Ekonomia ishte tema qendrore e duelit të parë mes liderëve të LSDM-së dhe VMRO-së, Zoran Zaev dhe Hristian Mickovski. Në rreth 1 orë e gjysmë, ata përplasën qëndrimet e tyre pikërisht për problemet ekonomike. Kryeministri tha se me masat e ndërmarra nga ekzekutivi që drejton, është hapur spiralja për rritje të rrogave dhe deri në fund të vitit 2019 në Maqedoni do të ketë rrogë mesatare prej 500 eurove. Por, Mickovski akuzoi Zaevin se po i gënjen qytetarët, pasi sipas të dhënave statistikore, është e pamundur të ketë rritje të pagave as deri në fund të mandatit të kësaj qeverie.…
Author: Arian Arci
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të forcojnë partneritetin me vendet e Ballkanit në luftën kundër ekstremizmit dhe krimit të organizuar, ka thënë Prokurori i Departamentit të Shtetit të SHBA, Jeff Sessions. Në një takim zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia në Zagreb, ai tha se bashkëpunimi ka treguar tashmë rezultate të mira por që mund të bëhet edhe më shumë. “Ne përballemi me një kërcënim serioz nga terrorizmi, kontrabanda e drogës dhe njerëzve, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Kriminelët e zgjuar përdorin kufij për t’u fshehur pas…
Kompanitë blerëse në vend t’i rrisin çmimet e duhanit për 20 për qind, kërkojnë nga Lidhja e shoqatave të kultivuesve të duhanit në Maqedoni në fillim të rekoltës së re të duhanit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të reja. Sipas Kire Nedellkovski, kryetar i Lidhjes së shoqatave të kultivuesve të duhanit në Maqedoni, deri më tani janë mbjellë 70 për qind e sipërfaqeve me duhan në vend. Kushtet kohore në rajone ndihmuan, por në rajone të tjera, për shkak të motit të lig dhe breshëritë një pjesë e të mbjellave të duhanit ishte shkatërruar. “Për këtë rekoltë janë dhënë 23.432 fletë…
Shtetasi e Maqedonisë dhe të Shqipërisë marrin paga më të ulta në rajon, theksohet në raportin e Qendrës hulumtuese “Demostat”. Me pagë mesatare prej 383 euro, Maqedoni është e fundit në rajon. Mesatarja në BeH është 440 euro, në Serbi 422 euro, në Malin e Zi 512 euro, në Kroaci 832 euro, Slloveni 1.077 euro, Bullgari 457 euro. Shtetasit e Shqipërisë marrin 378 euro. Grekët edhe pse kishin masa për kursim, pagat mesatare janë 917 euro. Në Hungari pagat janë 703 euro, kurse në Rumani 535 euro. Më dramatike janë krahasimet në vendet më të fuqishme të Evropës. Në Britaninë…
Brenda një periudhe prej gjashtë muajve, pushteti dhe opozita në Maqedoni pritet që t’i harmonizojnë qëndrimet në lidhje me ndryshimet në kodin zgjedhor. Ndërkohë që Kuvendi i Maqedonisë këtë javë miratoi zgjedhjen e përkohshme të anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me mandat prej 6 muajve si pjesë e kodit zgjedhorë. Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e cila drejtohet nga kryeministri i Maqedonisë, Zoan Zaev vlerëson se sistemi zgjedhor duhet të pësojë ndryshime. Tamosllav Tuntev, deputet i social demokratëve tha për Radion Evropa e Lirë se nga gjashtë njësi zgjedhore, sa janë aktualisht duhet të kalohet në një njësi zgjedhore…
NP “Parkingjet e Komunës Qendër”, i informon qytetarët se gjatë festave vijuese, të Shën Kirilit dhe Metodit dhe Shpirtrat (të premten), qytetarët do të mund të parkohen falas në parkingjet me të cilat menaxhon kjo ndërmarrje, informojnë nga Qendra, transmeton Koha.
