Author: Arian Arci

Stërngarkimi i shkollave fillore me nxënës duket se do të jetë problem edhe për vitin e ardhshëm shkollor 2018-19, kryesisht në komunat Shuto Orizarë dhe Çair. Në këtë të fundit si më problematike paraqiten shkollat fillore “Liria” dhe “Ismail Qemali” të cilat kanë nevojë për zgjerimin e objekteve edhe me shumë klasë të tjera. Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se pushimi veror nga shkolla do të shfrytëzohet për ndërrimin e çatisë së shkollës “Ismail Qemali” si dhe zgjerimin e saj me objekt shtesë, mirëpo të gjitha këto nëse paraprakisht miratohen nga dikasteri i Arsimit. “Parashihen tetë klasë…

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar gjithsej 49 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë, kundrejt 47 për qind të cilët janë të pakënaqur, janë rezultatet e sondazhit të ri nga televizioni “Telma” dhe Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë , të cilët u prezantuan sonte në emisionin “Top tema në anën tuaj”, njofton Medial.mk. Në pyetjen se, “A jeni të kënaqur me Qeverinë e re vitin e kaluar?” 16,5 për qind e të anketuarve thanë se ishin ”plotësisht të kënaqur”, 32,5 “deri diku të kënaqur”, 12 për qind “deri diku jo të kënaqur”, 35,4 “aspak të kënaqur”, dhe 3,6…

Lexo më Shumë

Nuk ka as mundësi e as para për vendosjen e pajisjeve për mbrojtje nga lëvizjet e pakontrolluara të ashensorëve. Nga Grupacioni për ashensorë nga Qeveria kërkojnë shfuqizimin e këtij detyrimi, sepse në ashensorët e vjetër teknikisht është e pamundur të vendoset pajisja, ndërsa investimi do kushtonte prej 5 deri më 10 mijë euro. Në pajtim me rregulloren për ashensorë i cili në fuqi është thuajse 10 vite, deri në fund të vitit pajisja duhej të montohet në çdo ashensor. Ndërsa nëse realisht bëhen këto ndryshime për ashensorët, kjo do të ishte shpenzim i madh financiar të cilin e paguajnë qytetarët…

Lexo më Shumë

Vendimet gjyqësor dhe udhëzimet e Avokatit të Popullit, për shqyrtimin e lëndëve kontestuese nuk vlejnë për Agjencinë e Kadastrës. Veprimet subjektive dhe jo profesionale të nëpunësve të kadastrës, siç thekson Ombudsmanin në raportin vjetor të tij, kanë shkaktuar pasoja të dëmshme në raport me realizimin e të drejtave legjitime të qytetarëve. Mos përfillja e vendimeve të Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Lartë Administrative, më së mirë e shpjegon fakti se administrata e kadastrës, një lëndë të caktuar, disa herë e ka arsyetuar me përmbajtjen e njëjtë. “Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe në bazë të intervenimeve tona, respektivisht kërkesave për…

Lexo më Shumë

Policët po merren vesh mes vete, ndonëse sot disa prej tyre kanë dalë të protestojnë e të tjerët po mbajnë rendin publik. Sindikalistët policorë në mesditën e së hënës dolën të kërkojnë të drejtat e tyre nga shteti. Policët e burgjeve dhe policët e pyjeve kërkojnë që të shkruajnë marrëveshje kolektive për rritje pagash, përmirësimin e kushteve të punës dhe pagesën e orëve shtesë në punë. “T’ju rikujtojmë ministrave se personat që janë rreth tyre ose i gënjejnë shumë, duke u dhënë fotografi të rrejshme, ashtu siç ka ndodhur në 10 vitet e kaluara, ose ata duan që ne të…

Lexo më Shumë

Kush më shumë e kush më pak, të rinjtë e shkolluar nga Maqedonia e shohin perspektivën e jetës jashtë vendit. Që në auditorët e studimeve mendojnë të kryejnë sa më shpejt fakultetin dhe të gjejnë një mënyrë se si të punësohen në shtetet e Bashkimit Evropian, ndërkaq të dhëna zyrtare për papunësinë e të rinjve nga mosha 15 deri 24 vjet janë alarmante. Në Strategjinë e Nacionale të të Rinjve (2016-2025) të përgatitur nga ana e Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës (MASH) theksohet se një prej problemeve kryesore me të cilin ballafaqohen të rinjtë në Maqedoni është shkalla e lartë…

