Author: Arian Arci

Gjatë ditës së sotme, edhpse ditë e madhe fetare – e xhuma, si dhe muaj i shenjtë i Ramazanit, dikush ka plaçkitur kasën e xhamisë në Saraj të Shkupit, shkruan Fakte. Kjo është vetëm edhe një dëshmi se vjedhësit nuk njohin as fe as komb. Kohëve të fundit janë shpeshtuar vjedhjet dhe plaçkitjet në objekte fetare nëpër Maqedoni.

Lexo më Shumë

Shoqatat që kërkojnë rishqyrtimin e rasteve, për të cilat ata konstatojnë se janë të montuara politikisht, do të jenë në gjendje të mbledhin lirshëm dokumente dhe dëshmi nga institucionet shtetërore. Ata pastaj do të jenë në gjendje t’i përdorin ato për përsëritjen e mundshme të rasteve gjyqësore. Në mbledhjen e fundit të qeverisë, ky mekanizëm që tashmë ekziston në legjislacion, re afirmohet dhe do të formohet një grup pune për të monitoruar veprimet e institucioneve në lidhje me kërkesat për qasje në këtë dokumentacion. Ish -shefi i inteligjencës Sllobodan Bogoevski vuri në dukje një shembull nga rasti i tij, ku…

Lexo më Shumë

Fëmijët me autizëm prezantuan para publikut botën e tyre magjike. Ata prezantuan një ekspozitë me fotografi të cilat vet i kishin shkrepur. Fotografimi u organizua në disa pjesë të qytetit të Shkupit. Fëmijët autik nga këndi i tyre dhanë atmosferën e asaj që përjetuan dhe treguan historitë e tyre. Prindërit të cilët i përkrahën tërë kohës thonë se këto punëtori janë të nevojshme sepse nëpërmjet tyre njoftohen me botën e fëmijëve me autizëm. Njëri nga prindërit thotë se ky ndryshim fëmisë së tij i erdhi i çuditshëm por që më pas u adaptua. “Në fillim nuk i pranonte të gjitha…

Lexo më Shumë

Banka Popullore e Maqedonisë do të lëshojë në treg valutat e reja në vlerë prej 10 dhe 50 denarëve, pa hyrë në fuqi ligji për gjuhët që obligon që banknotat të kenë mbishkrimin edhe në shqip. Nuk dihet qëllimi i lëshimit të shpejt të këtyre banknotave me material më të sofistikuar, në një periudhë kur po diskutohet hyrja në fuqi e ligjit. Por nga BPM theksojnë se kjo linjë e banknotave është planifikuar më herët sipas planifikimeve të bëra. Së shpejti banknote të reja do të lëshohen në treg edhe nga 100 denarë. (INA)

Lexo më Shumë

Sipas vlerësimeve demografike, islami është feja me rritjen më të shpejtë tani për tani. Por, Islami është aktualisht feja e dytë më e madhe në botë (pas krishtërimit). Në të vërtetë, nëse tendencat aktuale demografike vazhdojnë me këtë ritëm, numri i muslimanëve pritet të kalojë atë të krishterëve, transmeton lajmi.net Sipas statistikave të vitit 2015, në botë ka 1.8 miliardë myslimanë dhe shumica e tyre jetojnë në Rajonin e Azisë dhe të Paqësorit, duke përfshirë edhe Indonezinë, Indinë, Pakistanin, Bangladeshin, Iranin dhe Turqinë. Popullsia myslimane në Evropë gjithashtu po rritet dhe deri në vitin 2050 pritet që 10% e popullsisë…

Lexo më Shumë

Të mërkurën (16.05.2018) rreth orës 11.00 në Stacionin policor të Strugës 68 vjeçari nga Struga ka denoncuar zhdukjen e gruas së tij 53 vjeçare. Ai në policinë e Strugës ka thënë se bashkëshortja është larguar në drejtim të paditur që nga ora 07.00. Policia e Strugës njofton se po merren masa për zbardhjen e këtij rasti.