“Ne qartë kemi treguar se negociojmë mbi bazë të katër emrave të propozuar nga Kombet e Bashkuara, konkretisht paketa e propozuar nga Matthew Nimetz”, tha kryeministri grek Aleksis Tsipras nga Parlamenti i Greqisë, duke u përgjigjur në akuzat e opozitës në lidhje me propozimin “Republika Ilindenska Makedonija”. Tsipras i është përgjigjur Kiriakos Mitsotasik, duke thënë se qeveria e tij ka dalur në kohë me qëndrim, ndërsa ai vetë personalisht është angazhuar për informim më të shpejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nga Sofje, para se të kthehem, në deklaratat e mi në konferenca për shtyp kam thënë se edhe pse ka përparim,…
Në këto momente në Televizionin shtetëror mbahet debati i parë pas 15 viteve mes dy partive më të mëdha maqedonase, LSDM dhe OBRM-PDUKM, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Telegrafi Maqedoni ju sjell të plotë këtu gjithçka që thotë Zoran Zaev në debat. ”Qeverisja e LSDM-së dhe e Zoran Zaev nuk sheh kah e ardhmja. Le të shkojë kryeministri nëpër të gjithë qendrat tregtare dhe të shoh se çka ka ndryshuar apo nuk ka ndryshuar, siç thotë ai. Qytetarët nuk kanë para. OBRM-PDUKM-ja ka projekte për të ardhmen” tha Mickoski në fillim të debatit. ”Hajde shihe shtëpinë time në Vllae dhe…
Në lidhje me çështjen e emrit, kryeministri Zaev, tha se Qeveria është transparente në bisedimet, ndërsa propozimi “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, e avancon identitetin e qytetarëve, transmeton SHENJA. “Zgjidhja ‘Republika Ilinditase e Maqedonisë’ jo vetëm që e mbron por edhe e avancon identitetin tonë. Nuk dëgjova argumente serioze kundër këtij propozimi. Identiteti mbetet, po ashtu edhe gjuha.”, ka thënë Zaev. Mickoski tha se Zaev më parë ka thënë se zgjidhjen nuk do ta kërkoj në ndryshimet kushtetuese. Zaev pyeti Mickoskin se “çfarë kanë ata kundër Ilindenit”.
Deputeti i LSDM-së Muhamed Zeqiri ka komentuar shqiptimin e dënimit nga ana e gjyqit për ish kryeministrin Nikolla Gruevski. “Dy vjet për Nikolla Gruevskin! U shtofshin. Drejtësi”, ka shkruar deputeti Zeqiri duke shoqëruar një foto të tij si i burgosur , njofton Medial.mk. Për lëndën “Tanku” gjykata ia preu dënimin me 2 vjet burg ish liderit të VMRO-së, Nikolla Gruevski.
Bujar Osmani, prej te njëri gisht deri te gishti tjetër, (rruga Shkup-Bllacë, 13km) nuk ke ndarë buxhet për vitin 2018, me siguri as për vitin 2019 nuk do të bësh asgjë. Fotot PR të këtilla janë tregime për fëmijë, prandaj derisa të sigurojsh buxhet 60-70milion euro, ri më mirë në shtëpi. P. S nuk ia kalon Artanit
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ka vizituar kompaninë UKA Komerc, si një nga ndërmarrjet e cila fitoi mbështetjen financiare nga masa për mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në kuadër të Programit të Konkurrencës, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për vitin 2018.Uka Komerc si njëra nga liderët e industrisë për prodhimet e mishit të përpunuar në Maqedoni ,ka plotësuar kushtet në thirrjen publike dhe mori subvencion prej 300,000 denarësh. “Ky prodhues i njohur ka shfrytëzuar mbështetjen për kompensimin e mjeteve për blerjen e një aparati për përpunimin e mishit nga Holanda, e cila sipas dokumenteve të dorëzuara ka…

