Përderisa kam përgjegjësi politike, kontesti me emrin do të zgjidhet kur të vlerësoj se ajo zgjidhje do tu shërbejë interesave kombëtare , thotë presidenti i partisë opozitare greke Demokracia e Re, në intervistë për televizionin grek “Skaj” në lidhje me atë se cilat do të ishin hapat e tij në bisedimet për emrin, nëse bëhet kryeministër, nëse bisedimet tani nuk sjellin marrëveshje. Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina, lideri i Demokracisë së Re, sqaroi se korniza kombëtare për zgjidhje të cilën e vendosin ata, nuk përqendrohet vetëm në çështjen me emrin, por si kusht i patjetërsueshëm i vendos “revizionin…
Author: Arian Arci
Gjashtë orë pasi ish kryeministri Nikolla Gruevski ishte gjykuar me dy vjet burg për shkak të furnizimit të mercedesit luksoz, trashëgimtari i tij në krye të VMRO-së Hristijan Mickoski u ul përballë kryeministrit Zoran Zaev në debat televiziv. Para ndërtesës së gjykatës kishte një protestë simbolike të dhjetëra qytetarëve, të pakënaqur që para dy ditësh liroi Zaevin, ndërsa nuk kishte mëshirë për Gruevskin. Kryetari i nderit të partisë më të madhe opozitare nuk do të flet as në tubimin vijues të VMRO-së të caktuar më 2 qershor para qeverisë. Sipas informacioneve të “Nezavisen vesnik”, i vetmi që do mbajë fjalim…
Pjesa qëndrore e Kumanovës sot është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm i një mjeti shpërthyes, bombë e llojit “kashikara”. Siç mësohet, shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e ish-anëtarit të Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE, Mario Cvetkovski, informon INA duke u thirrur në portale lokale. Ai sot rreth oërs 3.30 ka informuar policinë e Kumanovës se ka dëgjuar shpërthimin e fuqishëm në ballkonin e shtëpisë së tij. Policia në vendin e ngjarjes ka konstatuar se bëhet fjalë për një bombë të llojit “kashikara”, ku copëza të saj nga shpërthimi janë gjetur në oborrin e shtëpisë. Nga shpërthimi i fuqishëm janë thyer…
Dje në 15.30 në Stacionin Policor në Çair, një punëtor social nga jetimorja “ 25 maji” ka lajmëruar zhdukjen e një jetimi. Ditën e njëjtë rreth orës 11.30 nga jetimorja, nga arsye të panjohura është larguar një jetime 14 vjeçare nga Shkupi. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.
Vendkalimi i shumëpritur Bellanoc-Stançiç, që në Malësinë e Karadakut lidh Republikën e Maqedonisë me atë të Kosovës, më në fund po bëhet realitet. Kjo nga fakti se tashmë kanë filluar edhe punimet për ndërtimin e objektit të përbashkët të këtij vendkalimi kufitar. “Këtu do të ndërtohet një objekt i sistemit të integruar evropian ku mjetet janë të siguruara nga UE nga IPA Fondet, bartësit e këtij procesi janë qeveria e RM dhe qeveria e RK. Qeveria jonë e Republikës së Maqedonisë e ka autorizuar qeverinë e Republikës së Kosovës që ti kryej gjitha procedurat administrative ku të njëjtat janë kryer…
Një dokument jo zyrtar, non paper draft, që po qarkullon mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian sugjeron mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, me argumentin e thellimit të reformave dhe zbatimin e 5 prioriteteve kyçe përpara se të hapen negociatat. Ora News e ka parë këtë draft ku evidentohen kryesisht shqetësimet e Francës për reformimin e vetë Bashkimit Europian dhe të Hollandës për luftën kundër krimit të organizuar. Duhet theksuar se non paper draft që reflekton vullnetin aktual të vendeve anëtare të cilat do të duhet të marrin një vendim unanim për negociatat me Shqipërinë në 28 Qershor…
