Pala greke insiston në atë se zgjidhje më e mirë është një emër nga propozimet të cilat i parashtroi ndërmjetësuesi Methju Nimic në propozimet e tij, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, Dhimitros Xanakopulos, në intervistë për radion greke “Real fm”. Xanakopulos e përshëndeti pranimin e erga omnes, duke e theksuar si rezolutë pozitive dhe hap pozitiv nga takimi i dy kryeministrave, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Sa i përket emrit, nuk kemi arritur deri atje. Gjithsesi ekzistojnë propozime të cilat janë vendosur në tavolinë, por, megjithatë, pala greke insiston në atë se zgjidhje më e…
Author: Arian Arci
Partitë politike shqiptare mbeten të rezervuara rreth propozimit të ri të cilin e publikoi kryeministri Zaev, pas takimit të liderëve dhe pas Samitit të Sofjes. Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa nga krahu i Bilall Kasamit, kanë pohuar se ato janë kundër sllavizmit të emrit të ri të Maqedonisë dhe i njëjti duhet të reflektojë realitetin multietnik. “Propozimi i tillë është i papranueshëm për popullin shqiptar dhe për Lëvizjen Besa, edhe atë për të vetmen arsye, se ky propozim nuk identifikon karakterin multietnikdhe multikonfesional të shtetit. Arsyeja është shumë e thjeshtë, emri i propozuar Republika e Maqedonisë së Ilindenit është një emër që lidhet me një festë…
Me këto fjalë ministri i administratës përshkroi rëndësinë dhe rolin që ka administrata publike. Duke folur në një debat për nevojën për ndryshimin e ligjit për shërbyes publik, Mançevski theksoi se resori i tij po punon në realizimin e strategjisë për reformimin e administratës publike, me çka do të përmirësojë kushtet e punës dhe shërbimet që ofrojnë administratorët. “Riorganizim të administratës publike duhet të ketë, dhe ne punojmë në këtë drejtim në momentin. Një pjesë e këtyre propozimeve tona janë të përfshira në strategjinë tonë për reformimin e administratës publike, ku krijojmë politika në drejtim të përmirësimit të kushteve në…
Revolucioni i katërt industrial paraqet shans të madh për vendet e vogla në zhvillim siç janë shtetet e rajonit, që të arrijnë shkallë më të larta të rritjes ekonomike, të përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve dhe të rrisin konkurrencën e ekonomive të tyre. Niveli i pamjaftueshëm industrial i Maqedonisë e pamundëson edhe zhvillimin e saj më të madh ekonomik. Sipas kryetarit të Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, Maqedonia nevojitet sa më shpejt të fuqizojë industrinë e saj , me qëllim të rritjes më të madhe ekonomike. Sipas tij, niveli më i ulët i rritjes ekonomike dhe zhvillimit të ekonomisë vendore…
Ekipe të ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit po demontojnë karuselat nga Sheshi Maqedoni, të cilat i kish vendosur ish kryetari Koce Trajanovski. Karuseli dhe tre rekuizitat e sheshit do të dislokohen me vendim të kreut të ri të Shkupit, Petre Shilegov, njofton Koha. Ky vendim është marrë me kërkesë të biçikletistëve me qëllim që tu lihet hapësirë më e madhe për lëvizje. Sipas Qytetit të Shkupit këto elemente rekreative e bllokojnë lëvizjen e këmbësorëve dhe biçikletistëve. Pos këtyre, do të dislokohet edhe karuseli në anën tjetër të Vardarit. Edhe ky do të dislokohet bashkë me rekuizitat. Njëri karusel do…
Nivelet e lumenjve dhe liqeneve natyrore në Maqedoni janë më të ulëta në krahasim me ditën e djeshme me përjashtim të Liqenit të Dojranit kur niveli është rritur për dy centimetra, tregojnë matje e fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Nivelet e lumenjve më shpesh janë më të ulëta nga e zakonshmja për majin, derisa tek tre liqenet janë më të larta. Rritje të butë në krahasim me nivelin mesatar për këtë muaj kanë Vardari në vendet e matjes afër Velesit dhe Demir Kapisë dhe Pçinjës afër banjës së Katllanovës.
