Shumica parlamentare nuk e ka mbështetur propozimin e VMRO DPMNE-së opozitare që të shfuqizohet akciza plotësuese prej 3 denarëve për dizelin, që Qeveria e miratoi më 1 janar të këtij viti. Në seancën e sotme, opozita përsëriti qëndrimin se kjo masë negativisht ndikon ndaj qytetarëve, sidomos ndaj transportuesve. Ndërsa pushteti nga ana tjetër pohon se me paratë e grumbulluara, kthehen borxhe të vjetra dhe realizohen projekte në dobi të qytetarëve. “Është mirë nëse rritet akciza në një shtet, mjetet të ndahen për uljen e ndotjes. Mirëpo, ju me asnjë masë dhe asnjë projekt në periudhën e kaluar nuk bëtë që…
Author: Arian Arci
LSDM-ja ka reaguar në lidhje me aktin e lëshimit të seancës kuvendore nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, pas shpalljes së aktgjykimit për dënimin me dy vite të Nikolla Gruevskit, për lëndën “Tanku”. Sipas partisë në pushtet, ky akt i partisë opozitare paraqet joseriozitet, dhe se nuk mendojnë për qytetarët. LSDM-ja konsideron se OBRM-PDUKM-ja i iku përballjes me argumentet në Kuvend, pikërisht në ditën kur Zaev do të përballet me Mickoskin. Kjo parti vlerëson se sjellja e këtillë vërteton se OBRM-PDUKM-ja është subjekt politik joserioz.
Treni i nisur nga Shkupi arriti në stacionin hekurudhorë të Velesit. Në mënyrë simbolike autoritetet realizuan një xhiro, për të përuruar rinovimin e dy stacioneve hekurudhorë të Komunës së Velesit dhe të Çashkës. Në kuadër të donacioneve për infrastrukturë të financuara nga IPA fondet e BE-së, për këto dy stacione janë ndarë rreth 400 mijë euro. Ndërkaq, TV21 sjell pamje të hekurudhave nga zona qendrore e Maqedonisë, të cilat janë të vjetruara mbi 100 vjet. Ndonëse, trenat e ri për udhëtarë mund të lëvizin më shpejtësi deri 160 km/h, nga personeli i hekurudhave thonë se gjendja teknike e binarëve u…
Maqedonia nuk heq dorë nga propozimi “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. këtë e konfirmoi sot edhe njëherë zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski. Ai deklaroi se qëndrimi i Qeverisë mbetet i njëjtë dhe se mbeten në pritje të takimit të nesërm në Nju Jork mes ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë me të dërguarin e posaçëm të OKB-së, Metju Nimic. “Qëndrimi i Qeverisë që e ka përcjellur kryeministri Zaev dhe ministrat Shekerinska dhe Dimitrov mbetet i njëjtë. Vlerësojmë se propozimi i dhënë nga ana jonë pas takimit të liderëve i pasqyron të gjitha aspektet që janë të nevojshme për ruajtjen e identitetit…
Dita e Shën Kirilit dhe Metodit, është feste shtetërore, njëkohësisht ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Megjithatë, një ditë më vonë është festë fetare vetëm për komunitetin ortodoks të vendit. Prandaj, popullsia ortodokse do ti bashkon festat deri në fundjavë.