Mentaliteti, stereotipet, mungesa e financave, mungesa e mjeteve të veta dhe prona në emër të tyre, janë disa nga arsyet për çka gratë nuk mund të udhëheqin me një sipërmarrje më të madhe. Deri në këtë përfundim ka ardhur Shoqata e grave të biznesit, e cila deri në prill të vitit 2019 do të tentojë që bisnismeneve të Strumicës dhe të disa qyteteve të tjera, t’ua ndryshojnë pozicionin e tyre themelor në sferën e sipërmarrësisë, përmes forcimit të tyre ekonomik. “Atë që dua ta theksoj është se do të formojmë një grup brenda këtij projekti. Ai grup do të përqendrohet…
Asnjë zgjidhje konkrete për çështjen e emrit nuk erdhi nga Nju Jorku. Ndonëse pa një rezultat konkret, ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic, pas takimit dy orësh me Dimitrovin dhe Kocijasin tha se të dy janë të vendosur në arritjen e një marrëveshjeje. Nimic nuk pranoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, kështu që ende ka paqartësi për propozimet që janë në tavolinë dhe nëse pjesë e tyre është edhe emri “Republika Ilinditase e Maqedonisë”. Analisti politik, Petar Arsovski mendon se ky propozim nuk është pjesë e bisedimeve dhe se ky proces, sipas tij, tani do të kalojë nëpër tre…
“Një ndihmë sociale e marr 4,200 denarë. Nuk kam unë tjetër gjë, shpirti më dhemb, e shoh nipin, nusen, po mundohet po nuk kanë çfarë të bëjnë” , tha Shaban Haxhiu. Një mal me halle për Shaban Haxhiu nga Çairi. Ai njërën këmbë e ka të prerë, ka probleme me zemrën, ndërsa edhe fytin nuk e ka mirë . Jeton vetëm me nusen e djalit dhe nipin e tij të vogël. Sevdie Haxhiu me lot në sy rrëfen për jetën e tyre skamnore dhe kushtet e vështira financiare. “Ka pasur ditë që nuk i kam pas as 10 denarë, me…
Heshtje në Ministrinë e Arsimit sa i përket informacionit të një dite më parë se ministrja në largim Renata Deskovska nuk ka zbatuar asnjë prokurim publik sa i takon riparimit ose ndërtimit të objekteve shkollore. Kjo rrezikon që edhe vitin e ardhshëm shkollor shumë shkolla do ta fillojnë procesin mësimorë në hapësira të vjetra, të parinovuara, me kushte të mjerueshme dhe të papërshtatshme për mësim. Njëra ndër shkollat e cila ka parashtruar kërkesë për rinovim dhe ndërtim të objekteve shtesë është “Ismail Qemali” në Çair. Udhëheqësia e kësaj shkolle shprehet se prolongimi i procesit të rinovimit nënkupton edhe një vit…
Kryetarja e komunës së Haraçinës Milikije Halimi gjatë ditës së sotme ka pritur kryetarin e komunës së Ejup Sulltanit nga Turqia, Remzi Ajdini, njofton Medial.mk. Halimi dhe Ajdini sëbashku në këtë muajt të shenjtë të Ramazanit, kanë ndarë 200 pako me produkte ushqimore për familjet e këtij fshati të cilët janë në gjendje të rëndë financiare. /Medial.mk/
Nëse e ndjekim qasjen greke për irredentizmin, në emrin Maqedonia e Ilindenit, ka elemente të irredentizmit, për shkak se me këtë emër përfshihen rajonet e Lerinit dhe Kosturit, thotë analisti Arsim Zekolli. Megjithatë, sipas tij, e mira e këtij propozimi është se grekët do të mësojnë më shumë histori. “Ne tashmë e shohim se ky emër, ky propozim shkakton informacione të çuditshme dhe bizare, ndërsa ndonjëherë edhe informacione të reja që dalin në pah, andaj njerëzit janë të befasuar. E mira e këtij propozimi është që grekët do të fillojnë të mësojnë histori pak më shumë. Por po i shohim…

