Pas një defekti gati se një muaj, sërish është vënë në funksion Stacioni për ngarkim dhe shkarkim që ndodhet në rrugën Tetovë-Trebosh. Kjo kishte bërë që edhe grumbullimi i mbeturinave të shënon ngecje në qytet, shkruan gazeta Koha. Vonesat kanë bërë që në shumë pjesë të qytetit të Tetovës të hasen kontejner të stërmbushur me mbeturina. Por nga Ndërmarrja Publike Komunale janë kategorik se nuk ka vonesa por në shumë pjesë të qytetit mbeturinat merren edhe nga dy herë brenda ditës. Kjo situatë është vërejtur edhe përgjatë rrugës së Spitalit ku disa kontejner kanë qenë ende të pa pastruar. Por,…
Author: Arian Arci
Maqedonia sipas gjitha gjasave do të ketë emër të ri dhe këtë e kanë vendosur dy shtete që 25 vite janë në kontest rreth emrit dhe identitetit të vendit. Më 17 maj në Sofje të Bullgarisë, Zoran Zaev tha se ka propozuar emër kreativ që do të pranohet nga dy palët. Por, tashmë u bë e ditur se emri i ri i Maqedonisë do të jetë: Republika e Maqedonisë së Ilindenit. Kryengritja e Ilindenit njihet si term prej vitit 1903 dhe është lufta kundër Perandorisë Osmane (PO). Kongresi Revolucionar Maqedonas në Selanik ka sjellë vendim në atë kohë që me…
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2176446952396145/ Ligji për përdorimin e kanabisit, ashtu siç është në këtë moment nuk ka ndihmuar në përmirësimin e përdorimit të kanabisit, por vetëm ka ndihmuar të rritet tregu i zi. Kështu cilëson Filip Dostovski nga shoqata Alternativa e Gjelbër. Sipas tij, Qeveria me këtë hap vetëm ka bindur skeptikët se zgjidhja e vetme e mirë për gjetjen e kanabisit cilësorë është tregu i zi. Dostovski, duke folur në cilësinë e pacientit që ka përdorur vajin e kanabisit për terapi, thotë se substancat e kanabisit nuk janë aspak të dëmshme. “Fillimisht, kanabisi nuk është aspak bimë toksike. Sa i përket asaj…
VMRO-DPMNE-ja nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese për ndryshim të emrit të Maqedonisë në rast se Shkupi dhe Athinë arrijnë një marrëveshje përfundimtare për propozimin e ri. Kreu i saj Hristijan Mickoski nuk deshi të komentojë propozimin I cili sot ishte në tavolinë, duke shtuar se për atë do të diskutojnë në organet e partisë. VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin e përsëritur disa herë në të kaluarën se nuk do të mbështesë ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues. Procesi në tërësi është udhëhequr në fshehtësi dhe me ekzibicione, u rrezikuan pozitat nacionale dhe shtetërore të Maqedonisë. Rruga…
Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj për Punë të Brendshme, përfshi edhe institucioneve tjera, do të kenë për detyre përcjelljen e veprimeve të organeve shtetërore, kur para tyre do të parashtrohen propozime për shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov dhe Mitko Çavkov nga njëra anë dhe prokurorët Marko Zvërlevski dhe Jovan Ilievski nga ana tjetër, sipas Komiteti për mbrojtjen e të drejtave, kanë kryer shkelje të shumta të procedurave ligjore. Rastet e montuara politike,megjithatë, nuk do të shqyrtohen përmes një Ligji të posaçëm, ashtu siç kërkonin shumë viktima të pushteti të kaluar. Qeveria…
Gjatë hetimeve për zbardhjen e rastit “Alfa”, pas arrestimit të të akuzuarve është regjistruar keqpërdorim i masës së paraburgimit, e cila në rastin e Agim Islamit ka zgjatur plotë 18 muaj. Agim Islami u dënua me burg të përjetshëm, duke u bazuar në bishtat e cigareve, si prova të propozuara nga Prokuroria Publike. Ndryshe, arrestimi i Agim Islamit, i cili asaj kohe kishte bërë katër muaj që kur ishte kthyer nga Gjermania, me qëllim për t’i rregulluar disa dokumente, është bërë gjatë tentimit të tij për t’u pajisur me letërnjoftim bullgar, dokument ky të cilin ligjërisht e trashëgonte nga e…
Deputeti i VMRO-së Antonio Miloshoski përmes një statusi të fundit në facebook thotë se krahas dakordimeve të fundit për propozim të emrit të Maqedonisë mes Zaevit dhe Cipras, opozita kryesore greke e refuzon një propozim të tillë. “Zaev dhe Cipras janë dakorduar për propozimin Republika e Maqedonisë së Ilindenit. Por opozita kryesore greke Nea Democratia ka refuzuar një propozim të tillë sepse Ilindeni sipas tyre ka histori direkte të lidhur me dhënien e një shteti apo nacionaliteti artificial. Më qartë shëndosh me qenë, kërkojnë ndryshim të emrit për shkak të identitetit të maqedonasve!?”, shkruan Miloshoski.