Lexo më Shumë

“Unë nuk i ndaj qytetarët e Maqedonisë, absolutisht besoj se secili mund të jetë i angazhuar. Të jenë bashkëpunues, diku si këshilltarë, diku si të punësuar direkt në institucionet publike, kudo që mund të ndihmojnë, duke dhënë kontributin e tyre”, tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë. Sipas përllogaritjeve, paga mesatare e këtyre ekspertëve sillet 950 euro në muaj ose 11,450 euro në vit.10 Këshilltarë bashkërisht marrin pagë mujore bruto 10,588.00 euro ose mbi 127 mijë euro në vit.13 Këshilltarë të posaçëm marrin pagë mujore bruto 15,870.00 euro ose mbi 190 mijë euro në vit. Nga lista fillestare prej 56 këshilltarëve”>këshilltarëve…

Lexo më Shumë

“Bëje sofrën e dikujt, ashtu siç e ke sofrën tënde”. Kjo është thirrja që rinia e Kondovës ia bën bashkëfshatarëve të tyre. Me të hyrë në muajin e Ramazinit, ata kanë nisur të mbledhin para për t’iu ardhur në ndihmë familjeve skamnore. Për t’ia arritur qëllimit, në disa lokale të Kondovës, ata kanë vendosur kuti për grumbullimin e parave. “Është një iniciativë që për herë të parë është ndërmarrë në Kondovë nga ne në mënyrë shoqërore dhe rinia e Kondovës. Shpresojmë që të vazhdojë kjo si traditë tek ne, që çdo vit gjatë muajit të Ramazanit të ketë iniciativë për…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit Ixhet Memeti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se sistemi i drejtësisë në vend për vite me radhë ka qenë nën ndikim të llojllojshëm. Sipas tij qytetarët në vend që ta shohin si aleat ku mund të fitojnë drejtësinë ata kanë filluar kë kenë frikë nga gjyqësori. “Rekrutimi i gjykatësve ka qenë mjaftë problematik dhe tejet i politizuar për vite me radhë. Gjithë këto gjëra kanë ndikuar që ky sistem të mos ketë sukses  që të jetë garanci në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Qytetarët filluan që të frikësohen nga…

Lexo më Shumë

Proceset gjyqësore nuk kanë të ndaluar as gjatë ditëve të fundit para pushimit kolektiv veror. Gjatë javës së ardhshme rasti Titanik për manipulime zgjedhore do të gjykohet dy herë, ndërsa do ketë seanca gjyqësore edhe për rastin “Transportuesi”, “Trajektorja”, “Tarifa” dhe “Total”. Të hënën, Nikolla Gruevski do të dalë para gjykatës së bashku me ish shefin e kabinetit të kryeministrit Martin Protugjer, dhe me krahun e tij të djathë Mile Janakievski. Të akuzuar janë edhe  ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska e cila në rastin “Tanku” e shfrytëzoi mundësinë për prolongim të gjykimit, shkaku i shtatëzënisë së rrezikshme.  Listës të…

Lexo më Shumë

Sipas Raportit të KE-së, Maqedonia ka bërë përparimin më të madh në përmbushjen e udhëzimeve të BE-së në Programin e reformave ekonomike në krahasim me vendet e rajonit. Raporti i këtij viti vuri në dukje se vendi ka përmirësuar seriozisht rezultatin e tij në krahasim me vitin e kaluar, gjë që tregon qartë përparimin në zbatimin e rekomandimeve. Këto të dhëna mund të shikohen në grafikun e progresit të vendeve në përmbushjen e udhëzimeve të programit më poshtë. Progres u theksua në dialogun e sotëm midis BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, ku morën pjesë MF së bashku me BPRM, ky…

Lexo më Shumë

Paradite me diell dhe shumë nxehtë, ndërsa pasdite me reshje të rrëmbyeshme të shiut, ky ishte moti i ditëve të fundit, ndryshimet drastike të të cilit kanë ndikuar dukshëm edhe në shëndetin e qytetarëve, posaçërisht tek pleqtë dhe të sëmurët kronik. Qytetarët e anketuar nga Alsat shprehen se i ndjejnë në masë të madhe këto ndryshime sidomos të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike. “Po i ndjejmë, fillimisht kemi probleme me kokën dhe kemi ndryshim të organizmit nga temperatura. Ka ndryshim të ri të temperaturave, ndikon edhe deri me alivanosje.” “Si nuk i ndjejmë, unë kam probleme, këtu…

Lexo më Shumë