar të shohë gruan e lënduar dhe ka ikur nga fatkeqësia. Policia njoftoi se dje rreth orës 13:26 të punësuar në Spitalin e Qytetit “Shën Naum Ohridski” kanë denoncuar se tek ta është sjellur një grua V.K (63) nga fshati Kuçevishtë me lëndim të rënda trupore, të cilat i ka marë nga goditja e një motoçiklete në afërsi të Bit Pazarit. Po ndërmeren masa për gjetjen e autorit.