Rreth 300 mijë të punësuar në Maqedoni, kryesisht në firma private nuk shfrytëzojnë pushim vjetër gjë që u takon me ligj. Ky numër është thuajse gjysma e të punësuarve në vend dhe vërteton se të drejtat e punëtorëve gjithnjë e më shumë shkurtohen, sepse është bë praktike të mos shikohet çfarë shkruan në letër, por çfarë ndodh në terren. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), thonë se për këtë temë nuk duhen hulumtime, sepse të gjithë e dinë se një numër i madh i të punësuarve në shtet nuk marrin pushim vjetor, ditë të lira ose mëditje për punë…
Tatjana është një zonjë e vetme që ka ngelur në familjen Kadriu, bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë 7 vite më parë, nuk është e bekuar as me fëmijë që sot mund t’i vinë në ndihmë, po as me familje, të afërmit e saj jetojnë në Prilep, po sot mosha, sëmundjet dhe hallet e saj ja kanë pamundësuar kontaktin me to. Kjo zonjë në moshë të shtyer, që jeton e vetme nuk përballet vetëm me skamjen dhe sëmundjet e saj, asaj çdo ditë e më shumë i pamundësohet qëndrimi në shtëpin nga ujrat e zeza që i futen brenda. Këtë…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot Zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë për Çështjet Evropiane, zotin Bujar Osmani. Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e madhe e zbatimit të ligjit për gjuhët, që u votua në Maqedoni. Gjithashtu, u diskutua për mundësinë e çeljes së negociatave të anëtarësimit për të dy vendet tona në Bashkimin Evropian, pas Samitit të Sofjes. Në të njëjtën kohë, u diskutua edhe për Samitin e ardhshëm të NATO-s, dhe domosdoshmërinë që Maqedonia të marrë ftesën për anëtarësim në Aleancë.
Kryeministri Zoran Zaev është në prag të vendimit për të mos pranuar në koalicionin qeverisës, Lidhjen Rome të Amdi Bajram, pas reagimeve të ashpra të bashkëpartiakëve të tij, por edhe të partnerëve të koalicionit. Siç mëson INA, Zaev ka marrë ankesa të mëdha nga komuna e Shuto Orizares dhe nga partnerët e koalicionit, se nuk duhet të merret në koalicion Bajram, i cili bashkë me djalin e tij dyshohen për keqpërdorime gjatë pushtetit të kaluar. “Presim vendim, por siç kemi mësuar Bajram nuk do të pranohet dhe do të ngelet pezull dhe për momentin vetëm BESA dhe PDSH të jenë…
Kanë mbetur edhe shumë pak ditë, që Guvernatorit të bankës Popullore ti kalojë mandati, ndërsa shumica parlamentare LSDM-BDI dhe Presidenti Ivanov, nuk e kanë gjetur kandidatin që do të votohej nga shumica parlamentare. Në fakt presidenti Ivanov, i cili zyrtarisht edhe duhet ta propozojë Kuvendit emrin e Guvernatorit ndërsa shumica parlamentare duhet me së paku 61 vota duhet ta votojë, nuk u dakordua për Fatmir Besimin që u propozua nga LSDM-BDI. Presidenti Ivanov ka propozuar kandidaten Anita Bezhovska, Vice guvernatorin aktual te Bankës popullore, dhe ky propozim duket i pranueshëm për LSDM-në, ndërsa BDI, vazhdon ta mbështes kandidatin e përbashkët…