Pas 10 viteve, për herë të parë komuniteti i biznesit i organizuar në Odat Ekonomike të Maqedonisë shprehet i kënaqur me punën e Qeverisë sa i përket kthimit të TVSH-së. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) thonë se janë të kënaqur se si Ministria e Financave në kohë po rimburson TVSH-në për kompanitë vendase dhe se asnjë kompani private anëtare e OEMVP-së, nuk është ankuar se ka vonesë sa i përket kthimit të TVSH-së. “Është për tu përshëndetur mënyra se si Ministria e Financave po ua kthen në kohë kompanive private TVSH-në. Rikthimi i TVSH-së po bëhet në kohë…
Televizioni i Maqedonisë nesër mbrëma në orën 20, do të organizojë duelin e parë televiziv midis kryetarit të Qeverisë dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe kryetarin të partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE Hristian Mickovski. Dueli televiziv javën e kaluar e kërkoi lideri i partisë opozitare, ndërsa propozimi menjëherë ishte pranuar nga kryeministri. Për organizatorë të këtij dueli të parë televiziv midis njerëzve të parë nga pushteti dhe opozita pas shumë viteve, fillimisht janë paraqitur tre televizione. Stojan Tërpçevski, redaktori i Redaksisë informative i TVM-së, do të jetë nikoqir dhe drejtues i duelit teëeviziv, ndërsa sipas tij, bashkëbiseduesit do…
Sot në seancën plenare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u votua propozimi për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për çmime shtetërore, me ç’rast do të shtohet edhe një çmim i ri për nder të 22 nëntorit-Dita e Kongresit të Manastirit. Ky propozim hasi në mbështetje edhe të grupit parlamentar të Lëvizjes BESA, me ç‘rast deputeti i kësaj partie, Rexhep Memedi theksoi se kjo datë simbolizon unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe. “Për arsye se 22 Nëntori është një datë e rëndësishme, e cila shënon Ditën e Kongresit të Manastirit ku u bë unifikimi i alfabetit të gjuhës shqipe, ne…
Thjeshtëzimi i mënyrës së punës së shkollave, organizimi i orëve mësimore, krijimi i një Qendre për nxënës të talentuar si dhe stimulimi i nxënësve të talentuar janë disa nga elementet pjesë të Strategjisë për arsim 2018-2025 të cilat u shpalosën sot nga ministrja e Arsimit Deskovska. Ajo tha se strategjia përfshin arsimin parashkollor deri tek arsimi i lartë. Deskovska shtoi se disa pjesë të strategjisë janë realizuar ndërsa pjesa tjetër është në fazën e implementimit. Në këtë strategji i locuam sfidat kryesore të sistemit arsimor të Maqedonisë, duke filluar nga çerdhet, shkollat deri te universitetet dhe venduam qëllime të forta për ndryshim.…
Për kryeministrin Zoran Zaev nuk çon pluhur mënyra si do të përkthehet në gjuhën shqipe emri i ri i Maqedonisë. Sipas të parit të Qeverisë, më rëndësi është zgjidhja e emrit. I pyetur se kush e këshilloi që emrin Maqedonia e Ilindenit të përkthehet në siç e quajti ai “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, Zaev gishtin drejtori tek partnerët e koalicionit. “E dini që edhe në partinë time kam disa shqiptar, por edhe në koalicion. Në fund të ditës besoj se përkthimi është më pak i rëndësishëm në krahasim me përmbajtjen. Nuk them fare e parëndësishme, është, por çështjet transparente për…
Edhe këtë vit televizioni mbetet media më i ndjekur dhe më me ndikim në qëndrimet dhe vlerat e qytetarëve. Qytetarët si burim të tyre kryesor të informimit politik i shohin televizionet. Alsat renditet ndër televizionet e para për qasjen kritike dhe analizë ndaj temave të cilat i trajton si dhe shumë tema të tjera në interes të qytetarëve, kështu thuhet në analizën e përgatitur nga Instituti Maqedonas i Mediave. ”Televizioni Alsat kishte qasje analitike, më së shumti nisen nga ndjekja ditore e përmbajtjeve, më së shumti i analizojnë. Televizioni Alsat gjithashtu kishte numër të madh të kronikave të cilat vet i…
Të enjten dhe të premten do të mbahet takim i ri për emrin në New York. Siç informon Ministria e Punëve të Jashtme, ministri Nikolla Dimitrov më 24 dhe 25 maj në New York do të takohen me kolegun grek Nikos Kocijas, në prezencë të ndërmjetësit Metju Nimic. Sa i përket propozimit të fundit për emrin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, mediat greke shkruajnë se ky propozim, i cili u refuzua nga ana e Qeverisë së Ciprasit është i pranueshëm për SHBA-në. Sipas burimeve të “Katimerinit”, kjo i është kumtuar kryeministrit Cipras në bisedën telefonike që ka pasur me zv/presidentin e…