Me shumicë votash, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i dha dritë jeshile Propozim-vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Teknike Operative. Duke ftuar të paraqiten në konkurs deputetët njëzëri, si ata të pushtetit dhe opozitës, shfaqën nevojën për kuadër i mirëfilltë që do ta udhëheq këtë institucion. “Të gjitha partitë politike, nga se e votuam me konsensus, u pajtuan se kriteret për zgjedhjen e drejtorit të ATO-s, duhet të jenë të fuqishme jo vetëm për nga pavarësia politike që unë më shumë do të theksoja aspektin e integritetit profesional, diturisë dhe pavarësi operative, por edhe…
Termi “Ilinditase” nuk ka kuptim në gjuhën shqipe. Gjuhëtarët shpjegojnë se ky përkthim tekstual dhe jo i menduar mirë bie ndesh me normat gramatikore të gjuhës shqipe. Profesori Vebi Bexheti duke elaboruar mënyrën se si duhet përkthyer propozimi i ri i emrit, shpjegon se ky version i tangon shqiptarët në disa komponentë. Mendoj se nuk shkon dhe nuk i përshtatet natyrës së gjuhës shqipe Ilinditase sepse bëhet fjalë për një shenj që është Ilija. Nëse në gjuhën shqipe përkthehet sipas normave gjuhësore do të ishte dita e Ilisë dhe jo Ilinditase. Ky defekt i përpjekjes për të na imponuar një…
Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:50, në Shkup, në një shtëpi në rrugën “Prohor Pçinski” gjatë mbledhjes së kabllos elektrike, N.B. (26) nga fshati Rashçe, ka marrë goditje nga rryma elektrike si pasojë e të cilës ka humbur jetën, përcjell Fakte. Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, me veturën e Ndihmës së Shpejtë i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku është konstatuar vdekja. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të pajetit është dërguar për obduksion dhe është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.
Në kuadër të projektit për mbështetje juridike për individë dhe familje me të ardhura të ulëta një ekip mobil i përbërë nga avokat dhe jurist ka qëndruar në Tetovë ku kanë ofruar ndihmë, këshilla juridike falas për qytetarët e interesuar me problem të ndryshme nga sfera sociale dhe shëndetësore, marrëdhënie pune dhe konteste, përmbarim të dhunshëm, konteste pronësore, mbrojtje nga diskriminimi dhe ngjashëm. Ky projekt ka për qëllim përforcimin e qasjes në drejtisë për kategoritë më të cënueshme të qytetarëve me çka do të kontribuohhet drejt përforcimit juridik, përmirësimit të lgjislacionit dhe implementimit të mekanizmave ekzistues me qajsne në drejtësi.…
Ministria e Drejtësisë do të ndryshojë ligjin për kundërvajtjet. Një risi kryesore është se niveli i gjobave do të reduktohet për 50%, informojnë për Alsta M ekspertë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve ligjore. Gjoba më e lartë për qytetarët parashikohet të jetë 500 euro dhe për kompanitë 1000 euro. Nëse është fjala për shkelje më të rëndë edhe niveli i gjobës duhet t’i tejkalojë këto shuma, atëherë procedura shkon në gjykatë – shpjegojnë ekspertë. Propozim teksti është tashmë në dispozicion në ENER. Qëllimi i zgjidhjes së re ligjore do të jetë kryesisht për zvogëlimin e gjobave për kundërvajtje. Pastaj…
Janë ndërprerë punimet ndërtimore të Spitalit Klinik në Shtip. Për më shumë se një javë në objektin ku punohet ka vetëm dy ose tre punëtorë. “Sipas asaj që mund të shohim, janë ngadalësuar punimet ndërtimore, ndërsa për këtë përgjigje duhet të kërkoni në Ministrinë e Shëndetësisë”, tha drejtori i spitalit, Alen Georgiev, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga spitali thonë se ka probleme në terren. Pas mbledhjes së fundit, kompanisë greke që fitoi tenderin i ka kaluar afati. Ndërtimi i Spitalit Klinik në Shtip edhe gjatë vitit të kaluar u ndërpre disa muaj, pasi Ministria e Shëndetësisë ishte pa udhëheqës. Ndërsa objekti…