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarur e Policisë në shenjë revolte adresoi disa kërkesa të hapura ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas tyre, rreth 600 persona që me sukses e kaluan testin e policisë, janë vetëm stazhistë dhe ende jo të punësuar. Martin Efremov, kryetar i Komisionit të Praktikantëve tha se për këta kandidat ende nuk është siguruar as uniformë zyrtare e policisë. Ai kërkoi gjithashtu që MPB të dëmshpërblej praktikantët për këta muaj të humbur. Sindikata e Policisë nuk e la pa i përmendur as rastin që trajtoi televizioni Alsat, duke kërkuar urgjentisht nga Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, që të…

Lexo më Shumë

Shoferë pa leje përkatëse për ngasje me motor, pa kaskë mbrojtëse, dhe shoferë me motorë të paregjistruar, janë kundërvajtjet më të shpeshta të shoferëve të motorëve nëpër rrugët e Tetovës. Në kontrollin e policisë në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit  gjithsej janë zbuluar 40 motoçikleta me regjistrim të skaduar deri në 30 ditë dhe mbi 30 ditë dhe 14 me polisë të pavazhduar të sigurimit, kundërvajtje për të cilën gjoba e parashikuar lëviz prej 100 deri në 500 euro në kundërvlerë të denarit. Në prill, gjithashtu, janë zbuluar edhe 76 motoçikleta të cilët kanë drejtuar motoçikletën pa dhënë provimin për…

Lexo më Shumë

Aktivistët kundër minierave në pjesën juglindore të Maqedonisë paralajmëruan protesta në fillim të qershorit në qoftë se qeveria nuk e prish marrëveshjen me koncesionerin Euromaks resursis për minierën Illovica. Sipas tyre nuk mjafton ajo që koncesioneri paralajmëron se nuk do të përdorë cianid, por acide të tjera dhe materiale helmuese. “Këto lojëra duhet të ndalen. Rezistenca jonë asnjëherë nuk do të ndalet derisa nuk mbyllet miniera, përkatësisht, derisa nuk prishet marrëveshje dhe nuk u  merret koncesioni i Euromaksit. Revoltën ynë, revoltin qytetarët e shprehin në rrjetet sociale, por, si duket në fillimin e qershorit do të dalim në rrugë për…

Lexo më Shumë

Dy gjeneralët e ARM-së, po bëjnë pranim-dorëzimin e komandave. Në kuadër të rishpërndarjes së gjeneralëve nëpër brigada, në një ceremoni solemne në kazermën “Ilinden” në Shkup, gjenerali i brigadës Metodi Haxhi Janev e mori detyrën e komandantit të Brigadës për operacionet speciale nga gjenerali i brigadës Orce Jordev. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se janë duke punuar në përmirësimin e kushteve të punës në ARM. Sipas saj përveç rritjes së pagave, në proces wshtw porositja e 14 mijë uniformave dhe çizmeve të reja për pjesëtarët e ARM-së dhe paralajmëroi disa renovime në kazermën “Ilinden”. Ministrja Sheqerinska tha se edhe…

Lexo më Shumë

Një zgjidhje e padëgjuar deri tani në kontestin disavjecar rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. “Ilindenska Republika Makedonija” është zgjidhja e dakorduar dhe e pranuaeshme që fshihet pas deklaratës së sotme tw kryeministrit Zoran Zaev ne Sofje, kur tha se ekziston një zgjidhje e pranueshme për te dyja palët. Këtë për gazetën KOHA e pohojnë burime diplomatike në Shkup që dëshirojnë të mbeten anonime. Kjo zgjidhje kompromisi duhet të mare drite jeshile edhe nga opozita e të dyja vendeve. Këto konsultime i paralajmëroi edhe kryeministri Zoran Zaev në konferencen për gazetarë pas përfundimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor…

Lexo më Shumë